Ikja pa zhurmë e endacakut që jeta nuk i fali asgjë

9 Janar 2017, 15:45Sociale TEMA

Nga Ilir Çumani

Në edicionet e lajmeve të mbrëmjes, përmes kronikave të zeza, disa televizione transmetuan një lajm të shkurtër që bënte fjalë për vdekjen e një endacaku 54 vjeçar në qytetin e vogël bregdetar të Sarandës.

Sipas lajmit që u transmetua, u tha se vdekja i kishte ardhë si shkak i të ftohtit të acartë dhe kushteve tejet të vështira në të cilat ai jetonte.

Mediat, duke mos qenë të saktë me burimin e lajmit, e komunikuan ndryshe emrin e viktimës, që në fakt, emri i tij i vërtetë është Leonard Arapi.

Kaq u tha për fatkeqin, për të cilin, drama e jetës e të ndjerit i kalon caqet e një dhimbjeje njerëzore, ngase historia e jetës së tij lidhet pazgjidhshmërisht me dhjetra e qindra ngjarje tragjike bonjakësh.

Si për ironi, këto foto të vetme të jetës së tij (të cilat shoqërojnë radhët që po shkruaj), kanë fiksuar në celuloid momentet më kulmore që fati i trishtë i’a serviri jetimit të gjorë, që në asnjë çast të vetëm nuk do ti falte buzëqeshje.

Përmes këtyre fotove, dokumentohet qartazi klithma e dramacitetit e njeriut të vetmuar dhe të shumëvuajtur, që nuk njohu dashuri, nuk ndjeu ngrohtësi, nuk provoi mirësi, nga lindja e deri në vdekje.

Nardi erdhi në jetë në një pragdimri të ftohtë si ky, të vitit 1962, i braktisur në një dhomë të maternitetit të Tiranës. I braktisur nga një nënë që nuk dihet se cila ishte, por që nuk do ta kishte fatin të gëzonte foshnjën e saj.

Nuk dihen arsyhet e kësaj braktisje, por një gjë ishte i sigurtë: për foshnjën e pa fat, do të niste kalvari i gjatë i sakrificave dhe privacioneve sfilitëse e torturuese, duke u endur dyerve dhe korridoreve të zhurmëshme të institucioneve të jetimoreve të kohës, pa ditur psenë e shumë pikëpyetjeve të asaj braktisjeje që do ta mundonte gjatë gjithë jetës së tij.

Leonardi, mes shumë bashkëmoshatarëve të të njëjtit fat, po rritej dita ditës nga disa gra dhe punonjëse të dhembshura që në punën e tyre të përditshme i’a kishin përkushtuar kujdesit dhe mirërritjes këtyre fëmijëve të pafajshëm. Shkollën fillore dhe 8 vjeçare e kreu në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë.

Ishte një fëmijë shumë i zgjuar, i dashur dhe i shoqërueshëm me shokët dhe me shoqet, të cilët aty në jetimore i konsideronte të gjithë motra e vëllezër. Më pas do të mësonte profesionin e gurëgdhëndësit në një shkollë profesionale në Korçë, profesion që e përvetësoi dhe e bëri mjeshtër të zot në këtë zanat.

Mirëpo, ndërrimi i sistemit e gjeti të riun jetim Leonard Arapin të papërgatitur, në mes të katër rrugëve, pa shtëpi, pa punë, pa të ardhura, pa asnjë mbështetje. Jeta e vuri përballë një sprove edhe më të vështirë. Tash e tutje, i duhej të përballej i vetëm me të gjitha vështirësitë dhe problemet për të mbijetuar.

Në kaosin e tranzicionit shqiptar, viktimat e para ishin pikërisht ata, jetimët, të cilët nuk do të gjenin ashtu si dikur në zyrat e shtetit dashamirësinë e institucioneve që duhet të përgjigjeshin për nevojat dhe zgjidhjen e halleve dhe problemeve që kishin.

Mes tyre, nuk bënte përjashtim edhe Leonardi, i cili e ndjente në lëkurën e tij ftohtësinë e hipokrizisë, shpërfilljen, injorimin, përbuzjen e zyrtarëve të shtetit kur trokiste derë më derë dhe kërkonte punë apo një strehë ku të fuste kokën. Kudo që shkonte, i përplasej dera në fytyrë.

Ehhh, kjo botë e egër me shpirtra të tharë, nuk e ka për turp të shoh jetimin kokëulur dhe të poshtëruar, kishte menduar sa e sa herë me vete, Leonardi.

Duke humbur shpresat për ndihmë, mes përpjekjeve raskapitëse e torturuese për mbijetesë, ai vendosi të mbyllet në vetvete dhe i nënështrohet mjerisht fatit, duke zgjedhur të bëjë jetën e një endacaku vetmitar.

Gjendja e mjeruar sociale dhe kequshqyerja, dalëngadalë do ta invalidizonte duke e bërë pacient të përjetshëm dhe që do të vuante më pas disa sëmundje njëra pas tjetrës. Prej vitesh jetonte në rrënojat e një ndërtese si invalid, ku ç’farë binte jashtë, hynte brenda.

I pafuqishëm për t’ia dalë mbanë, i pa asistuar nga shteti për të përfituar së paku një ndihmë ekonomike, ai zgjodhi këtë mënyrë jetese, ngase Nardi për karakterin dhe edukimin që kishte, kurrë nuk do pranonte ti nënshtrohej rrugëve të pandershme; vjedhjeve, mashtrimit, trafikut, prostitucionit, drogës….

Leonardin e njohin të gjithë në qytetin e Sarandës.Të gjithë bashkëqytetarët ndjenin dhembshuri e respekt për të, secili prej tyre, sipas mundësive e ndihmonin me ushqim e veshmbathje. Vetëm ata që e kishin dhe e kanë për detyrë të interesoheshin dhe kujdeseshin për të, ishin zyrtarët e shtetit dhe të pushtetit lokal, atje në Sarandë, të cilët, për fat të keq tregoheshin indiferentë, gjithmonë e më shumë të huaj për të.

Ashtu si për çdo jetim të këtij qyteti, Sokolin, Linditën, Shpëtimin, Mirandën, Kristaqin, Majlindën, Petritin, Arbenin. etj, këta zyrtarë lokal gjithmonë e kanë bërë një vesh surdh e një sy qorr edhe për fatkeqin jetim, sepse për ta, Leonard Arapi nuk ka ekzistuar dhe nuk ekzistonte asnjëherë.

Edhe pse Ligji “Për Statusin e Jetimit” u jep përparësi të gjithë jetimëve që të ndihmohen dhe përkrahen nga shteti me strehim dhe punësim, ky ligj, kurrë nuk ka gjetur zbatim nga agjensitë e ligjitzbatues të përfaqësuar nga njerëzit e shtetit dhe të pushtetit.

Për sa kohë politika do tregohet e ftohtë, e pa dhembshur, arrogante, hipokrite dhe demagoge me shtresat në nevojë, për aq kohë do të kemi viktima ta pafajshme si jetimi Leonard Arapi, të cilët zgjedhinnë mënyrë të parevokueshme, por pa dëshirën e tyre të ikin për fare nga kjo botë, pa zhurmë, duke na lënë pas në mënyrë kolektive njollën e zezë të një krimi të shëmtuar social dhe antihuman.

Ikja i Tij, është revolta më e paqtë kundër sistemit luksokrat të një padrejtësie dhe hendeku social, kundër kulltukofagëve shpirtëzinj dhe pa sentiment njerëzor që përdorin dhe keqpërdorin pushtetin duke jetuar në luks të shfrenuar mbi fatkeqësinë e shumicës, të më të dobtëve të shoqërisë.

Ikja e Leonardit është protesta më e paqtë që na bën të ndjehemi me turp dhe të shohim veten në pasqyrë të gjithë së bashku, por njëkohësisht, sa nuk është vonë, të mundemi të reflektojmë si shoqëri ndaj atyre që kanë në dorë fatet tona…

Deri atëherë, u prehësh në Paqe o Engjëll i Mirë i Zotit!

23 komente në “Ikja pa zhurmë e endacakut që jeta nuk i fali asgjë”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Mua me vjen jashtezakonisjt keq per fatin e ketij njeriu. Pot te vazhdosh te quash jetim dike qe ka mbushur 28 vjec, kaq duhet te ishte mosha e Leonardit ne 1990, pra ne vitin kur institucionet pushuan perkrahjen per jetimet (sipas autorit), me duket pak e tepruar. Nje 28 vjecar eshte burre dhe nuk mund te quhet me jetim, nje 28 vjecar i del per zot vehtes, dhe nuk ka nevoje as per babin e as per mamin. E kam fjalen qe trajtimi i ketij personazhi si “jetim” me duket pak si kot.

    Mos me keqkuptoni, por ka erdhur koha qe njerezit te kuptojne, me ne fund dhe pas me shume se 25 vjetesh, se nuk mund te behet pergjegjes shteti per cdo fatkeqesi qe u ndodh individeve.

    1. jetimi says:

      sidoqofte Plak shoqeria dhe shteti mbajne pergjegjesi, te pakten morale, per njerzit ne nevoje. Ky person ka patur nje jete dramatike qe e ka gjetur nderimi i sistemeve pa familje, shtepi, dhe pune. Duket qe ka qene njeri qe ka patur nevoje per perkrahje por perkundrazi eshte braktisur.

      Ne duhet patjeter te na shqetesoje shume braktisja si fenomen shume anti-njerezor ne shoqeri. Shteti ka pergjegjesine e vet sepse ka deshtuar ne dhenien e nje mundesie punesimi ne nje rast te tille. Eshte e pafaleshme dhe turperuese per cdo njeri pak pak mend ne koke dhe pak zemer ne gjoks.

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Sic e thashe edhe me lart, nje femije i mbetur jetim ka nevoje per perkrahje dhe per t’u marre nen kujdes. Shoqerite e perparuara kane mekanizmat e veta qe me shume ose me pak e realizojne kete gje. Deri ketu jemi ne rregull. Edhe ketij fatkeqit per te cilin bejme fjale ky kujdes nuk i ka munguar kur ishte femije (aq sa mund te behej neper jetimoret dhe shtepite e femijes se kohes se shkuar).

        Une desha vetem te ve ne dukje se ne moshen 28 vjecare, njeriu nuk mund te quhet me JETIM, se i bie qe psh edhe une qe po u afrohem te shtatedhjetave duhet ta quaj vehten jetim, meqe me kane vdekur prinderit, dhe te kerkoj te trajtohem si JETIM. Ky fatziu mbase ishte i pamundur e nevojtar per arsye nga me te ndryshmet, po mua me duket se ketu te qenet jetim ose jo nuk ka lidhje fare.

        Nejse, per mendimin tim, njeriu duhet ta marre ne dore vete fatin e vet. Te gjithe qarramanet e sotem qe u kujtohet sistemi i vjeter e u vjen mire te shajne kete kapitalizmin e sotem, me duket se jane nga ata qe e prisnin cdo gje gati. Atehere parrulla ishte “qingji i urte pi dy nena” qe eshte parrulla e dembeleve dhe bythepambukeve dhe atyre qe nuk duan te rrezikojne asgje. Sot eshte puna ndryshe. Megjithate, proletaret mund te bashkohen dhe ta permbysin boten e vjeter, ashtu sic thote ajo kenga, he mo si i thone, ajo “Internacionalja”. Keshtuqe o burra, cilido qe do ta permbyse kapitalizmin e eger, mizor, gjakpirese e kriminel, bujrum le te hidhet, le te gjejne Enverin e ri dhe perpara drejt sociallizmit ku kushdo ha nje pjate gjelle te qelbur, dhe askush pervec ca te privilegjuarve nuk bredh dot me makine,

        1. mirel says:

          Njeriu nuk mund te quhet jetim por i jepet pune. Keshtu qe sado te lodhesh ti me kete argumentin e gjetur per argument prape nuk e justifikon dot mosperfilljen e shtetit per varferine ekstreme.
          Na ja ndodhur dhe shume nga ne te ngelemi te papunene moshe te rritur, po e kemi patur nje strehe ama, dhe nje jrah te ngrohte nga familja. Te dy krahet bile.
          Po ky i mjere ka ikur dhe eshte munduar ta fshehe varferine e tij me heshtjen dhe me vone eshte dorezuar pa kushte.
          Nhe pune ka nevoje njeriu dhe nje strehe per dinjitet.
          Po kur shtetin e merr ne dore koncesioni, atehere mbaron gjithcka.

          1. Plaku Xhuxhumaku says:

            O mirel, se ti dukesh dhe si i kenduar, po tamam or zoteri kete po them edhe une, bjeri shtetit e kujt te duash, ne dac per varferine ekstreme, ne dac per ate qe nuk shperndan gjela deti per Vit te RI, po mos me hap barkun te me quash jetim burrin 28 vjecar. Kaq desha te them une. Te tjerat i ke mire edhe zotrote.

    2. €piriiiiii says:

      Si ka Mundesi keta Sy te Trishtuar te Leonardit si kan bere pershtypjen askujt ne Sarande edhe me tej. Ku Humbi Qytetaria Sarandiote, dhe gjith Sektet Fetare qe bucasin me te Madhe per Paqe e Parajse dhe rrijne kaq larg kopese se Zotit. Eshte me te Vertet Pikelluse Historia e Leonardit te Braktisur nga personi qe duhet ta Donte me shume e ta drejtonte ne jete. Vec Nenes e Braktisem edhe te gjith Ne te tjeret. Lamtumir Leonard ikja jote e Trishtuar Ndergjegjsofte kete Shoqeri Njerzore te Semur qe vrapon vetem drejt Parase dhe ka humbur cdo Vler te Vyer Humane. Zoti te Pranofte ne Mbreterin e tij.

      1. Lugati says:

        shkurt dhe sakte EPIRI..TE LUMTE DORA PER SHKRIMIN

    3. €piriiiiii says:

      Plakush…… . Jo te gjith njerzit jane te Forte si ti. Ke degjuar ti per njerez me Shpirt me Zemer te Brishte. Ndonjeher PSEtë te shoqerojnë gjith jeten deri aty sa harron ta jetosh jeten. Thjesht duhet vetem pak Kurajo pak Perkrahjr pak Ndihme ta drejtosh dike te gjej rrugen e duhur rrugen e Perendise. Mbase kjo i ka munguar Leonardit. Tung Plako

  2. kjo bote e ndyre says:

    Nje histori vertete teper e dhimbeshme ……!! Duke degjuar kesi historish na ben pa dashje te ndiejme nostalgji per ate sistem “kriminal” siç e theksojme shpesh ketu ne komente por … por kjo histori dhe plot te tjera si kjo te bejne te reflektosh dhe te mendoshh hem ……. vertet ishte aq kriminal ai sistem qe lam mbrapa me perbuzje hemm…….. !!!!!! Kjo histori tregon te kunderten atehere trajtimi qe njerezor kishte humanizem ndersa sot … hemmm …. se di … vertete se di …. ndoshta ndonje mund te me ndihmoje te kthjelloj mendimet … hem ……. kohe muti … secili per vete zoti per te gjithe … he .. po ku eshte zoti … hemm…. ????? !!!!!!!!!!

  3. ..... says:

    KTA te jetimores mir qe Nuk njohen nenen biologjike , por ktyre i vdiq nena dhe babai i vertet ne vitin 90 kur hyri demokracia , para 90tes shteti i rriste i edukonte ishin prioritar ne sgjedhjen e shkolles dhe zanatit shkonin ku kishin deshir te paret per te mar Nje apartament te cilin ja kompletonte shteti, pra ishin njerzit me te privilegjuar te atij sistemi , kjo ndoshta ndodhte keshu se ishte parrulla njeriu mbi te gjitha , ose se vinte nga hUmanizmi i atij shtei qe ndoshta drejtohej nga njerez me te ndershem dhe te perkushtuar per jeten e njerezve se sa ç kujdeset sot shtei demkratik , dashuria dhe rrespekti per jeten e njerzve ne sistemin e shkuar ishte njemij her me i madh se sot , sot as qe egziston me kjo dashuri ,sot vdes kush vdes per shtetin esht thjesht nje lajm ne gazet dhe askujt nuk i behet von, dnoshta kjo esht dhe arsyeja qe njerzit sot vlersojn sistemin e shkuar me shum se gjysma populls, perveç ktyre te shtepis femijes per ate sistem pergjerohen 80 mij te ngujuar qe nuk gjejn dot zgjidhje nga qeveria , kjo esht jeta ky esht sistemi ku njeriu per njeriun esht ujk , ky esht sistemi qe thoshin me par qe kapitalizmi te pi gjakun , e shum parrulla te tjera qe sot jan mese te verteta ? megjithate I QFT DHEU I LEHT KTI FUKARAI TE MJER U PREFT NE PAQE.

  4. BK says:

    Një nga vargjet e një pezie:

    Unë që i dhashë fund jetës
    Nuk u ndava nga ajo se nuk e desha
    por jeta nuk më deshti MUA.

    Sa jetë e dhimbshme e përfundim tragjik. Jeta për dikë bëhet helm.
    Pusho o shpirt i mundimeve.

  5. Rigoni says:

    Per cilin shtet e ka fjalen artikull-shkruesi ????…KU ESHTE SHTETI…!!!…….Shteti vdiq ….e vrau demokrati i vicidolit,sepse ai shtet e beri kirurg,komunist e sekretar……komshiu e pergatiti per hesap te vete.
    Dhe tani te gjithe pergjegjesine e ka qeveria aktuale………..po ,Edi Rama….ky eshte fajtori i te gjitha te kqiave ne vendin tone ( jo shtetin tone,qe qoftlargu e zhduku )
    Keqardhje per te shkretin!Te pakten shpetoi nje here e mire nga kjo bote e ndyre!

  6. Pallatet Agimi says:

    Moralisht me i mjere se viktima, qe rahmet paste, eshte ky autori i shkrimit qe i ben thirjes Leonard fukarait, te “prese” deri sa te “reflektojme ndaj atyre qe kane fatet tona”.
    Jo ore zoti Ilir Cumani, jo! Ende nuk ke kuptuar se ne c’rend je duke jetuar, e per me keq ne c’vend. Ne kete sistem, fiksoje mire : njeriu per njeriun eshte ujk. Do te kete te varfer e fukarenj si viktima e shkrete, ashtu sic do te kete te pasur qe “ushqehen” nga ky fukarallek. Eshte ligj i ketij sistemi, ne baze te te cilit qendron konkurenca, ajo qe e con perpara kete shoqeri. Mjere ai qe eshte i dobet, sakat e i paafte fizikisht. Per te nuk ka as fe e as zot, ai eshte i skartuar ne garen e temerrshme te kesaj jete te pameshire. A ka meshire ne xhungel?
    Si zgjidhet? E ja ky eshte ankthi i shoqerise njerezore, qe u perpelit e u perpelit prej 100 vitesh ne nderimin e sistemit e nuk ariti dot. Sepse u perpoq jo ta zhdukte xhunglen, por te nderronte kafshet qe mbreteronin ne te. E natyrisht kur rivine kafshet e “rrexuara” si ne Shqiperi, ato jane te pameshireshme, ato duan edhe gjakun qe ju ka munguar gjate periudhes te “konvalishences”.
    Ndaj te ne nuk ka vend fare per apel. Ai, ky sistem, ka 26 vjet qe eshte leshuar ne “renje te lire” deri sa te perplaset aty per ku eshte nisur. Eh, sa do degjojme ende. Si tha Rama? “Prisni prisni se akoma nuk e keni pare”, me te vetmen mungese sensi, se nuk ju drejtua fukarenjve e te dobteve, por pikerisht atyre, kafsheve te para qe moren persiper “riperteritjen” e xhungles shqiptare.

  7. I says:

    Niveli i një shoqërie matet me si i trajton më të dobtit e saj. Instituti shoqëror është shteti. Shteti takson ata që kanë. Zgjidhja është e qartë. Por nuk duam komunizëm… Atëhere mos u dhimbsni, tufë hipokritësh. Dhe jo, paratë e mia, vetëm, nuk zgjidhin gjë. Të gjithë të taksohen në bazë të cilësisë së jetesës (se kollaj është të fshehësh paratë nëpër botë). Për ç’do udhëtim të Xenit, $2000 taksë.

  8. Une... ti... ne te gjithe... says:

    Kjo eshte tragjedi e nje jete te tere!!!!

    Askush nuk mund te drejtoi gishtin drejt njeriut te gjetur ne kesisoj rrethanash gjithe jetes se tij.

    Nese 28 vjecarin nuk mund te qe jetim ne 1990 atehere mos ndalojme tek ky por te shikojme ne pergjithesi tek te gjithe moshataret e tij ne ato kohe psikollogjija e te cileve ra ne ambient helemues e shkaterrues per vet faktin se njerezit nuk ishin te pregatitur per ndryshim edhe kur i kishin kembet ne toke te rrethuar nga njerez te dashur ku mund te gjenin mbeshtetjen shpirterore elementare.

    Ky njeri duke mos patur askend ne kete bote ka qene ne vijen e pare te sakrifices se ndryshimeve ku shteti behet i papergjegjshem.

    Mendoni veten ne rrethanat e kesaj jete por pa nevojat e ekzagjeruara materiale te tij. A nuk eshte e bollshme qe te vuani gjithe jeten nga vetmia? Ku do e gjente forcen ky njeri per te perballuar veshtiresite e tranzicionit te stergjstur artificialisht? Pa lere me batakcilliqet e maskaralliqet qe shoqeria jone nuk i ka kursyer edhe per ata qe jane psikologjikisgt te shendoshe, dhe i ka kerrusur – kerrusja tek ky njeri ka qene humbja e shpreses, terheqja, izolimi dhe pritja e vdekjes.

    Eshte pikerisht shteti qe ka pergjegjesine per keto tragjedi! Nese shteti nuk mund te pregatisi per ne jete keta njerez dhe nuk mund ti perkrahe ne ndertimin minimal te jeteses me nje banese dhe pune per tu mbajtur gjalle ai nuk eshte shtet por mut me politikanet si shul i mullarit.

    Kjo eshte nje jete per te ardhur keq, por une u beje thirtje te gjithe atyre qe ankohen se nuk kane dhe nuk jane mundesite per pune ne shqiperi dhe gjejne pretekse per te ndenjur kafeneve: plasini syte dhe vereni mendjen ne pune. Nese ky njeri do te kishte perkrahjen dhe mbeshtetjen shpirterore qe ju mund te siguroni per femijet tuaj dhe peinderit tuaj siguruan per ju, apo familjen qe ju ngrini dhe pas se ciles kapeni fort ne emer te femijeve tuaj jeta e tij do te ishte ndryshe edhe sikur te arrinte per te shfrytezuar vetem minimumin e mundesive qe shqiperia e varfer mund te ofroje!

    Jeta nuk eshte lluks pas te cilit ju humbisni ne enderra dhe degradoni si me vetdashje, por eshte ndergjegje qe kur ne radhe te pare nuk arrin ta kesh je i pafat, dhe kur e humbet nga arroganca je i pa pergjegjshem, batakci dhe mosmirenjohes qe ke sy, ke kembe, ke duar, ke vesh dhe je ne gjendje te dalesh e te shohesh driten, djellin e shihun, je mosmirenjohes qe je mes njerezish dhe ke njerrez qe te presin te kthehesh ne shtepi kur bje nata dhe shqetesohen per ty kur ze krevatin i semure!

    Nese publiku radhe shqetesohet dhe ndjen keqardhje per nje te panjohur atehere ti duhet ta jetoshe jeten per te dashurit e tu dhe jo per lluksin qe nese nuk e arrin atehere nuk ja vlen te punosh dhe te jetosh normal.

    Shqiperia duhet te dali nga katastrofa psikologjike ku e katandisen xhambazet e jetes se njeriut qe moren pushtetin e saj post-komunist!!!

  9. zaho says:

    po pse o plak xhuxhmaxhuxh 70 vjec paske ne kurris ,po paske te drejte qe e urren Komandantin, te paska ber te ndihesh xhuxhmaxhuxh qe atehere se Ai hajdut rrugac kriminel te korruptuar i fuste ne qyp

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Or ti zaho, e para meso te lexosh, nuk eshte xhuxhmaxhuxh, por eshte xhuxhumak. Une komandantin nuk e urrej, une per komandantin nuk pjerdh, e sa per dijeni mua komandanti ma rruajti. Juve qe i mbajtet ere gjithe jetes bythes se komandantit e ju vinte ere e mire, ua kane shpelare trute e u kane mbushur qypin se po nuk qe me mender komandantin tuaj je o hajdut, o kriminel, o rrugac o futja pordhes gri sallate sa te kaloje edhe kjo nate. O zaho, o rrote [email protected], une po behem 70 vjec por deri me sot nuk i kam hyre ne hak njeriu, e as kam lene te me hyje ne hak njeri, as nuk i kam shtrire dore njeriu as per t’i dhene, e as per t’i marre. Prandaj me vjen per te vjelle nga keta qe hiqen sikur u vjen keq per keto qe ndodhin e na mbyten me hipokrizi. Ku ishe zotrote qe nuk i dhe ndonje cope buke ketij fatziut?? He mo ku? Apo ishe futur ne ndonje mbledhje partie me temen “Si t’ua bejme nenen armiqve”. Ik o zaho pirdhu, e shih te nxjerresh ndonje krodhe buke per vehte e per tet shoqe (po ke) e mos e krruaj kot me mua se nuk te del gje.

  10. Era says:

    Iu prehte shpirti ne paqe, Leonardit… Me vjen shume keq per ate qe lexova, vertet e trishte.. Por ne Shqiperi nuk ka shtet, nuk ka shtet te mireqenies sociale, ka vetem bandite dhe kriminele te pangopur..

  11. Albani says:

    Dhimbje e madhe per jetimin Leonard Arapi,dhe respekt te thelle per artikull shkruesin Ilir Cumanin.

  12. Ndergjegjia! says:

    E moj shoqeri,eeh moj njerezi.
    Po ti “shkrues” i ketij artikulli ku ishe kur Leonardi i biente dyerve?
    Po “TI” ku ishe kur Leonardi nuk dinte si te merrte asistencen?
    Po “TI” ku ishe qe nuk more nje tel ‘fiksin’,…nje shkrim si ky p.sh ‘temen’ etj etj….kur Leonardi kishte nevoj?(te jesh me se i sigurt, qe ndima do ishte aq e madhe sa edhe per jetimet e tjere dicka do ngelej)
    MUND TE SHKRUAJ SHUME E SHUME PYETJE…POR(?!)

    Nejse,shpirti i gjete paqe atje ku vajti!
    Faleminderit per shkrimin. Ketu duhet te them:Nuk ka rendesi se si e shoh une lajmin por rendesi ka qe lajmi te jete i sakte.

    1. m says:

      Si shkruesi dhe te gjithe ata qe kalonin perbri dhe ja dinin historine, heshtje e perjetshme.

  13. enter"" says:

    Ne fleme nen ullinj, dhe zgjohemi pasi tragjedia ka ndodhur………………………………………..
    Dikur njerezit benin per njeri-tjetrin, sot e kane hale ne sy

  14. tomsojeri says:

    Fakti qe nuk jan pak komentus qe marin pjes ne kte shkrim prekes ,tregon qe nuk kemi “vdekur” shpirterisht ! Ndoshta po rojm ne kte regjim ku vdekja yte esht jeta ime apo sic thot me lart dikush njriu per njeriun esht ujk ,por shpejt akoma per ne qe jetuam ne barazi pa diferenca te medha,nuk kaloka keshtu nje rast si ky ! Un u preka se dhe shkrimi per kte fatkeq te con aty, por bashkohem me plakun xhuxh..ne llogjiken se ky 28 vjecar ku mesoi edhe nje zanat mjaft te kerkuar si ne shqiperi por edhe jasht saj skish pse perfundonte ne kte dit halli ! Me i urt se cduhet ,me i ndershem se cduhet, me pak energjik se cduhet ,ndofta pasoj e atij abandonimi makaber qe u rit pa dashurin amesore ,jetimoreve vrasese te shpirtit e kthyen kte fatkeq ne kte pazotesi te gjej rugdaljen e ktu mungon shteti, dore e tij per njerez qe mbeten ne xhungel te paaft te orientohen Kush pra i nderi doren ne kte qytet, ku nuk esht kaq i madh qe te mos di fatin e ktij fatkeqi qe hiku nga jeta ,pa shqetesuar me vese kta qytetar ! Esht pikerisht ky indiferentizem qe vret solidaritetin ,esht ky indiferentizem qe kriminelet ,mashtrusit,hajdutet dhe tradhtaret e politikes te kollarisur po luajn me ne ktu e 30 vjet ……
    U preht ne paq shpirti i ktij fatkeqi te varfer e te abandonuar, qe hiku me duar te pastra nga kjo shoqeri e tjetersuar ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje