Refik Halili dhe Gjergji Muzaka debatojnë live në emision për çështjen e kontratës

9 Janar 2017, 00:04Sport TEMA

Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe mesfushori Gjergji Muzaka janë përballur me njëri-tjetrin në emisionin “Ora Skaner”.

Të dy palët janë përfshirë në një debat për disa minuta, pas kërkesës që Muzaka ka bërë në FSHF, për problemin e pagave që ka hasur tek Tirana, ku sipas tij ka shumë muaj pa u paguar.

Halili ka replikuar me Muzakën për konratën që ai ka nënshkruar.

“Sipas kontratës që ka nënshkruar ai me klubin tonë, në pikën 3 shkruhet: Në rast se lojtari do të bëhet i paaftë për të luajtur, për dëmtim apo sëmundje, ai do të paguhet për 4 muaj dhe jo më shumë” tha Halili.

Por, Muzaka tha se ai duhet që të marrë pagën e plotë, dhe i bëri gjithashtu dhe një pyetje të drejtpërdrejt Halilit duke i thënë.

“Ti po më thua se sa e kam unë pagën dhe unë dua të të them sa muaj kam pa u paguar?” ishte pyetja e Muzakës që nuk mori një përgjigje të drejtpërdrejt nga Halili.

Muzaka theksoi gjithashtu se ai nuk e ka paditur klubin, por thjesht ka bërë një kërkesë zyrtare për problemin e pagave.

Ndërsa Halili thekson se lojtari ka nënshkruar një kontratë ku thuhet se në rast se lojtari është i dëmtuar nuk përfiton më shumë 1 milionë lekë

Debati.

Halili: Sa të takon kur je i dëmtuar 1-milion apo 7-milion?

Muzaka: Unë jam dëmtuar në ndeshje dhe mua më takon kontrata e plotë.

Halili: Sa të takon?

Muzaka: Aq sa është aty (në kontratë) 7-milion.

Halili: Jo nuk është e vërtetë, aty thotë në rast dëmtimi ti merr 1-milionë lekë. Nuk thotë në kontratë që në rast dëmtimi do ti paguhen 4-muaj rrogë bazë pra 1 milion plus bonus, por thotë 1 milion.

Muzaka: Ti po më thua se sa e kam unë rrogën dhe unë po të them, sa kam pa u paguar?

Halili: Nxirre ti publikisht sa ke dhe unë po të thash që ke një më pak ose një më shumë, dhe unë do dal publikusht, ktu i ke të gjitha pagat ( i referohet kontratës).

Muzaka: Ti më the që sa e kam pagën dhe unë po të them sa kam pa u paguar, se është më mirë të bëhen publike këto gjëra

Halili: Ti ke paga për të marrë tek klubi i Tiranës por duhet të sqarosh këtë bilanc, 7 milion apo 1 milion kur je i dëmtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje