Lulzim Basha kthehet në vendin e “krimit”, shkon në Kukës përmes Rrugës së Kombit gati jashtë funksionit, të cilës i “moli” 230 milionë euro

10 Janar 2017, 20:55Politika TEMA

Lulzim Basha kudo mund të kishte shkuar në të gjithë Shqipërinë për të sulmuar qeverinë për mosmarrjen e masave për rrugët e bllokuara, për “neglizhencën në ndihmën ndaj banorëve”, por vetëm në Kukës jo. Aq më tepër që në këto ditë të acarta ku Rruga e Kombit duhet të mbahet fort nën kontroll për shkak se mund të bëhet e pakalueshme nga momenti në moment, nuk duhej të ishte përshkuar sot nga kreu i PD Lulzim Basha.

Pasi pikërisht në këtë rrugë ish-ministri i Transporteve në qeverinë e Berishës, kreu aktual demokrat Basha ka kryer një krim: Ka vjedhur 230 milionë euro të rrugës, e certifikuar vjedhja nga KLSH me kryetar njeriun e Berishës, duke bërë që kjo rrugë të jetë në këtë derenxhe. Një rrezik i vazhdueshëm për t’u bllokuar, burim aksidentesh dhe rrëshqitjes, ndryshe nga e njëjta linjë matanë kufirit me Kosovën. Që nuk ka makina borëpastruese, jo më të bllokohet dhe të mbulohet nga akulli apo nga rrëshqitjet e dherave.

Dhe për këtë vjedhje Basha ka qënë në prokurori, por përmes njerëzve të drejtësisë të blerë dhe raporteve mjekësore e mbylli me procedurë.

Pra, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Kukës për të parë nga afër gjendjen e rënduar atje prej motit, dëborës e ngricave. Basha u shpreh se ka qënë në kontakt të  vazhdueshëm me qytetarët, me drejtuesit e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë, si dhe me degët e Partisë Demokratike për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve.

Regjimi për drutë e zjarrit është ndëshkues. Kam qënë në kontakt me qytetarët dhe këshilltarët bashkiakë. Bashkitë nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria qendrore, ia kanë dalë të vetme. Puna në Kukës është për t’u lavdëruar. Këto janë ditë të vështira me mungesë energjie. Ngrohja dhe problemet me energjinë elektrike janë halle të mëdha që janë ngritur nga të gjithë qytetarët, të majtë, të djathtë, pa dallim.

Ndërkohë, kamionët e qeverisë ngarkohen me dru dhe qytetarët ndëshkohen për shkurre. Situata është rënduar në gjithë vendin. Cmimi i latave të druve në Korcë, Ersekë, Përrenjas, Dibër,  Kukës, Has, Tropojë, Malësi e Madhe, Dukagjin, Shkodër, këtu në Kukës, është dyfishuar, nga 20 mijë lekë, në 40 mijë. Në Korcë nga 35 mijë lekë, në 70 mijë. Dy problemet më të mëdha pra sot për njerëzit janë cmimi i lartë i druve dhe mungesa e energjisë elektrike”, tha Basha.

Kryetari i Opozitës, i ka bërë thirrje kryeministrit ta njohë realitetin dhe të shpallë gjendjen e emergjencës. “Kryeministri të shohë gjendjen në terren. Banorët janë të izoluar dhe në errësirë. Kërkohet një angazhim më i madh nga qeveria.

Por qeveria nuk e merr përsipër emergjencën. Shpreh mirënjohjen më të thellë dhe keqardhjen gjithashtu, për punonjësit e OSHEE të cilët punojnë në kushte ekstreme, ku shpëtohen nga banorët kur rrezikojnë dhe jetën.

Kjo tregon se nuk është investuar në këto 3 vite. Qeveria ia ka lënë barrën bashkive, por duhet të kthejë sytë kendej sepse emergjenca nuk ka kaluar. Kjo është një gjendje emergjence dhe ëeveria nuk përgjigjet sic i takon, duke shpallur emergjencën”, tha Basha./m.a

 

2 komente në “Lulzim Basha kthehet në vendin e “krimit”, shkon në Kukës përmes Rrugës së Kombit gati jashtë funksionit, të cilës i “moli” 230 milionë euro”

  1. Ollga Plumbi says:

    Te qifsha vajze,gru,mama,moter e cka kene fis deri ne shtat breza o robqime.Ti jemonstra me e ulet qe njeh biologjia per specien njeri.mi qifshin krejt robt e tu,absolutisht eshte keshtu.Edhe njehere,veq ketyre te qifsha edhe ajrin e shpise.

  2. Qytetar says:

    Në burg ndyrësira.Palaçua që vrau e vodhi e tani kërkon të marr prap fatin ton në dorë të na vras e vjedhë prap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje