Gazetarja rrëfen darkën me Ramën: Çfarë na tha për ‘mediat e kazanit’

ramaGazetarja Jonida Shehu ka dhënë dje një intervistë për për Adi Krastën në programin “E diell”.

Gjatë intervistës së saj, Shehu ka folur edhe për darkën për gazetaret, organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda.

Krasta e ka pyetur Shehun lidhur me shprehjen e kryeministrit “media të kazanit”, ndërsa kjo e fundit u përgjigj se ka media të tilla që prodhojnë lajme të pavërteta.

E mbaj mend, ka qenë kolegia Anila Basha ajo që i ka thënë: “Zoti kryeministër, ke deklaruar se jemi media kazani dhe e ke pasur fjalën për portale…”.

Gjeti një justifikim kryeministri aty për aty dhe tha që “kujt t’i djegë le ta mbajë. Unë e kam pasur fjalën për ato media që nuk verifikojnë lajme përpara se t’i japin, por krijojnë tymnajë dhe po themi lajme më shumë për “like”.

Jo, nëse do më digjte nuk do kisha shkuar në atë darkë ndoshta, ose nuk do isha ndier rehat.

Por nuk më dogji, se nuk e ndiej veten pjesë të një media apo të një programi, apo të një lloj kontributi në gazetari për aq sa unë kam që spekulon, ne nuk spekulojmë.

Ka shumë që spekulojnë dhe mbase-mbase nëse do ta analizonim mirë deklaratën e kryeministrit, absolutisht nuk është përgjithësuese, por nuk është se nuk ka media që janë të diskutueshme, sidomos në epokën dixhitale dhe me Facebook-un vërdallë”, tha ajo. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *