Diplomati rus që u gjet pa jete në apartamentin e tij në Athinë, ka vdekur për shkaqe natyrore.
Kështu thonë zyrtarë rusë dhe grekë.
Andrei Malanin, 55 vjeç, është gjetur në dyshemenë e dhomës së gjumit në Athinë më 9 janar.
Ai ka qenë shef i shërbimit konsullor rus në kryeqytetin grek.
Ambasada ruse ka publikuar një komunikatë sot, duke thënë se ekspertët kanë arritur në përfundimin se Malanin ka vdekur nga shkaqe të natyrshme.
Policia greke gjithashtu ka thënë se ata nuk besojnë se bëhet fjalë për vrasje.
Kjo, pasi nuk ka pasur asnjë shenj të hyrjes me forcë në vendin ku diplomati është gjetur i vdekur.