Thaçi, Rama dhe arrestimi i Haradinajt

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama thaciNga Ilir Babaramo

Prej gati dy vjetësh Kroacia dhe Serbia janë përfshirë në agresionin më të egër verbal që nga koha e marrëveshjes së Dejtonit. Zagrebi po përdor gjithë arsenalin e vet politik dhe diplomatik për ta detyruar Beogradin të heqë nga lista e personave të shpallur në kërkim nga Interpoli luftëtarët e operacionit “Stuhija”, operacionit që zbythi ushtarët serbë nga pushtimi i Krajinës. Konflikti ka marrë permasa ekstreme. Deklaratat kanë arritur kufij ultimativë, ndërkohë që dy vendet janë përfshirë në një garë të ethshme armatimi. Serbia, me daulle të mëdha propogandistike , sapo bleu nga Rusia të tjerë Mig 29, ndërkohë që Kroacia I shtoi flotës së vet të tjerë avionë amerikanë.

Në një kontekst të tillë rajonal ndodhi arrestimi I Rramush Haradinajt në Kolmar të Francës pas një urdhër arresti të lëshuar në vitin 2004 nga Unioni Serbi-Mali. Për shkak të ekzekutimit mga policia franceze të këtij urdhër arresti , Haradinaj e ka të pamundur ti përgjigjet pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në ceremoninë inuagurimit të presidentit Trump. E megjithatë prania apo jo atë ditë e kryetarit të AAK mes dhjetëra mijëra vetave në sheshin para Capitol Hill nuk është dicka shqetësuese. Ajo që është ulëritëse është papërgjeshmëria totale e drejtuesve të dy shteteve shqiptare ndaj urdhër arresteve që Beogradi ka lëshuar për clirimtarët e Kosovës në vecanti dhe politika amatoreske ndaj Serbisë në përgjithësi.

Të gjithë ata që thonë se pas arrestimit të Haradinajt është intriga e rradhës e Thacit, gabojnë. Jo se Thaci apo sivëllau I tij në Tiranë shquhen për besnikëri të zjarrtë me miqtë dhe ish-miqtë. Jo, ky nuk është rasti. Një pyetje fare e thjeshtë nuk ka marrë përgjigje. A e dinë autoritetet shqiptare se kush nga luftëtarët e UCK e ka emrin në Interpol. A ka një listë të dedikuar me emrat e tyre? Gjatë 18 viteve që ka përfunduar lufta, a ka patur ndonjë zyrtar shqiptar që të ketë urdhëruar përpilimin e kësaj liste ? Eshtë gjëja më e thjeshtë për ta bërë. Nuk kërkon më shumë se dy orë kohë për ta patur të plotë këtë listë. Ai që ka munguar duket se ka qene vullneti.

Në cdo kompjuter të Ministrisë së Brendshme apo të policisë mund të hartohet kjo listë. Procedura është e fare e thjeshtë. Sepse cdo vend anëtar I Interpolit hedh në një database të përbashkët emrat e personave që shpall në kërkim. Dhe këto emra dihen nga autoritetet e cdo vendi anëtar të Interpolit. Por duket se drejtuesit e ministrisë dhe policisë për dy dekada me rradhë nuk e kanë patur këtë impenjim. Shqetësim duhet të ketë qenë se mos o zot është Frok Froku në këtë listë dhe jo Rramushi. Për të mos folur pastaj për pazaret që bëheshin vite më parë me drogaxhinjtë e kërkuar nga drejtësia italiane, të cilët paguanin 50 euro për cdo ditë të mos ekzekutimit të urdhër arrestit. Pra lista e Interpolit shikohej si një thes ku mund fusje dorën dhe të merrje para. Dhe kaq.

Sigurisht, përgjegjësia më e madhe është e autoriteteve të Prishtinës. Pavarësisht se Kosova nuk është anëtare e Interpolit, ajo ka akses në database e personave të kërkuar. Jo vetëm në cdo konsullatë të përbashkët Shqipëri-Kosovë , por dhe në pikat e përbashkëta të kalimit kufitar cdo polic Kosovar ka mundësi të gjejë emrat e shtetasve të vet që janë shpallur në kërkim nga Beogradi, Por duket se për ne shqiptarët pikat e kalimit kufitar nuk janë objekte nga më të rëndësishmet të sigurisë kombëtare por sportele për të bërë plackë.

Arrestimi I Haradinajt duhet të shërbejë si shkak që kancelaritë e dy shteteve shqiptare të shkunden dhe të ridimensionojnë politikën rajonale. Si Thaci ashtu dhe Rama I kanë përqëndruar gjithë energjitë e tyre në dialog me Beogradin. Madje hynë në një garë idiote se kush do ishte I parë në këto negociata. Xhelozi që e coi Thacin deri aty sa përmes kalemxhijve të tij të provokojë debatin e cmendur për kombin Kosovar. Bëri mirë që u tërhoq shpejt.

Rama ka shumë të drejtë kur I kërkon Athinës që si hap të parë të normalizimit të marrëdhënieve më Shqipërinë të abrogojë ligjin e luftës dhe efektet e tij. Por nuk bën të njëjtën gjë me Beogradin. As Rama dhe as Thaci nuk I kërkojnë Vucicit që normalizimi I marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve nis nga fshirja e efekteve të luftës. Dhe lista e luftëtarëve të UCK të shpallur në kërkim është pikërisht efekt I kësaj lufte. Në statusin e fundit të Ramës në FB për arrestimin e Haradinajt mungonte vetëm pasthirrma e Fishtës “O Evropë , o kurvë e motit”. Nuk është faji I Evropës për atë që ndodhi në Kolmar. Sepse as Thaci kur takohej me Dacic në Bruksel dhe as Rama me Vucic në Beograd nuk e kanë ngritur ndonjëherë cështjen e listës së Interpolit. Dhe jo vetëm duhet ta ngrinin si cështje këtë dhe të tjera po kaq bazike, por duhet ta kushtëzonin vazhdimin e dialogut.

Kaq naivë janë treguar të dy sa të duket se janë dy njerëzit më të painformuar në Ballkan. Në kohën kur Serbia është shteti më I izoluar nga fqinjët në rajon, dy drejtuesit e shteteve shqiptare bëjnë garë se kush do takohet më shpesh me autoritetet e Beogradit. Shembulli më I drejtpërdrejtë i izolimit të Serbisë në Ballkan është intervista e fundvitit e ministrit të jashtëm. Dacic ishte më I drejtpërdrejtë dhe se një hamall I lodhur. Shfrynte kundër të gjithëve me tonet më agresive. Ju përvesh Kroacisë, Malit të Zi, kërcënoi Maqedoninë, ndërkohë që I thurrte lavde pa fund Rusisë. Një intervistë prej lunatiku, cka e detyroi shefin e opozitës serbe të dalë dhe ta pyes publikisht nëse “Dacic është ministrisë I jashtëm I Serbisë apo ambasador I Rusisë në Beograd ?!”.

Në një situatë të tillë bëhet pyetja: cili është niveli I marrëdhënieve shtetërore të shqiptarëve me vendet e tjera të Ballkanit? Sa vite ka që një kryeministër shqiptar nuk ka vizituar Zagrebin, Podgoricën, Shkupin? Nuk mbahet mend. Dhe c është kjo garë e ethshme e Tiranës dhe Prishtinës për bisedime me Beogradin në kohën kur Thaci dhe Rama duhet të nguteshin për të vizituar Kroacinë e Malin e Zi. Madje ky I fundit I shpëtoi një grushti shtetit të organizuar nga ushtarakë serbë, që do niste më vrasjen e Gjukanovicit, bllokimin e procesit të anëtarësimit në NATO dhe do përfundonte me kthimin e Malit të Zi në një provincë serbe.

Të jesh në parim kundër normalizimit të marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve është folklorike. Por shqiptarët, në rastin më të mirë, shkojnë në këto negociata në mënyrë po aq kaotike sa ajo ceta e Destan Verdhës së Kadaresë, ku grindeshin se kush do ishte I pari, ai që ka vulën apo ai që ka dylbitë. Negociatat janë të frytshme nëse shkohet me parimin ëin-ëin, pra të fitojnë të dyja palët. Të shikojmë cfarë kanë fituar serbët : Pavarësisht se janë shteti që provokoi tre luftëra dhe qindra mijëra të vrarë, pavarësisht se janë në marrëdhënie të tensionuara me të gjithë fqinjët e tjerë, arritën të shesin në Bruksel bisedimet me shqiptarët duke u paraqitur si faktor stabiliteti. Thënë më shkoqur : në procesin e anëtarësimit në BE u është vënë si kusht dialogu dhe normalizimi I marrëdhënieve më shqiptarët. Dhe cmenduri është që Thaci dhe Rama po ua japin ketë atu. Cfarë kanë përfituar shqiptarët ? Asgjë. “Koncensioni” më I fundit I Beogradit është deklarata se do kërkojë ekstradimin e Haradinajt në Serbi. (Shqiptarja.com)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “Thaçi, Rama dhe arrestimi i Haradinajt”

  1. kombi says:

    O babaramo , lei more te bejne cfare te duan . Thaci eshte nje kungull qe e drejton brukseli sipas interesave te tyre ,duke favorizuar Serbine . Thaci ka hallin e vet se e kane futur kot ne rreth te kuq dhe BE i ben vetem presion qe ai te leshoje pe ,si duan ata ,ndryshe e fusin ne burg . Europa ka qene dhe eshte nje putane .

  2. Albania says:

    O babaramo Edi Rama eshte k/minister i shtetit shqiptare i zgjedhur nga populli i ketije vendi ndersa Ramushi eshte nga Kosova pra ka k/ministrin e tije ,presidentin dhe shume dikastere te shtetit te tije qe mund te merren me zgjidhjen e problemit te tije.Kur Rama foli per Kosoven ne Beograd kosovaret e quajten nderhyrje ne punet e brendeshme te shtetit kosovar ndersa tani qe Franca ka arrestuar Ramushin ulerasin perse nuk flet Rama.O gazetaruc Haradinajn nuk e ka arrestuar Edi Rama dhe as ka leshuar urdher arresti per te por eshte Serbia ajo qe e kerkon dhe eshte Kosova dhe qeveria e saje qe duhet te zgjidhe keto probleme.Nuk e kuptoj llogjiken e shume gazetareve si puna juaj shqiptare dhe kosovare qe per cdo gje qe ndodh ne kosove i kunderviheni Edi Rames thua se eshte ai pergjegjes dhe per shtetin kosovar, kulmi arriti kur dhe Lulzim Basha ai qe i ka ngritur akuzat kander shtetit kosovar te akuzonte K/ministrin e shtetit te tije se ka fsj per arrestimin e Haradinajt apo te nje pseudogazetari kosovare qe akuxonte Ramen dhe i bente elozhe Berishes thua se ska qene ai qe me SHIKun famekeq te tije nuk i kishte burgosur kosovaret e UCK .Dhe nje pyetje per ty o gazetaruc perse nuk flet k/ministri i Kosoves ose presidenti i saj per arrestimin e Haradinajt? Apo jane ata qe u intereson qe Ramushi te jete ne burg sepse jane ata qe duhet te protestojne te shteti francez dhe jo Edi Rama.

  3. Agimi says:

    Shkrimi me I sakte ne lidhje me arrestimin e Haradinajt. Politikanet shqiptare jane teper naïve .

    1. Zylo says:

      … E ke fjalen qe aq mbushing nga politika besoj… se mos eshte fjala per te futur ndonje milionesh ne xhep dhe nuk mbushen!

  4. Kushtrim Jehona says:

    Z. Babaaramo, vërtet mendon dhe beson se shqiptarët shikojnë me dëshirë të negociojnë me serbet ?
    A mos është më afër mendsh, se e vërteta është se Evropa duhet joshur serbët që t’i aforoj nga vetja dhe largoj nga Rusia dhe … në vend t’i josh me ndihma financiare (edhe pse as ato nuk mungojnë), ajo i josh me koncesione ndaj Kosovës. A vërtet mendon se këta negociatorë janë aq idiotë, që të shkojnë nëpër negociata ku çdoherë duhet të loshojnë pe?! Edhe pse nuk ju mungon as idiotësia, sepse duke negociuar iu duket vetja e rëndësishme.

  5. Kritiku says:

    Anal-istet shqiptare, kane filluar kunkurencen, se cili nga ata do te tregoje sa me shume injorancen qe mbartin mbi supe. Kete rast qe i perket vetem shtetit te Kosoves, ata duan qe tia postojne edhe Rames. Sa per njohuri, per keta anl-iste, Rama eshte Kryeministri i Shqiperise dhe jo i Kosoves. Rames duhet ti kerkohet llogari vetem per gjerat qe i perkasin shetit shqiptar dhe jo te nje shteti tjeter. Kur u intereson kosvareve, ata e quajne veten e tyre kosovare, ndersa ne rast tjeter, ku ata nuk arrijne qe te rregullojne punet e tyre, nga paaftesia e plote, qe i shoqeron, e quajne veten shqiptar. Kur Rama foli per mbrojtje te Kosoves, shumica e kosovareve, nuk lane gje pa thene dhe pa e share, duke i treguar Rames, qe ata jane kosovare dhe Rama nuk duhet qe te flase ne emer te tyre. Tani qe kosovaret ndodhen perpara problemeve, qe vetem ata i kane shkaktuar, i kerkojne llogari Rames, se perse nuk flet ne emer te tyre. Lereni Tamen rehat, ju kosovare dhe rregulloni problemet e juaja, pa na futur ne shqiptaret ne kete mes. Keni shtetin tuaj, me simbolet e juaja.
    Kosovaret vetem probleme u kane shkaktuar shqiptareve dhe asnjehere nuk kane qene mirenjohes per mbeshtetjen dhe ndihmen qe kane marre prej nesh. Ne historine e shqiptareve, ne asnjehere nuk u kemi shtrire doren per ndihme, ose te kemi patur ndihme nga kosovaret, perkundrazi, ata sa here kane patur mundesine, na kane luftuar dhe vrare sepse urrejtja e tyre ndaj nesh, nuk ka kufi. Kosovaret nuk arriten as te qyteterohen ndonjehere edhe pse rruget dhe mundesite i kane patur me te shumte se sa ne shqiptaret. Sa here qe ne flasim te verteten mbi ata, na sulmojne duke na quajtur greke apo turq, sepse sipas mendimit te tyre, tere ata qe nuk flasin gjuhen e tyre dhe vijne nga Shqiperia duhet te jene patjeter greke. Kjo eshte injoranca kosovare, qe e tregon veten e saj, ne çdo hap. Por kosovaret harrojne qe ata jane mbetje te Turqise dhe mbeshtetja e madhe qe ata tregojne per myslimanizmin radikal, tregon edhe nje here, qe ata nuk jane pjese e Europes dhe kjo e fundit me te drejte, i ka lene ne hije, sepse i njeh mire, se cilet jane kosovaret. Ardhja e tyre ne Shqiperi, pikerisht pas hapjes se kufinjve, e ka demtuar shume jeten shoqerore ne Shqiperi si edhe opinionin nderkombetar ndaj shqiptareve. Ne na quajne te huaj si nje vend mysliman, sepse keto mbeturina anlfabetesh myslimane erdhen me shumice nga Kosova dhe Maqedonia, duke perfituar nga bujaria shqiptare. Ne u kemi dhene doren kosovareve dhe ata mundohen qe te na marrin tere krahun.
    Se kush jane kosovaret ne te vertete e treguan ngjarjet e viteve 1988-1989. I pame se kush ishin ata ne te vertete, kur shqiptaret u hapen dyert e shtepive dhe ata abuzuan me kete mikpritje.
    Shqiperia duhet te mbylle kufirin me Kosoven dhe tu kerkoje atyre vize, nese duan qe te vijne tek ne. Ka ardhur koha per t’iu treguar kosovareve deren, sepse ate meritojne ata.
    Kosovare, na lini rehat ne shqiptaret ne punen tone dhe shikoni se si ti rregulloni punet e juaj, sipas kokes qe keni. Mos na ngaterroni, sepse ju vetem per te ngaterruar jeni. Jemi shume larg njeri-tjetri nga zhvillimi shoqeror, prandaj nuk kemi asnje pike te perbashket, ne shqiparet me ju kosovaret.

  6. Populli says:

    Folklorik je edhe ti o Babaramo. Sepse ne 90% te shkrimit tend mbron nje ide qe po vete e kundershton ne pasazhin e fundit. Ne politike nuk ndodh si në gazetari o Babramo. Gazetari i hedh te gjitha ne tryeze, politikani mban ca edhe poshte tryezes. Nje dite tjeter do flasesh ndryshe kur te mesosh cfare ka patur poshte tryezes. Jo kaq shume partizan Babaramo, as si shpetimtar i situates.

  7. Lin Berisha says:

    Mire more Bab Rama , a jane kosovaret si u ngriten kundra Edi Rames dhe thane se futja e hundeve ne punet tona nga shqiperia eshte e denueshme dhe armiqesore , kosovaret bejne vete pazare me serbine , duan te clirohen nga amerika dhe i bejne duva Arabise , tani kerkojne nga Edi Rama edhe lirimin e Ramushit, me kete pune te merren Enver Hoxha i Kosoves dhe ai gazetari Buzddrella , se ata i rregullojne punet e Kosoves, bile bashke me Sali Milicen dhe Lulzim Bashukun , i cili tha lashe OKBne per shqiperine dhe e ngaterroi me UDBne , ai u kerkua ne UDBja the na shet se u kerku nga OKBja

  8. tfgs1 analfabeti bithekir harixhi prej Anadolli says:

    Kush duron komunistet dhe qente e Janulles neper komente…..

  9. Hm... says:

    dhe kjo BE qe i ka hapur dyert shtetit kriminel nderkohe qe ve kushte per te tjeret te bejne qoka ne kete shtet kriminel!!!! Pra i bie qe viktima te trokase tek dera e hajdutit dhe vrasesit per te kerkuar qe te qetesojne gjerat!!!! Ik e pirdhu megjithe BE, boll borxhi i 1913 ne duhet te ishim futur ne BE menjehere, pastaj po bej reforma plot sepse as sala e askush nuk ka ku luan.

  10. Dunavati says:

    O Bababarabam! Keto kohet e fundit sa here te shoh te zhytur ne “5 pyetjet”si nje tape shisheje, apo te degjoj zerin tend fill me kujtohet shprehja qe e perdor personazhi simpatik “Polici i vogel”i portokallise :”Rri rri, ne ha mut ka i here”!Po je burre tani o Babarabam i vockel! Cjane keto pradha (gjirokastrit e thone kesht) o njeri?!

  11. babameto says:

    O BABAQEMO TANI U KUJTOVE TI PER RAMEN QE KA VETEM 3 VJET NE PARLAMENT E 3 VJET KRYEMINISTER?
    Pse nuk ja drejton Sali Protopapes qe eshte dhenderr serb e krushqine ‘mallteze’ Boshnjake!Pse nuk ja drejton pietjen Pandeli Bythkes qe eshte me shtetesi kosovare…..mjere informacioni ne kemi ngelur pa breke e sna qasin ne fshat babaQemo kerkon per grua vajzen e priftit serb

  12. Timi says:

    Në USA vjen Trump, BE është në kolaps, Putini dhe Erdogani duan luftën dhe Serbia po përgatitet ta shfrytëzojë në maksimum këtë. Fletë arresti për Ramushin është vetëm fillimi. Kot nuk blejnë armë nga Rusët. Dhe shqiptarët si gjithmonë të përçarë e të papërgatitur. Flini, flini.

  13. Gjergj Kastrioti says:

    Babaramo e ka drejt po duket qe komentuesit kunder jane ca Rr.Cari.

    A ju dhjefsha Edi Ramen o idiote….dhe Saliun Bashke!!!
    Babaramo thote qe……Interpoli ose keta BQ tane,kane marre nga 50.000€ ne dite per mos ekzekutime urdherash…….dhe eshte Shue e vertete!!!
    Babaramo nuk thite qe……Boshti Serbi,Franc,Rusi po behen bashke o KLLUFA CARI.
    Shikoni sa anije ka blere Rusi nga Franca,shikoni sa Avione blen Serbia nga Rusia eshte nje trekendesh Miliarda…..
    Keshtu qe Babaramo eshte fiks si gazetar…..po Ju para se te Hani Mut e te flisni bashke me Ramen,Thaqin etj,lexoni e mesoni…..BUFA!!!

  14. Balerina says:

    Si gjithmonë, politikanët dhe bythëlëpirësi i tyre, media “e pavarur” shqiptare (?!), përpiqen të mbrojnë kryehajdutët dhe kryekriminelët e Kombit Shqiptar (siç është pa diskutim ky Ramushi)… Prandaj ky komb është bërë delja e zezë në Evropë e në botë dhe përdoret nga fuqitë e huaja vetëm kur u duhen njerëz të “llumpen-it” botëror, mish për top etj.etj… E drejta do të shkojë në vendin e vet…!!!! Zoti vonon, por nuk harron…! Injoranca e këtij populli (që është në genin trashëgimtar të tij), nuk ka kufi… I mjafton “një kobure” dhe “një flamur” dhe kushdo mund ta shkelë me këmbë dhe t’i hipi sipër në nder e katandi…! Shqiptari, më të dobëtin, e vret pabesisht për një krodhe bukë, ndërsa bëhet urë dhe shet nder, shtëpi e katandi, për më të fortin dhe mund ta ndërsesh fare lehtë “me një kockë”, si qen të zgjebosur, ndaj kujtdo…!!! Këtë e dinë mirë (dhe e shfrytëzojnë) “miqtë” tanë amerikanë, evropianë, turq etj…. Por ne s,na bën përshtypje, përkundrazi, ndjehemi mirë në këtë batak dhe vromë haleje…!

  15. evgjitngrenesi says:

    qënkan ngritur herët 300-t e janos,për të derdhur helmin e tyre antishqiptar. kujtojnë se nuk i kupton njeri kur hiqen si shqiptarë! qëne shqiptaret kemi shumë debila mesh nesh,është e qartë,po kjo nuk do të thotë se pjesa e shëndoshë,e qytetëruar, nuk do ta tërheqë edhe pjesen e gënjyer dhe më pak të aftë në rrugën e duhur. shqipëria e madhe do të behet ,duan apo sduan ca plehra që flasin edhe shqip. haradinaj është pro bashkimit kombëtar,nuk është pjesë e lobit serb ,prandaj sulmohet si nga serbët,ashtu edhe nga jevgo-janullatistet. bëni durim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *