Shqiptari rreh me grushte të fejuarën, mjekun, infermieren dhe policin

9 Janar 2017, 20:14Kronika TEMA

Një shqiptari, emigrant në Itali duket se nuk i ka dalë inati me të fejuarën e tij, aq sa jo vetëm ka dhunuar këtë të fundit, por edhe kushdo që është përpjekur ta ndalojë.

Ngjarja ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka bërë për spital të fejuarën e tij, në banesën e tyre.

Por 33 vjeçari shqiptar nuk e ka lënë me kaq.

Të nesërmen ai ka shkuar edhe në spital ku ajo ndodhej, dhe ka nisur të dhunojë mjekun e shërbimit dhe një infermiere.

Shqiptari ka dhunuar edhe një polic italian që u përpoq ta ndalonte.

Është dashur ndërhyrja e disa oficerëve të policisë që të prangosin shqiptarin.

Ai është arrestuar më pas dhe është lënë 30 ditë në burg përpara se të dalë para gjykatës.

1 komente në “Shqiptari rreh me grushte të fejuarën, mjekun, infermieren dhe policin”

  1. mirel says:

    Ashtu te lumte, tregojeni bindshem qe jeni atavizem historik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje