“Lojtari më i mirë i Vitit”, Ja për kë votuan De Biasi dhe Agolli

de biasiTrajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, dhe kapiteni i skuadrës Ansi Agolli, kanë votuar për “Lojtarin më të mirë të vitit të FIFA-s”, ku fitues doli portugezi Kristiano Ronaldo.

De Biasi nuk ka votuar si preferencë të parë asnjë nga kandidatët pretendent për këtë trofe, duke ia dhënë votën portierit Italian Gianluigu Buffon, ndërsa të dytin votoi Ronaldon dhe i treti ishte Lionel Messi.

Ndërkohë, për kapitenin Ansi Agolli preferenca e parë ishte fituesi i këtij trofeu, Kristiano Ronaldo, duke vijuar me Lionel Messin në vendin e dytë dhe Gareth Bale në vendin e tretë.

Fituesi i këtij trofeu që u dha për herë të parë nga FIFA pas shkëputjes nga revista franceze “France Football”, u fitua nga lojtari i Realit të Madridit Kristiano Ronaldo, i cili la pas në këtë garë Lionel Messin dhe Antoine Griezmann.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *