Paloka argumenton pse duhën shtyrë zgjedhjet, po Berisha do ta hajë fjalën?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

paloka_5-626x380Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj, nuk do të pranojnë të zhvillohen zgjedhje më 18 qershor të këtij viti, nëse maxhoranca nuk do të pranojë më herët të përcaktojë rregulla të qarta që do të siguronin garancinë e procesit. Por Lulzim Basha ka qenë i qartë kur ka theksuar në mbledhjet e Grupit Parlamentar se bojkoti i zgjedhjeve nuk është aspak një opsion, i cili mund të përdoret nga opozita.

Megjithatë, demokratët përmes drejtuesve më të lartë politikë të tyre kanë nisur artikulimin e një skenari të ri që nuk lidhet me bojkotin e zgjedhjeve, por me shtyrjen e tyre deri në përmbushje të standardeve, sipas rekomandimeve të OSBE-­ODIHR.

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, në një intervistë për “Panorama” thekson se mjafton vetëm vullneti i shumicës parlamentare dhe i Kryeministrit Rama për përmbushjen e standardeve për zgjedhjet parlamentare dhe shtyrja e tyre me disa muaj mund të jetë një realitet i pranueshëm.

Por për opozitën maxhoranca dhe Kryeministri Rama, nuk kanë vullnetin për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Krijimi i një qeverie teknike është opsioni i parapëlqyer i opozitës dhe për arritjen e këtij qëllimi, ata janë gati të ndërmarrin edhe hapa që mund të çojnë deri në destabilitet në vend.

Por ndoshta dikush duhet t’i kujtojë Palokës çfarë thoshte ish-shefi i tij Berisha lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve në 2013 (Zgjedhjet nuk shtyhen, burrat nuk kapitullojnë). Tani Berisha do të hajë fjalën apo kërcënimet e Palokës janë fjalë boshe?

Z.Paloka, opozita ka hartuar prej kohësh një platformë zgjedhore me kërkesat e saj për zhvillimin e një procesi të rregullt zgjedhor. Por teksa Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk po del me një rezultat konkret, jo vetëm në lidhje me këtë kërkesë por edhe për kërkesat e OSBE-­ODIHR­it, a mund të jetë shtyrja e datës së zgjedhjeve një opsion që mund të përdoret për përmbushjen e standardeve?

Lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, siç jam shprehur dhe më parë, mendoj se ky do të ishte një opsion për t’u shqyrtuar. Por ky opsion ka vlerë për t’u shqyrtuar nëse realisht do të ekzistonte vullneti politik i Edi Ramës për të realizuar pikat e kërkuara jo vetëm nga PD­ja, por edhe nga parti të tjera që bëjnë pjesë në koalicionin opozitar ose jo. Pra, nëse realisht problemi do të ishte koha për të realizuar të themi votimin dhe numërimin elektronik, dhe Edi Rama do të shprehte vullnetin për realizimin e tyre, atëherë mund të diskutohej pse jo një shtyrje disamujore. Problemi nuk është koha, por vullneti i Edi Ramës për të zhvilluar zgjedhje të drejta. Që nga maji i vitit të shkuar ka pasur kohë mjaft, por ka munguar dhe mungon vullneti politik i Edi Ramës.

Cilat mund të jenë rrugët që PD mund t’i imponohet Edi Ramës për krijimin e një qeverie teknike, kur ai mban një mandat të fituar me votat e shqiptarëve?

Partia Demokratike sot ka vetëm një qellim, t’u japë shqiptarëve mundësinë të votojnë lirisht dhe që vota e tyre të numërohet drejt. Vetëm kështu vendi do të ketë qeverinë që kërkojnë qytetarët. Për të realizuar këtë qëllim ne do të përdorim gjithë arsenalin që ka një parti politike, një opozitë, që sot është shpresa e vetme për qytetaret e saj. Ajo që unë dua të përsëris është se nëse Edi Rama dhe kjo maxhorancë nuk do të plotë­ sojnë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, atëherë as nuk mund të flitet për stabilitet e qetësi me në këtë vend.

Do të jenë protestat një nga format, me të cilat opozita do të kërkojë largimin e kësaj qeverie?

Vendimet për hapat konkretë do të merren në konsultim me strukturat dhe aleatët e opozitës. Por siç e theksova, ne do të përdorim të gjithë arsenalin tonë dhe të gjitha format që të mos jetë kjo qeveri ajo që do të organizojë zgjedhjet e ardhme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Paloka argumenton pse duhën shtyrë zgjedhjet, po Berisha do ta hajë fjalën?”

  1. Kris says:

    Po flitet per drejtesi ne Shqiperi! Berisha dhe Basha flasin per dekriminalizim!Per reformen zgjedhore! Meta ri i fshehur si “skuth”! Plepat e Berishes jane ne krye te mafias shqiptare! Armiqte tradicionale te shqiptareve jane aktivizuar perseri! Shqiptaret jane te shperndare ne tere Ballkanin dhe ne gjithe boten! Ekonomia eshte keq! Berishianet vetem lehin dhe duan te destabilizojne vendin! Situate e zymte! Shqiptari eshte armiku me i madh i shqiptareve! Shqiperia por edhe Kosova nuk behen nga vete shqiptaret! Kjo dihet! Por thote Berisha po japim sovranitetin! Zgjidhja? Filloni me Berishen dhe Lulin, Meten dhe me radhe! Por, ndonjehere nderkombetaret para pelqejne njerez te korruptuar, se mund t’i kontrollojne me lehte! Zot ndihmoje Shqiperine nga keta mafioze,tradhetare dhe spiune te serbit! Trajtimi qe na ben Europa vjen nga trajtimi qe i bejme njeri tjetrit! Gjithe se si Gezuar 2017!

  2. tonini says:

    Po nje pytje per kete zotnine,pervec 92,kur ka fitu here tjeter p.d,po akoma keta nuk e kuptojne se populli i njeh shume mire me ze dhe figure bemat dhe bemetaret e qeverisjes se tyre,populli ka memorje dhe nuk beson ujkun me lekure qengji.prandaj humbja e juaj ne qershor nuk eshte ndoje suprize per popullin,se krijoni situata ju per destabilizim,prap nuk eshte ndonje gje e re,po qe do ikni si ne 97~98 dhe mos shume me keq,dhe kjo nuk eshte ndonje e re Qershori erdhi.

    1. shijak says:

      pd-ja kakaris kot…ajo nuk ben gje tjeter, vecse tkurret perhere e me shume….lul basha e di mire se nuk e pret kush ne terren….te fortet e zonave, kane nderruar strategji me kohe….prandaj basha ka zgjedhur cadren, qe te justifikoje mosberjen e fushates ne terren….taman si ato grate e keqija, te cilat per te mos shkuar ne dasem, thone qe nuk ka kush tja ruaje shtepine (cadren)……..njerezit jane mesuar me pd-ke….askush nuk i merr me seriozisht, ndaj jane indiferente….pd-ke po mundohet qe ti mbushe mendjen budallenjve, qe ajo eshte akoma gjalle, por ne te vertete, eshte bere nje gje e pavlere dhe pa mbeshtetjen e dikurshme…

Lini një Përgjigje te Kris Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *