Terrori ka një emër të ri dhe vjen nga familja Bin Laden

9 Janar 2017, 10:52Bota TEMA

Osama bin Laden ka lënë pas një pasardhës në listën e terrorit.

Një prej djemve të ish-kreut të ekzekutuar të Al Kaedës dhe një tjetër drejtues i kësaj organizate janë futur në listën e zezë të Amerikës si terroristë të dyshuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit, i cili citohet nga britanikja “The Independent”.

Departamenti i Shtetit dhe ai i Thesarit kanë bërë të ditur se Hamza bin Laden dhe Ibrahim al-Banna konsiderohen terroristë në rang global.

Sipas DASH, Hamza bin Laden është deklaruar pjesëtar i Al Kaedës nga lideri Ayman al-Zawahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje