Skenari i PD për ta kthyer 2017-n në një 1997

berisha-basha

Viti i ri ka nisur me një taktikë të qartë të Partisë Demokratike për të shumëfishuar akuzat lëshuar qeverisë, duke nisur që në ditët e para të janarit me akuzat për “krim qeveritar” për vetvrasjen e një 22-vjeçari në burgun e Rrogozhinës.

Ndërsa taktika për të akuzuar qeverinë për gjithçka duket prej kohësh se është pjesë e strategjisë zgjedhore të PD, skenari për të krijuar trazira të ngjashme me ato të vitit 1997 është oguri më i frikshëm për këtë vit të saponisur.

Këtë të hënë, ndërsa pritej opozita shqiptare të fillonte të mobilizonte bazën, të ndizte motorët elektoralë si dhe të shpaloste alternativën e saj qeverisëse, befas ka ndodhur e kundërta, duke hedhur idenë e shtyrjes së zgjedhjeve të 18 Qershorit. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme të përdoret teknologjia për të numëruar votat. “Teknologjia mund të përdoret në zgjedhjet e ardhshme nëse ka vullnet politik, por Rama nuk e ka”, u shpreh ai.

Mungesa e teknologjisë, së bashku me kartën e hedhur prej dy vitesh se paratë e hashashit përdoren për të blerë votën, duket se do të jenë dy alibitë e PD për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Ndërkohë, kryetari i PD, Lulzim Basha ka shtruar terrenin për të destabilizuar vendin. Pas bojkotit të reformës në drejtësi, Basha tha në fillim të janarit se skenari i PD deri në 18 qershor do të jenë protesta të vazhdueshme kundër qeverisë. Në skenarin e opozitës, protestat duhet të reflektojnë një gjuhë sa më përçarëse dhe mundësisht të jenë sa më të dhunshme, për të elektrizuar popullin në dobi të interesave të saj politikë.

Aktualisht, njohim dy pikat e para të skenarit, protestat që do të mbahen deri në zgjedhjet e 18 qershorit dhe dy justifikimet, hashashin dhe teknologjinë, që do të përdoren nga PD për të mosnjohur ose bojkotuar zgjedhjet.

Hallka e tretë që përmbush këtë skenar ogurzi është dhuna, e pranuar me gojën e tyre nga përfaqësues të lartë të PD-së. Deputeti Ristani nisi këtë lojë duke thënë disa muaj më parë se “nuk do të shkojmë në zgjedhje me Ramën Kryeministër”. Edmond Spaho vazhdoi më tej duke kërcënuar se “vendi do të futet në rrugën e destabilitetit politik dhe të përplasjes në sheshe dhe rrugë. Kambanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar”. I fundit, premtimi i frikshëm i ish-Ministrit të Brendshëm, Flamur Noka: “Guxoni dhe prekni votën dhe do të gjeni këtu, do t’ju duket lule ’97-a, ç’a ka për t’ju gjetur. Po ua them unë, të kërcënoj ty, qeverinë tënde bandite, po cenuat votën, do të ketë një revolucion demokratik qytetar që nuk do të gjeni vrimë ku të hyni”.

Në kohën kur Noka bëri këtë deklaratë në Parlament u mor thjesht për konsum politik, por tashmë duket se ajo është pjesë e një skenari ogurzi për vendin, i nisur me bllokimin e reformës në drejtësi dhe të integrimit europian me shpresën se kjo do të rrëzonte qeverinë dhe i kaluar tashmë në planin B të PD-së, përçarje, destabilitet dhe në fund, dhunë…(Lexo.al)

REMOTE_ADDR:[]

23 komente në “Skenari i PD për ta kthyer 2017-n në një 1997”

  1. Phoenix says:

    Ndonje zgjidhje per ekonomine do kete, apo varja.

  2. tironsi says:

    Pirdh pirdh se lirohesh. Ogurzi do ket vetem per berishat, se per njerezig e thjesht do jet viti me i lumtur

  3. shushica says:

    Rama duhet te deklaroje se votat do te jene te lira , te mbrojtura nga shteti dhe askush nuk mund te lejohet te manipuloje apo vjedhe vendimin e shqiptareve .Mjafton qe votimet te jene te rregullta dhe PD nuk fiton kurre ,ashtu sikurse realisht nuk ka fituar kurre .Edhe ne votimet e marsit 92 u desh nderhyrja e vjithe perendimit dhe kercenimet direkte te politikaneve perendimore per ti dhene shumicen PD …Por kohet kane ndryshuar shqiptaret e njohin boten dhe shumica e ryre kane qene jane e do te mbeten te majte te pakten edhe per 50 vite…Aresyet jane te shumta , nuk eshte rasti ti permendim …Dhe , megjith difektet PS eshte e vetmja qe ka thelb perendimor , deri tani , ne se te rinjte nuk grupohen dhe themelojne dicka te re te tipit 5 stelle , Podemos ,Syriza apo te udhehiqen nga idete e majta te socialisteve moderne si Sanders , Korby…

  4. Shqiperi Etnike says:

    “SERBET” QE SHKERDHEJNE SHqiperine..Berishovici..si dhe Luloivici..KERKOJNE NJE 97-te te dyte…
    Sa Politikane te “Mire” qe kemi….
    Pyes ata “Demokrate” Shqipetare qe i thone vetes “Demokrate”:Kyjte i Intereson DESTABILIZIMI I Shqiperise???Po Serbise…dhe akoma me pake Greqise…nese Destabilizohet Shqiperia nga Bandat e UDB-se me ne krye-Berishovicin..Lulovicin..Flamur Nokovicin…ect..Shqipetaret thjeshte “Perfitojne” vetem Mizerjen..Varferine…dhe PERBUZJEN PER TE QENE PJESE E EUROPES…
    LE TI THEMI NDALE SERBOMDHENJEVE:BERISHOVIC DHE LULOVIC..le ti NDESHKOJME ME VOTEN PER EDI RAMEN…dhe le ti Hedhim ne “Hale” keta Spiunaa te NDYRE…

  5. populli, te cilin e rropet Ju te mallkuar politikane says:

    se kush jane banditet duket qarte nga deklaratat dhe nga historia e e vet PD qe i ka sjelle ketij vendi vetem vrasje,arme ,droge hajduteri e imoralitet,nga Saliu ,te Luli,Jozefina,Kuqua,Pijaneci,Thuthuqi qe rrezik do marrin gruan e katert se nja tre i kane ndare ,kaq maskarenj jane.Hapu dhe!

  6. fieraku NGA ferrasi says:

    Vallahi skemi ndermend te dalim per dhendrrin e shkrelit kac dogjanin etj
    Sa per te majtet e thjeshte sbesoj s Jane budallenj te dalin te mbrojne pasaniket e vet
    Se dime Ca do bejme te punesumit e lsi.

  7. LORA says:

    Skenare ,strategji taktika,per zgjedhjet e 2017es,,,eshte as me shume e as me pak nga c’ka bere nahija
    kusaro-kriminale dhe antishqiptare shqup-se ,qysh pas nentedhjetes.
    Votimi elektronik,ne kuadrin boteror te sulmeve kibernetike ruse mbi zgjedhjet presidenciale amerikane dhe frika qe po ndjehet edhe per ato te sivjetme ne France e Gjermani,,,duhet te jete automatikisht nje gje e panegocueshme.
    Shqiperia eshte aq e vogel saqe edhe ne 1991-in rezultatet dolen brenda nates,,,me telefonat dhe centralet e asaj kohe,,,,pa asnje teknologji kompjuterike.
    Ne kete Shqiperi kaq te vogel,me nje problematike te frikshme te trasheguara nga teknologjia e tjetersimit te vullnetit Sovran prej monstrave shqup-se dhe dokumentacion identifikues te votuesve, pa elemente te mjaftueshem sigurie,,,,asqe duhet lejuar diskutimi i opsionit te loqe-paloqes.
    Saper taktikat e protestave ,,,,eshte e sigurt tretja e tyre ,si kripa ne uje.Njerzit kane logjike dhe pergjegjesi te mjaftueshme per te mos ndjekur pas gangsteret dhe antishqiptaret e perbetuar.

  8. Qytetar says:

    Do hanë m…..skanl ça bëjnë.
    Vota e shqiptarëve do jetë masivisht në mënyrë dërrmuese kundër PD.Askush nuk e harron ça kanë bërë ata kur ishin në zyrat e shtetit.

  9. Piro says:

    PDse dhe Saliut i kane rene dhembet.
    Destabilizimi eshte nje ender ne diell e Don Kishoteve Berishovic, Bashovic, Nokovic e Co.
    Nje fund i zi, me i zi se ata vete. i pret.

  10. TRAPI says:

    TAMAM QYTETAR..BERISHA MASHTRUES I DEMOKRACISE,,,S JEMI SOCIALISTE POR VOTEN DO JA JAPIM PARTISE NENE TE ZOTIT BERISHA,, SE NA BERI NJE NDER QE NA VODHI PER 26 VJET PRONA E PARA///97 LE TE VIJE PO KY POPULL DO VRASI LIDERAT SE S KANE VIXA PER JASHTE ME…

  11. Kola says:

    Mut qe te hane, por me mire do ishte te perseritej edhe njehere 1997 qe shqiptaret te lajne perfrundimisht hesapet me keto ndyresira e mbeturina greko-aserbo qe i shkaktuan kaq shume deme.

  12. kopani says:

    Keta njerez me keto skenare ogurzinj duhen izoluar e mbajtur nen vezhgim ne se eshte i V ertete ky Inskenim keta duhen Shpallur Terorista IS IS ë e Meritojne Plumbin .

  13. shqip says:

    Taktike . Eshte nje term qe gjen perdorim tek qeniet me intelekt . Ne rastin e shqupit nuk eshte kompatibel. Ata vetem taktike nuk mund ye kene. Jane thjeshte nje turme qe veprojne me instikte. Po ja t’ju pyes juve te temes , a ka taktike nul moka? Megjithate gjeja qe eshte e sigurte, eshte qe ata do hane nje M** te madh, qe do tu teproje edhe per 2021n.

  14. timo says:

    Një shtesë e vogël për skenarin e ri të PD-së:1. Kërkesë për shtyrje të sgjedhjeve. 2. Kërkesë për qeveri teknike. 3. Destabilizim të gjendjes si rezultat i mos pranimit të qeverisë teknike.

  15. kopani says:

    Keta Maskaren te Shqupit duhe Izoluar dhe derguar per gjykim si te pa deshiruar nga Shqiptaret .

  16. Bushi says:

    Me kete lloje plani qe ka nderment pd-ke,per destabilizim nepermjet protestave te dhuneshme,nuk e bene per vehte popullin,por e hedhe kundra vehtes. A kane tru keta? Keshtu do fitojne zgjedhjet keta? Kurren e kurres. Egersirat nuk i do askush.Kjo tregon se pd-ke, e di qe nuk i fiton dot zgjedhjet,dhe do qe te beje vendin katrahure si ne 97-en.Por ama ta dine mire,se,nuk jemi ne 97-en,por ne 2017-en,kur çdo gje ka ndryshuar,dhe monitorohet nga brenda dhe jashte.Eshte e sigurte,se kryeminister do jete EDI RAMA.

  17. spata says:

    Spaskan turp keta armiq te deklaruar te popullit .E zene me goje 97 qe shpetuan nga ndihma e amerikanve se popoulli do ta shkonte ne sater kete fare te qelbur .Provojneni se ketu jane ata djemte e nena shamizeza qe carmatosen taboret e Sali Donkishotit .I kemi te gjalla ne menorje ulerimat e taborve qe luteshin lakuriq per te mos i vrare tek sheshi i Flamurtit .Sali provoje se do mbetesh shume i kenaqur .

  18. Nacionalist says:

    Do t’a shihni ju trimat e 97, mjaftojne 300 veta si ata te Rames ne 21 janar! Pastaj PS shkon ne p.s.

    1. Moisi Golemi says:

      E pastaj ti shkon ne verre te sat’eme.

  19. Nacionalist says:

    Do t’a shihni ju trimat e 97, mjaftojne 300 veta si ata te Rames ne 21 janar! Pastaj PS shkon ne p.s….

  20. deti says:

    nuk e di per cfar e ka fjalen noka kur thot se nuk shkojme ne zgjedhje me ramen kryeminister.kur ky noka nuk di akoma se ramen jo vetem nuk e ka vene ai kryeminister por rama eshte kryeminister i zgjedhur nga partia socialiste dhe l.s,i noka nuk ka asnje te drejte mbi te as ta mendoje e jo te thote se nuk shko n ne zgjedhje me kryeminister edi ramen.kjo shprehje eshte dhune eshte kercenim eshte ne kundershtim me ligjet e me kushtetuten prandaj noka i p.d. duhet ose ti pritet gjuha ose te burgoset.reforma mendoj se kafilluar te zbatohet e ketyre goje shthururve do tu pritet gjuha.populli nuk ka borxh te degjoje ndyresirat e tyre qe nxierin nga goja.populli e ka zgjedhur rruygen e tije ai voton partine socialiste dhe nuk i mer doren as nokes e as ndonje tjetri.

  21. Patriot,..... says:

    Sa idjot Jane keta dy mostrat ,mir ky balester thyemi qe shkon ne nje kra,po ky kallami shurres I gjate I besojne keto gjera qe shkruajne, a besojne se do ket shqiptar qe tju shkojne mbrapa ketyre politikan leshi ????

  22. Edron says:

    Ramen e ka zgjedh populli, jo Noka. Pikerisht me Ramen do shkojme ne zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *