VIDEO/ Dy xhihadistë tentojnë masakrën, policët sauditë i ekzekutojnë (Pamje shqetësuese)

8 Janar 2017, 10:42Bota TEMA

Ky është momenti kur dy terroristë të ISIS u vranë ngë policia në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad. Dy terroristët kishin me vete jelekë me eksplozive që kishin për qëllim të hidhnin vetën në erë për të shkaktuar viktima.

Beteja në rrugë filloi në orët e mëngjesit, në veri të Riadit. Agjencitë e sigurisë kishin marrë informacion se një grup militantësh të ISIS po përgatisnin eksplozivë dhe kur policia u kërkoi të dorëzohen, ata nisën të qëllonin.

Policët u kundërpërgjigjën, duke i asgjësuar në një shkëmbim zjarri në mes të rrugës. Përplasja u filmua nga një kamera amatore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje