Botërori me 48 skuadra, ja cilët përfitojnë më shumë

10 Janar 2017, 19:39Sport TEMA

Vendimi i FIFA-s për të zgjeruar nga 32 në 48 numrin e skuadrave pjesëmarrëse në një kampionat Botëror duke filluar nga kompeticioni që do të zhvillohet në vitin 2026, ka bërë që media të ndryshme të hedhin hipotezat e para se si do të jetë një turne i tillë me 48 ekipe përfaqësuese, 16 më shumë sesa aktualisht. FIFA ka zyrtarizuar gjithashtu edhe vendimin se do të jenë 16 grupe me nga 3 skuadra ku dy të parat e cdo grupi do të kualifikohen në raundin e 1/16-ave.

Në një Botëror me më shumë skuadra edhe shanset e Shqipërisë për të siguruar një pjesëmarrje historike në këtë kompeticion do të rriteshin ndjeshëm, megjithatë sipas gazetës “Marca”, ky format do t’i vijë më shumë në ndihmë kontinentëve të tilla si Afrika, Azia dhe Amerika e Veriut, sepse Europa do të përfitonte vetëm 3 vende më tepër nga 13 që ka aktualisht.

Sipas gazetës spanjolle, Azia do të kishte 8 vende plus 1 në play off, ashtu si edhe Afrika. Amerika e Jugut dhe Amerika e Veriut do të përfitonin nga 2 vende shtesë, ndërkohë Brazili si skuadra që e ka fituar më shumë herë do të kualifikohej automatikisht. Një vend do ta fitonte edhe Oqenia me Zelandën e Re që mund të marrë pjesë në cdo Botëror duke patur parasysh nivelin e dobët të skuadrave me të cilat ndeshet./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje