Seria A/ Milani e nis me fitore 2017 në “San Siro”, fiton kundër Cagliarit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Carlos-BaccaMilani e ka nisur me fitore vitin 2017-tën, duke triumfuar në “San Siro” kundër skuadrës së Cagliarit.

Kuqezinjtë arritën që të siguronin fitoren në fundin e ndeshjes, ku sulmuesi kolumbian Carlos Baka shënoi në minutën e 88-të, duke ngritur në peshë tifozat që ishin të pranishëm në stadium për të mbështetur skuadrën.

90-minutat e zhvilluara në “San Siro” ishin të vakta pasi rastet për shënim ishin të pakta, pavarsisht dominimit të skuadrës së drejtuar nga Viçenzo Montela, por që në fund morën atë që dëshironin tre pikët.

Nga krahu tjetër Cagliari largohet kokë ulur nga Milano, pasi iu hoq mundësia për të marrë një pikë të rëndësishme në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas kësa fitoreje Milani renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 36-pikë të grumbulluara, ndërsa Cagliari klasifikohet në vendin e 14-të me 23-pikë të mbledhura.

Ndeshja e rradhës për Milanin do të jetë kundër Torinos në transfertë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *