“Do këndosh për qejfin tonë! Pagesa ca shkelma”/ Zbardhet e vërteta e pengmarrjes së këngëtarit të tallavasë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

tallavaNjë këngëtar dhe instrumentist tallavaje u rrëmbye dhe u mbajt peng për disa orë, në një lokal në kryeqytet nga dy persona, ku njëri prej të cilëve është arrestuar tashmë nga komisariati i policisë nr.3.

Adrian Uka, 36 vjeç, banues në rrugën e Durrësit në Tiranë, si dhe Elton Moriseni, 35 vjeç nga nga Elbasani, banues në Xhafzotaj të Durrësit, mbrëmjen e 6 janarit, kanë marrë në veturë me forcë 30­-vjeçarin Ardian Kazanxhi.

Fillimisht ata personat i kane thënë se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë në një lokal nate.

Edhe pse pa dëshirë, Kazanxhi, ka pranuar të shkojë.

Pasi ka luajtur disa orë muzikë ai ka kërkuar të largohet dhe të paguhet.

Por si kundërpërgjigje ka marre grushte e shkelma nga të dy, Moriseni dhe Uka.

Pas disa orësh ata e kanë lënë të lirë, por pa e paguar.

Kazanxhi i denoncoi në komisariatin nr.3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili ka thënë se ishte konfliktuar me te pasi i kishte ngacmuar të dashurën.

Por ky pretendim është hedhur poshtë nga 30­-vjeçari dhe ka qenë i pabesueshëm për policinë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Do këndosh për qejfin tonë! Pagesa ca shkelma”/ Zbardhet e vërteta e pengmarrjes së këngëtarit të tallavasë”

  1. pilo lala says:

    Kusherinjte e Berishes nga Tropoja me teper kane defryer duke e rrahur kengetarin, se duke degjuar muzike.
    Kafshe te lindura neper geshtenja, nuk zbuten kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *