Qazim Laci zyrtarisht i Levadiakos

8 Janar 2017, 20:27Sport TEMA

Qazim Laci rikthehet në kampionatin helen, pasi është bashkuar me Levadiakos pas një aventure të shkurtër me APOEL Nikosia në kampionatin qipriot. Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare në interent të klubit helen, ku Laci ka pozuar i veshur me fanellën e skuadrës. Mesfushori që më datë 19 janar do të mbushë 21 vjec bën një rikthim në kampionatin grek, pasi më parë ka qënë pjesë e Olimpiakos me të cilën ka luajtur edhe në Champions Leaguen e të rinjve. Tek APOEL Qazim Laci nuk luajti asnjë ndeshje, duke qëndruar në stol në 9 takime të kampionatit, një situatë që detyroi mesfushorin të rikthehet në superligën greke.

Një pikë fikse në formacionin e 21 vjecarëve të Shqipërisë, Laci kishte humbur statusin e titullarit me skuadrën e tij, madje lëvizja në fillim të sezonit erdhi me synimin për të patur më shumë minuta në dispozicion. Por edhe tek APOEL nuk pati hapësira për mesfushorin, që tashmë kërkon të rikuperojë kohën e humbur tek Levadiakos në kampionatin grek. Aktualisht skuadra e re e mesfushorit të kuqezinjve të vegjël gjendet në vendin e 14 të kampionatit, 4 pikë larg vendit të parafundit që të con një kategori më poshtë. Futbollisti është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit serb Ratko Dostanic./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje