Skëndërbeu, Daja: Kemi nevojë për përforcime në çdo repart

9 Janar 2017, 17:12Sport TEMA

Tekniku i Skëndërbeut, ilir Daja ka folur për përgatitjet që ekipi po kryen në Turqi.

Daja ka vlersuar kushtet optimale që janë në Antalya për tu përgatitur sa më mirë, duke vlersuar gjithashtu dhe grupin e lojtarëve që ai ka në dispozicion.

Në një prononcim për “Supersport”, Daja theksoi se pavarsisht grupit te mire, ekipi ka nevojë për përforcime në të treja repartet, mbrojtja, mesfusha, dhe sulmi.

“Jam i kënaqur me përgatitjet duke filluar  nga kushtet që janë optimale, është kompletuar edhe grupi, me ardhjen e Salihit. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë që ka fituar 6 tituj kampion rradhazi. Por natyrisht kemi nevojë për përforcime pasi kampionati është i gjatë dhe duke patur parasysh që objektivi ynë është titulli kampion, duhet një grup i kompletuar me 2 alternativa për cdo repart, sepse kampionati ka dhe skualifikime apo dëmtime”

Tekniku i ri i kampionëve të shqipërisë foli dhe për sfidën miqësore që Skëndërbeu zhvilloi ditën e djeshme kundër Bursasporit ku barazoi me rezultatin 0-0.

“Në ndeshjen miqësore ndaj Bursasporit e kemi trajtuar në dy plane. Skuadra u paraqit mirë, më pëlqeu paraqitja e lojtarëve në aspketin individual, kjo edhe për faktin se bashkëpunuam mirë si skuadër. Disa lojtarë i njof, pasi i kam stërvitur edhe vetë por i kam patur dhe kundërshtarë, por është tjetër gjë ti stërvitësh vetë” tha Daja.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje