Nojer dhe Alvesh: Ronaldo e meriton trofeun e FIFA-s

9 Janar 2017, 18:22Sport TEMA

Portieri i Bajernit të Mynihut, Manuel Nojer është shprehur se Kristiano Ronaldo meriton të fitojë çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit 2016-të.

Deklarata e portierit gjerman u bë gjatë mbërritjes së tij në vendin ku do të organizohet ceremonia gala e FIFA-s.

Kristiano Ronaldon do të jetë fituesi i çmimit ‘Lojtari i Vitit’, ai e meriton këtë” tha Nojer.

I të njëjtit mendim ishte dhe ish lojtari i Barcelonës Dani Alvesh.

Alvesh u shpreh se ky trofe i takon Ronaldos.

“Kam ardhur këtu për të parë Ronaldon duke e fituar çmimin e FIFA’s. Ai e meriton këtë” tha ish mbrojtësi katalanas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje