Rivalitet të “fortësh” me armë, Noizy shoqërohet në polici. Stresi nga arratia sfidon përmes familjarëve

stresi-noizy_1483996928-6770763Dy reperat Stresi dhe Noizy janë vënë sërish në qendër të vëmendjes. Teksa Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është në kërkim pasi dolën imazhet teksa ai qëllonte me armë në ajër, për të njëjtën akuzë u shoqërua rivali i tij Noizy.

Ndërkohë që Policia e Shtetit është vendosur të mos tolerojë askënd, sa i përket armëmbajtjes pa leje, kushdo qoftë personi. Kështu pas reperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, policia ka nisur procedim penal ndaj reperit tjetër shqiptar, Rigels Rajkut i njohur si Noizy.

Ky i fundit është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Durrësit, për tu marrë në pyetje dhe për të kryer disa verifikimeve, lidhur me një video të postuar, ku duket këngëtari duke qëlluar me armë.

Në të shihet këngëtari teksa qëllon me pistoletë disa herë në ajër. Nga shpjegimet që ai kishte bërë kohë më parë, shprehej se video është bërë për një nga videoklipet e tij.

Megjithatë autoritetet e rendit kanë vendosur të mos tolerojnë askënd sa i përket mbajtjes së armëve pa leje, aq më keq përdorimit të tyre.

Kjo referuar fushatës “Mos duaj, por gjuaj” nga Ministria e Brendshme, ku të gjithë qytetarët janë ftuar të dorëzojnë armët e tyre deri në Prill, që të falen nga ana e ligjit, ose në të kundërt do të dënohen.

Pak ditë më parë policia shpalli në kërkim reperin Stresi, pasi ky i fundit u xhirua teksa qëllonte në ajër me armë shotgan.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rivalitet të “fortësh” me armë, Noizy shoqërohet në polici. Stresi nga arratia sfidon përmes familjarëve”

  1. Toni says:

    Ej, mos ndoshta fushata quhet ” Mos gjuaj,po duaj”.. Hajde kastraveca gazetare hajde !

  2. Bambi says:

    E po kur u bene dhe keta bythmuter te permenden neper gazeta…
    Lajne dhembet 1 here ne jave dhe u duket vetja VIPa. Edhe ne goje ja marrin njeri tjetrit, vetem e vetem qe tù dale emri lart e poshte
    Sa poshte ka rene shtypi ne Albanista.

    1. kreu says:

      keshtu e kane katandisur shtypin shqiptar keta qe shkruajne, jane me mut nga keta qe perdorin armet nen efektet e droges e te alcolit.

    2. kreu says:

      keshtu e kane katandisur shtypin shqiptar keta qe shkruajne, jane me mut nga keta qe perdorin armet nen efektet e droges e te alcolit.

Lini një Përgjigje te Toni Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *