FOTOT/ Letër për një mit si Robert Ndrenika (dhe shtëpia modeste e aktorit)

10 Janar 2017, 20:01Kulturë TEMA
FOTOT/ Letër për një mit si Robert Ndrenika (dhe shtëpia

Të rinjë e Lëvizjes Rinore për Intergrim kanë bërë ditën e sotme një vizitë në shtëpinë e gjigantit të kinematografisë dhe skenës shqiptare, Robert Ndrenikës, që sot feston 75-vjetorin e tij të lindjes.

Në surprizën për të, ata i kishin përgatitur edhe një  tortë të personalizuar, por edhe një letër.

Ndërkohë, edhe pse një nga aktorët më të mëdhenj shqiptar, fotot e mëposhtme tregojnë se Ndrenika jeton në një shtëpi modeste, pa luks.

Si të gjithë artistët e mëdhenj shqiptarë, që nga ana materiale kanë fituar shumë pak, pavarësisht veprave të tyre.

Letra e plotë:

Të shkruash një letër dhe të vësh në të, të gjitha ndjenjat, ashtu siç ato janë, pa u hequr asnjë grimë është e vështirë dhe vështirësia bëhet mbytëse, kur mendon se ajo do të shkojë në dorën e njeriut që letrave u dha jetë, e i bëri të flasin nëpërmjet tij, si rrallëkush tjetër më parë!

Ne u rritëm në një periudhë të vështirë për artin, periudhë në të cilën artit shpirtin ia kaploi sëmundja e rëndë e paaftësisë për të përçuar vlera dhe mesazhe për njerëzit mbarë. Sigurisht, përjashtim bëjnë ato pak raste kur ndodh e kundërta, bukuria dhe vlera e së cilave, na bënë të besojmë se kjo tokë ende prodhon art dhe artistë!

U rritëm duke adhuruar të shkuarën tonë, heronjtë tanë, luftërat tona, historinë e vendit tonë nëpërmjet Jush, që na e vizualizuat dhe e bëtë të prekshme!

E pavarësisht sa e sa fjalëve të thëna ashtu kot, askush nuk ka mundur dhe nuk do të mundë kurrë, të zhbëjë atë që Ju dhe një plejadë e jashtëzakonshme artistësh na trashëguat!

Ju u bëtë pjesë e çdo familjeje shqiptare me personazhet tuaja në kinematografi dhe teatër, kjo jo vetëm nga mënyra brilante e realizimit por mbi të gjitha sepse Ju arritët të na transmetonit nga ekrani i televizionit dhe skena e teatrit pozitivitet dhe mirësi!

Batutat, personazhet dhe mesazhet e tua shoqëruan jetën tonë, e ta dish mirë, ato do të jetojnë sa vetë arti në këtë vend!

Ju kërkojmë ndjesë së mbase nuk jemi publiku që Ju meritoni. Magjisë së artit që ju bëni, ndoshta ne jo se nuk duam, por se nuk mundemi, i qëndrojmë borxhli!

“Robert Ndrenika njeri, fitoi mbi aktorin”, u shpreh vajza juaj kur u pyet mbi rikthimin tuaj pak vite më parë në skenë pasi humbët gjysmën tuaj më të mirë. Kjo realisht përbën dhe arsyen më të fortë pse Ju jeni unikal, dhe mbi të gjitha një njeri i madh që ia dedikuat jetën artit dhe së bukurës!

Nëse do kishit lindur në një vend tjetër, magjia e talenti juaj do t’Ju bënte të ishit i pëlqyer në të gjithë botën, por kurrsesi të të donin kaq sa të duam ne!

Në ushtrinë tonë të artistëve, dekoratat dhe medaljet të gradojnë Gjeneral, por kjo e gjitha ka pak vlerë, krahasuar me dashurinë, respektin, krenarinë që i madh dhe i vogël përjeton kur përmendet emri Juaj!

I madhi Robert Ndrenika mos na gjyko, nëse hera herës në ju përmendim me admirim dhe dashuri a thua se të flisnim për njeriun tonë. Kjo sepse Ju na përkisni edhe neve, Ju i përkisni të gjithë shqiptarëve!

Me mirënjohje dhe respekt, Lëvizja Rinore për Integrim

11 komente në “FOTOT/ Letër për një mit si Robert Ndrenika (dhe shtëpia modeste e aktorit)”

  1. Epo kjo pune! says:

    eshte gjigand i kinemase dhe skenes, keta rinia mire bejne por boll me keto etiketa politike jo LRI jo ky jo ai. Shkoni si njerez normal, jo keshtu tufe se tingellon si publicitet, hapni veshet se me siguri nuk e kuptoni cfare thote ai se helbete ju rinia e politikes se sotme i dini te gjitha dhe keni pervetesuar artin e te buzeqeshurit, beni vizite me emrat tuaj dhe jo logo partiake se tingelloni keq si zara partie… dhe rregulloni politiken se eshte kapur keq, mos harroni se shefi fillimisht do rrinte vetem dy mandate dhe tani … hajd ta zevendesosh se nuk zevendesohet. Dhe mos i ndiqni politikanet verbazi, edhe ne lume te futet ai, dmth te beje sic beri aleance me PD e mbrapsht, prape amin do beni! I madhi Robert mbetet gjithnje i respektuar, edhe ca kohe qe ishte tek parlamenti me PD, pak ndenji se e kuptoi sa cfare haleje politika eshte dhe mbeti dinjitoz. Jete te gjate dhe plot gezime sepse vec gezim na dhurove te gjitheve ne.

  2. Fallo Madhi says:

    Gjigandi i kombit ne shtepi modeste,dhe mamaqet e barkoshet e top halese ne shtepi me 1milione euro.
    Paska pas te drejte xhaxhi qe ju qiu rropt ketyre.1% kane kapur leket kurse 99% nuk kane as breket.

  3. Ndergjegjia! says:

    I thoni Ilirit ju te LRI-se,te mos haje nje “derke”( kuptoni mire ju),nqs u dhemb bytha per shtepine modeste.
    Keni edhe nje opsion tjeter…i thoni Ilirit aq lek sa harxhon per “nje telefonat”..ti veri ne sherbim te aktorit.
    …a ka shqiptar qe s’kupton se kjo shfaqje eshte nje ” teater” por qe kesaj here luhet nga teotrinot e lekut?
    Per ndonje te “lsi” qe lexon “temen” (s’ma ha mendja se ju lexoni vetem “ballkanweb”e ‘joq’,) kam nje pyetje:
    Robert Ndrenika a rronte keto 7.5 vjet qe jeni ju ne pushtet,apo rron tani qe i vuri bashkia gjob e nuk i dha titullin e qytetarit te nderit?

  4. Vili says:

    Madheshtor! Me mire te jetosh keshtu sesa jeten luksoze te zenit apo mamaqit!

  5. Bekimi says:

    Padrejtësitë që dëshmojmë e përjetojmë, janë normale në një sistem si ky.
    Është sistemi që deshëm.
    Asgjë nuk duhet të pritet të ndryshopjë.
    Duhet pranuar relaiteti i pështirë që përmban sistemi.
    Edhe kapitalizëm edhe barazi e drejtësi, nuk ka.
    Nëse do soacializëm, siç e kishim, duhet luftë për ta rrëzuar.
    Madje duhet luftë globale, ku të përplaset e t’i dalë ujët e zi.
    Ndryshe, me sharje e baltosje të maskarenjve nuk vjen ndryshimi.
    Robert Ndreinika është nga kujtimet e fundit të kohës së artë shqiptare, në art, ekonomi e drejtësi shoqërore.

  6. Altini says:

    Jete te gjate i nderuar Robert, per te miren tuaj dhe tonen. Sot ne kete kohe shtetpe kemi nevoj per ju me teper se kurre..

  7. Devolliu says:

    Sa shtëpi e vila ka Like Floriri o LRI-sta?
    Kush i ka dhënë më shumë Kombit, ROBERT NDRENIKA apo Hajduti Like me bllok në dorë?

  8. D. Didani says:

    Sa do te deshiroja te isha dhe une aty,te dilja ne foto me Bertin,te pinim nje kafe se bashku,te flisnim sadopak per kuptimin e jetes te thjeshte dhe me gjumin te qete,te flisnim dhe ti provonim njeri tjetrit se nje tas me grosh qe i gatuan gruaja kane shije me te mire se bifteqet qe gatuajne sherbetoret!….Ah Bert o Bert ,O njeriu i mire.Une jam emigrant,isha doktor dhe ika emigrant ne moshen 53 vjec! Luftova per buken e gojes,ne nje vend ku nuk e dija si i thoshnin bukes,punova ne punet me te renda,se shteti im nuk mundi te me mbante,shteti ishte trok!!! Shteti akoma eshte trok…une mblodha therrimet ne nje shtet tjeter…Berti me kupton mire mua…ka luajtur emigrantin ne filmat e tij! E ka ndjere ne shpirt..I ka ndjere personazhet Berti…Cdo dhembje i ka shtuar nje rrudhe,prandaj do te jete i pa vdekshem! Te uroj jete te gjate Robert Ndrenika,o krenaria e kombit dhe familjes tende!

  9. .......!!!!!? says:

    Sigurisht qe jetojne ne shtepi 1milion euro likja mamaqet dhe pickureta e mamaqit,sepse eshte kjo rini qe genjehet me nje telefon 200eurosh dhe vene e zgerdhihen me karagjozdhiqet qe thote mamaqua me shoke,,

  10. Shqiperia ka qene dhe eshte nje paradoks !Nje nga vendet me korrupsionin me te larte ne bote qe e vendosen disa maskarej qe moren pushtetin pas v.90 !U rente ndeshkimi i merituar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje