Jezusi nga Tirana rreh babanë, pse linte motrën që të dilte jashtë shtëpisë…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

gjykate“Im bir, Jezusi, ushtron dhunë ndaj vajzës dhe ndaj meje”.

I tillë ka qenë denoncimi i babait për të birin në Komisariatin Nr. 4 të policisë së kryeqytetit.

Kërcënimet ndaj të bijës dhe dhuna fizike e ushtruar kanë detyruar babain të denoncojë të birin, Jezus Pane.

Nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor i kësaj çështjeje rezultoi se, 20-vjeçari kishte mosmarrëveshje me të atin, pasi ky i fundit lejonte të motrën të dilte jashtë.

E ngjashme ka qenë edhe situata që e detyroi të atin ta denonconte.

Sipas dëshmisë së babit, ai i kishte dhënë leje vajzës që të dilte të blinte një akullore, kur në këto momente, në banesën që ndodhet në periferi të Tiranës ka mbërritur Jezusi, i cili i ka kërkuar llogari të atit se përse e kishte lënë të dilte të motrën.

“Jezusi doli nga banesa për ta kërkuar motrën, unë e ndoqa dhe e gjeta duke e kërcënuar.

Në shtëpi ka tentuar ta godasë, por kam ndërhyrë unë dhe përleshja ka vijuar me mua, duke më çarë në vetull”, ka qenë dëshmia e babait të Jezusit përpara gjykatës, raporton TCH.

Ndërsa vet i pandehuri ka deklaruar se, frika se mos ia ngacmonin të motrën jashtë banesës, ishte arsyeja e mosmarrëveshjeve.

Por, nga ana tjetër, kjo “frikë” dhe aktet e dhunës që pasonin, i kanë kushtuar atij në një moshë të re plot një vit burgim, të cilin është duke e vuajtur që nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Jezusi nga Tirana rreh babanë, pse linte motrën që të dilte jashtë shtëpisë…”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'',vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

    flitet per Mohamed shqipfoles e jo Jesus…………..allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *