Vettingu, nisin procedurat për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

vettingGjyqtarët dhe prokurorët që duan të kandidojnë për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë duhet të depozitojnë dokumentacionin brenda datës 16 janar.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, kërkesa duhen dorëzuar pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit.

Në këtë kërkesë shprehet interesi për të kandiduar si dhe një kopje të dokumentacionit që kërkohet për rivlerësimin, sipas ligjit të Vettingut, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën postare të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,Nr. 4 – Tiranë.

Njoftimi:

Bazuar nė nenet 276 dhe 279 tė ligjit nr.115/2016 “Pėr organet e qeverisjes sė sistemit tė drejtėsisė”, gjyqtarėt dhe prokurorėt e interesuar pėr pozicionin e anėtarit tė Kėshillit tė Lartė Gjyqėsor dhe tė anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Prokurorisė, brenda datės 16.1.2017, duhet tė depozitojnė edhe pranė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kuvendit  njė kėrkesė ku shprehin interesin pėr tė kandiduar, si dhe njė kopje tė dokumentacionit qė kėrkohet pėr rivlerėsimin, sipas ligjit nr.84/2016 “Pėr rivlerėsimin kalimtar tė gjyqtarėve dhe prokurorėve nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Dokumentacioni duhet tė dėrgohet  nė adresėn postare tė Kuvendit:

Kryesia e Kuvendit

Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit”,Nr. 4 – Tiranė

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Vettingu, nisin procedurat për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorisë”

  1. Koco says:

    Ndodh edhe keshtu , Qe punet e mira edhe vonojne, , tashme ka rendesi qe te behe dhe vihet drejtesia ne vend e ketyre 25 viteve dhe perse ne nje faze te dyte edhe per periudhen nga 1912 -1945 dhe 45 – 90 90

    1. Ata votojne mosndeshkimin e tyne says:

      Je shakaxh I modh ti djali…l me tresh se me kac keputet..

  2. Koco says:

    Ndodh edhe keshtu , Qe punet e mira edhe vonojne, , tashme ka rendesi qe te behe dhe vihet drejtesia ne vend e ketyre 25 viteve dhe perse ne nje faze te dyte edhe per periudhen nga 1912 -1945 dhe 45 – 90 .

  3. Tema Higjenike says:

    Zagaret e plehres Tema,lejoni komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *