Kategoria Superiore, 7 klube kërkojnë shtyrjen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

skenderbeu partizaniKushtet e vështira atmosferike mund të bëhen shkas për shtyrjen e Kategorisë Superiore. Java e 19 është planifikuar të startojë në 21 Janar, por gjendja e vështirë e terreneve dhe moti i keq kanë detyruar që 7 klube të Kategorisë Superiore të bëjnë kërkesë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit për shtyrjen e nisjes së pjesës së dytë të sezonit me një javë. Kërkesa e klubeve do të shfqyrtohet nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës që pritet të dalë me një vendim.

Aktualisht, pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga moti i keq që ka ndikuar edhe në fazën përgatitore të disa prej skuadrave. Situata është rënduar për shkak të temperaturave të ulëta, ndërsa disa prej stadiumeve në vend janë në kushte të papërshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve. Në këtë mënyrë, viti 2017 në Kategorinë Superiore mund të fillojë minimalisht një javë më vonë. Në rast se vendimi do të jetë në favor të kërkesës së klubeve, atëherë skuadrat do të kenë më shumë kohë në dispozicion për t’u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për nisjen e pjesës së dytë të sezonit që do të jetë vendimtare si për çështjen e titullit ashtu edhe për betejën e mbijetesës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *