Dështon ballafaqimi i parë Muzaka-Halili në FSHF, presidenti i Tiranës nuk paraqitet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

muzaka-haliliKa dështuar takimi i parë i Gjergji Muzakës dhe presidentit të Tiranës Refik Halili, në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Për të dy palët ishte programuar që në ditën e sotme do të paraqiteshin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, pas kërkesës që Muzaka ka bërë në këtë institucion për problemin e pagesave.

Arsyeja e shtyrjes së takimit ka qenë sepse presidenti Refik Halili, nuk është paraqitur në FSHF, ndërsa Muzaka ka qenë i pranishëm.

Gjergji Muzaka i ka bërë një kërkesë zyrtare DHZK-së, me arsyen se ka disa muaj që nuk është paguar nga klubi.

Ditën e djeshme si lojtari ashtu dhe presidenti Halili u përplasën live në emision “Ora Skaner”, por sot numri një i bardhebluve nuk është paraqitur në Federatë në lidhje me këtë çështje.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *