Fier, naftëtarët në protestë: Duam pagën dhe siguracionet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Uploaded image your title hereMungesa prej tre muajsh e pagës, ka bërë që 150 punonjës të Rafinerisë së naftës në Fier të protestojnë.
Naftëtarët  reaguan në hyrje të uzinës nga ku kërkuan përmbushjen e kushteve minimale të punës, dhënien e pagës,  si  edhe pagesën e sigurimeve shoqërore.

Sipas punonjsve, ata ushtrojnë punën e tyre në të zezë prej 18 muajsh si pasojë e mungesës së sigurimeve shoqërore.
Pjesa më e madhe e puntorëve, kanë të paktën 30 vjet që ushtrojnë profesjonin e tyre në këtë uzinë.
Ata apelojnë ndaj institucioneve marrjen e masave pasi kjo çështje do t’i pengojë  në vijimësi.

Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e kësaj uzine kanë protestuar duke pezulluar punën.
Naftëtarët kanë reaguar herë pas here për të kërkuar vëmendje më të madhe ndaj tyre.
Kjo rafineri prodhon  kryesisht bitum dhe solar e cila më pas është e destinuar për eksport.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *