Seria A/ Fitojnë Roma e Lazio, kthimi i Berishës tri pikë për Atalantën

8 Janar 2017, 18:03Sport TEMA

Një autogol i mbrojtësit Izzo në minutën e 36-të të takimit i mjaftoi Romës për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në transfertën e vështirë me Genoan. Verdhekuqtë e menaxhuan me zgjuarsi këtë avantazh në “Luggi Ferraris”, madje në kohën shtesë u desh një mrekulli e Szczesny për t’i mohuar pikën Genoas, për rezultatin përfundimtar 0-1.

Në “Olimpico” të Romës, Lazio shpërdoroi shumë raste madje humbi edhe një 11-metërsh në minutën e 31-të me Lucas Biglian por në fund arriti të merrte tri pikët përballë Crotonës, falë golit të Ciro Immobiles në minutën e fundit të ndeshjes. Një pasiguri e mbrojtjes mikë në largimin e topit nga zonë i dha mundësinë sulmuesit italian të shënonte një gol të thjeshtë por me shumë peshë, pasi u vlejti tri pikë skuadrës bardhekaltër.

Rikthimi titullar i Etrit Berishës pas një mungesë të gjatë për arsyë dëmtimi i solli fat Atalantës, që fitoi thellë 1-4 në fushën e Chievos. Në Verona gjithcka u vendos që në pjesën e parë, me bergamaskët që shënuan tri herë në portën vendase. Alehandro Gomez relizoi dy gola të shpejtë për miqtë në minutat 4 dhe 23, ndërsa Andrea Conti i coi shifrat në 0-3 para se skuadrat t’u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Në minutën e 62-të Pelliesier, në pozicion të dyshimtë në marrjen e topit, përfitoi edhe nga dalja e pastudiuar mirë e Berishës duke shkurtuar përkohësisht diferencën, pasi Freauler pak minuta më vonë vulosi fitoren bindëse të Atalantës.

Ndërkohë sfida mes Sassuolos dhe Torinos përfundoi në barazim pa gola, takim gjatë të cilit Arlind Ajeti qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje