Propozimet e LSI për reformën zgjedhore: Ndëshkim të ashpër ndaj shit-blerjes së votës!

9 Janar 2017, 15:30Politika TEMA
Propozimet e LSI për reformën zgjedhore: Ndëshkim të

Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dalë sot me një propozim konkret për ndryshime në reformën zgjedhore duke renditur një sërë pikash:

Në kuadër të Reformës Zgjedhore, Grupi parlamentar i LSI-së propozon këto ndërhyrje:

 

Propozimi:

Blerja me çfarëdo forme (me para në dorë, me premtime për para ose shkëmbim në natyre, dhëna e parave për mos votim, duke i marrë zgjedhësit kartën e identitetit) duhet të konsiderohet Krim dhe jo Kundërvajtje Penale si deri më sot.

Ndërsa shitja e votës apo e kartës së identitetit të mbetet Kundërvajtje Penale.

 

Argumentim:

Fenomeni i shitblerjes së votës ka ardhur duke u shtuar nga zgjedhjet në zgjedhje. Me gjithë shtrëngimet penale të vendosura përsëri ky fenomen mbetet kritik.

Propozimi ynë synon të saktësojë të gjitha aspektet e shti-blerjes së votës duke futur në këtë koncept edhe marrjen kundrejt pagesës së kartës së zgjedhësit.

Gjithashtu propozimi ynë ndan blerjen e nga shitja. E para duhet konsideruar krim, sepse subjektet që e bëjnë janë të zgjedhurit, ndërsa shitja të mbetet Kundërvajtje.

 

Propozimi:

Fotografimi i votës nga ana e votuesit (votës së tij ose të afërmve) duhet të shpallet Kundërvajtje Penale. Dënimi në këtë rast mund të jetë gjoba ose ndalimi i votimit në zgjedhjet e ardhshme. Kur fotografimi i votës bëhet nga komisionerët duhet të jetë e dënueshme me burgim.

Kërkesa apo shtrëngimi ndaj zgjedhësit për të fotografuar votën të konsiderohet krim.

Argumentim:

Për fotografimin e votës është parashikuar aktualisht vetëm kur kjo bëhet nga presioni i ngarkuar me zgjedhjet, pra nga komisionerët. Për votuesin nuk ka asnjë të parashikuar.

Në këto kushte paraqitet propozimi i mësipërm si ndryshim i nenit 327 të Kodit Penal. Qëllimi në këtë rast është ruajtja e garantimi i fshehtësisë së votimit.

 

Propozomi:

Mos deklarimi, deklarimi i rremë apo moskthimi i parave në buxhet, që rezulton nga auditimi i KQZ mbi zgjedhjet e shkuara e ndalon partinë të regjistrohet si subjekt zgjedhor.

Mos-deklarimi i shpenzimeve të kryera pas çdo aktiviteti politik, brenda 24 orëve nga aktivitetit si dhe burimin e parave, që mbulojnë atë aktivitetet, duhet të dënohet me gjobë deri më ç’regjistrim të partisë nga pjesëmarrja në zgjedhje. Çregjistrimi merret si masë në rastet të përsëritura.

Argumenti:

Propozimi vjen në përgjigje të shqetësimit të përsëritur të opinionit publik të vëzhguesve të huaj.

Financimi i zgjedhjeve është temë e mprehtë prandaj dhe propozimi ynë është mjaft i rreptë.

Ne propozojmë transparencën për çdo aktivitet zgjedhor. Deklarimi i shpenzimeve të aktiviteteve dhe të burimit të tyre është detyrim që shmang çdo koment dhe sqaron në kohë reale burimet e financimit. S’ka përse të fshihet ky element. Kjo masë e disiplinon njëherë e mirë këtë veprimtari të diskutueshme të partive politike.

 

Propozimi:

Në nenin 163 paragrafi i pestë duhet të ndryshojë si vijon: Menjëherë pas përfundimit të procedurave për ndarjen e mandateve për çdo parti politike, sipas këtij neni, KQZ përcakton mandatet nominale për çdo parti politike, në bazë të renditjes së kandidatëve sipas rezultateve të votimit duke filluar nga kandidati që ka mbledhur më shumë vota.

Pika 6 e nenit 163 duhet të shfuqizohet (parashikon të drejtën e kryetarit të partë për të qenë në më shumë se një listë votimi).

Këto ndryshime diktojnë amendamentin dhe të dispozitave që parashikojnë fletën e votimit, në mënyrën e votimit, administrimin dhe nxjerrjen e subjektin politik ashtu dhe për kandidatin e listës për çdo subjekt.

 

Argumenti:

Listat e hapura apo të mbyllura është një debat që ka lindur që me ndryshimin e sistemit zgjedhor. LSI ka mbajtur gjithmonë qëndrimin që partia ka vetëm të drejtën e futjes në listë të kandidatëve. Ndërsa renditjen e tyre e përcakton votuesi. Pra votuesi që vendos të votojë për një parti, duhet të zgjedhë kandidatin që preferon më shumë nga lista e asaj partie. Kjo masë shton masën e demokracisë direkte duke e lidhur me shumë të zgjedhurin dhe zgjedhësit e tij, por edhe kufizon pushtetin diskrecional të partive dhe kryetarëve të tyre.

 

Propozimi:

Neni 46 pika 1 fjalia e parë duhet të riformulohet si më poshtë:

Lista e zgjedhësve hartohet për çdo zonë qendrore votimit dhe përmban të gjithë zgjedhësit që deri në datën e shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare apo vendore) kanë vendbanimin e regjistruar në RKGJC në atë zonë qendre votimit.

Argumenti:

Ky propozim lind nisur nga përvoja tepër negative e vënë re gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ku zgjedhës nga qytetet të tjera u transferuan në bashkitë e ndryshime duke ndikuar në mënyrë abuzive në ndryshimin e rezultatit.

 

Propozim:

Kodi ka parashikuar 90 ZAZ dhe në çdo ZAZ ka një vend të numërimit të votave. Shtimi i numrit të vendeve të numërimit kondicionin shtimin e numrit të ZAZ pasi ato janë përgjegjës që nga votimi deri në nxjerrjen e rezultatit.

Për këtë duhet të ndryshojë aneksi 1 i Kodit Zgjedhor i cili ka parashikuar ndarjen e territorit në 90 ZAZ.

Propozojmë krijimin e 200 ZAZ sipas ndarjes përafërsisht 20.000 zgjedhës. Teorikisht për çdo ZAZ të cilave do t’i korrespondohet nga një VNV.

 

Argumentim:

Është me rëndësi të jashtëzakonshme nxjerrjen sa më parë e rezultati të zgjedhjeve. Tej zgjatja në procesin e numërimit sjell rritjen e pasigurisë dhe humbjen e besimit të publikut në zgjedhjet e lira e të ndershme.

Në kushtet kur opsioni i numërimit të votave në qendrën e votimit nuk konsiderohet (ku në fakt do të ishte opsioni më i mirë) shtimi i grupeve të numërimit, mbetet opsioni realist.

 

Propozim:

Shfuqizim i pjesës së 10 të Kodit Zgjedhor e cila parashikon ankimin në KQZ për të gjitha llojet e vendimeve. Kjo kërkon mendimin e disa dispozitave të tjera. Qëllimi është shmangia e ankimit administrativ në KQZ dhe ankimi drejtë për drejtë nga çdo subjekt në Kolegjin Zgjedhor.

Argumentim:

Në kushtet kur të gjitha ankesat pa përjashtim nga KQZ shkojnë në Kolegj, si dhe në kushtet kur KQZ vendimet i ka në shumicën e rasteve 4me3, besojmë se është humbje kohe ankimi në KQZ. Prandaj subjektet zgjedhore mund të ankimojnë pretendimet e tyre direkt në Kolegj. Kështu eliminohet vonesat e panevojshme dhe shkurtohet mjaft koha për të mbyllur rezultatin e zgjedhjeve.

 

4 komente në “Propozimet e LSI për reformën zgjedhore: Ndëshkim të ashpër ndaj shit-blerjes së votës!”

  1. PA TE DREJTE VOTE says:

    O zot, ….ne je………… NA NDIHMO MOS VRASIM VEHTEN.
    PO ATO QE E KANE BLERE DERI TANI VOTEN,,,,,,,,,,, FALEN ?

  2. DDDDDDDD says:

    Super formatim nga LSI per kerkesat e paraqitura para nje komisioni te Parlamentit.
    Shpresojme qe per thelbin ta kene me seriozisht.

  3. ariff says:

    Vote mbare populore kunder plerave te LSIse dhe ndjekje penale per Ilir floririn .

  4. Populli says:

    Kulmi i hipokrizise.Keta u jane sulur maturanteve per ti bere anetare te LRI me dhurate rezultatin e provimeve.A mund ti besosh dhe ti shohesh keto surate? Larg njerez nga politikanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje