Mustafa Nano: Po, Noli ka qenë ateist. Prift u bë, dhe kishën e themeloi, për motive atdhetare

10 Janar 2017, 10:19Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Gazetat e djeshme, bazuar në një letër të publikuar në librin me titull “Helenizimi i Epirit të veriut dhe marrëdhëniet greko-shqiptare, 1897-1918”, jepnin lajmin se Fan Noli ka qenë ateist. Letra është e vitit 1915, dhe është e shkruar nga një diplomat grek. Dhe aty, diplomati grek informon eprorët e vet mbi faktin që Noli është antigrek e … ateist. Ka shumë gjasa që lajmi të ketë kapur në befasi shumë vetë, madje mund ta përfytyrojmë reagimin e tyre: “Si? Noli ateist? Po ai është themeluesi i kishës ortodokse autoqefale. Si ka mundësi kjo gjë?” Një gazetari, në këtë gjendje shock-u, i kishte shkuar mendja të pyeste Nasho Jorgaqin. Ky i fundit ishte treguar shumë i prerë: “Nuk ka asnjë dokument që të tregojë se Noli ishte ateist; të thuash që Noli ka qenë ateist, e fyen atë dhe figurën e tij”.

Është kështu? Tani, që Jorgaqi është një njohës i mirë i jetës e veprës së Fan Nolit, kjo nuk ka diskutim. Ai e ka provuar këtë gjë në më shumë se një rast. Për më tepër, është ai që ka përgatitur e kuruar publikimin e veprës së plotë të Nolit në pesë vëllime, e duhet thënë se kjo punë e tij është bajagi e paqme. E megjithatë ai gabon kur tregohet kaq i prerë lidhur me këtë çështje. Ai gabon ca më shumë kur, në përpjekje për të vërtetuar tezën e tij se nuk është e vërtetë që Noli ka qenë ateist, sjell një bisedë të tijën me një zonjë, të ëmën e Artur Liolinit, me emrin Helena. Kjo zonjë e ka takuar Nolin disa herë gjatë jetës së vet, dhe i ka treguar Jorgaqit, mes të tjerash, se si në një rast, një zonjë tjetër e ka pyetur nëse është e vërtetë ajo që thonë, d.m.th. që Noli është ateist, dhe përgjigja që Noli i ka dhënë është: “Po si thua zotrote, të ketë njeriu një jetë e t’ia kushtojë një ideje tek e cila nuk beson?”

Nuk kemi arsye që të dyshojmë tek autenticiteti i kësaj dëshmie të bërë nga kjo zonjë. Po e marrim për të vërtetë. Por puna është se kjo dëshmi nuk mjafton për të rrëzuar tezën se Noli ka qenë ateist. Ka dëshmi të tjera që thonë të kundërtën. E janë dëshmi më të forta se kjo e kësaj zonje. Janë më të forta, ngaqë janë të bëra nga vetë Noli. Dhe Jorgaqi e di mirë që është kështu. Në veprën 4 të kolanës së përgatitur nga ai është letërkëmbimi që Noli ka pasur me të tjerë. Dhe aty, në disa raste, Noli dëshmon ose në mënyrë të troçtë, ose në mënyrë të nënkuptuar se me fenë nuk e lidhte ndonjë gjë. Letrën që ia dërgonte Thanas Tashkos nga Jamestown-i, më 9 korrik 1906, Noli e mbyllte me fjalët: “Perëndinë s’e mbesonj, i ardhtë keq” (faqe 36). Në një letër tjetër, dërguar të njëjtit person më 23 korrik 1906, rrëfen se në një takim shqiptarësh për të mbledhur fonde në ndihmë të një gazete të Sotir Pecit, kish takuar një shqiptar tjetër, shumë të zgjuar, “atë më të squarin, që ishte edhe pak ateist, dhe zumë miqësi të paqme; unë pa humbur kohën e vyer, hapa valixhen dhe i dhashë Zarathustrën e Nietzsches që të bëhet ateist komplet e të mirremi vesh tamam” (faqe 37). Në po këtë letër që ishte disi e gjatë, teksa flet për Sotir Pecin, ai thotë: “Është mëmëdhetar i mirë, por … ah, të kishte kënduar ca pak Nietzsche!”, dhe diku më pas, i kapur nga një vetëpëlqim i lezetshëm, e krahason veten me Nietzschen, ateistin par excellence, premton se ai vetë do të bënte një Perëndi shqiptar e do t’i falej, por kjo Perëndi do të ishte e tij, vetëm e tij, madje Perëndia do ishte ai. Dhe e mbyll këtë moment duke thënë: Cosi parlava Nietzsche! Merret vesh, është një përshtatje e titullit të librit të Nietzsches: Cosi parlò Zarathustra! Por nuk merret vesh pse lojën me këto fjalë e bën në italisht.

Për herë të parë mbi nevojën e themelimit “të kishës ortodokse shqip” flet në një letër dërguar shoqërisë “Bashkimi”, në vitin 1907, në 20 shkurt. Dhe thotë: “Në u bëftë kjo gjë, përveç tërbimit të armiqve tanë, do të ketë edhe një rëndësi të madhe për përparimin e punës tonë këtu n’Amerikë” (faqe 53). Dhe në këtë pikë fillon e zbulohet motivimi i tij në përpjekjet për ta ngritur këtë kishë. Dhe ky motivim nuk është fetar. Është patriotik. Thënë me fjalë të tjera, Noli nuk ka qenë ortodoks. Ai ka qenë atdhetar. Kishën e ka ngritur në emër të atdhetarizmit. Kjo duket në letra të tjera. Në fund të letrës dërguar Thanas Tashkos më 15 mars 1907, në një postscriptum, shkruan: “Në mos e mbarofsh këtë punë, do të mallkonj. Po mund të më thuash se mallkimi im nuk zë pa qenë prift. Po unë them që zë, se në mos jam tani prift i kishës, pa fjalë jam prift i Shqipërisë” (faqe 59). Kur e kish vendosur që do bëhej prift, një nga gëzimet më të mëdha ishte që “do t’u hyhej në hundë grekëve, (që) të pëlcasin në vend”. Në një letër që i dërgon Lef Nosit, më 14 gusht 1908, ai i premton se “vitin tjetër do shkoj në Shqipëri e do nis luftën e parë kundër klerit grek” (faqe 79). Në një letër që i dërgon kryepeshkopit rus, ia bën: “nuk bëj kabull të përgjigjem në kallzimet e grekëve të ndyrë, dhe më vjen keq që kisha ruse paska rënë kaq poshtë sa të zvarriset në këmbët e tyre” (faqe 151). Dhe këtu del në pah një nga motivimet më të rëndësishme të tij në rrugën drejt kishës shqiptare autoqefale: antigreqizmi. Noli nuk gjente dot paqe në mes të ndikimit të madh që kishte kisha greke mes ortodoksëve shqiptarë në rrethanat që shqiptarët po bënin përpjekje shteruese për krijimin e shtetit shqiptar. Noli është antigreku më i madh në historinë e Shqipërisë. Kjo qasje e tij mund të duket si një teprim aposteriori, në mos si një paranojë, por atëbotë nuk ka qenë kështu. Atëbotë grekët ishin me të vërtetë një problem i madh për shqiptarët.

Pasi bëhet prift, bëhet edhe besimtar, gjë që duket te përmbajtja e letrave, dhe te mbyllja e tyre me fjalët “urimtari juaj me Krishtin”, ose “Ju dërgoj bekimet e kishës” etj. Por ky besim i tij ishte më shumë një besim ex officio (për shkak të përgjegjësisë fetare që mori), se sa një besim që i vinte nga rropullitë. “Fati i Shqipërisë zemërgure më ka vendosur të tretem e të venitem bashkë me kryqin që kapa…” (faqe 70). Vini re: … kryqin që kapa. Sic!

Por edhe në letërkëmbimin që vijon pasi u bë prift, ai veç si prift nuk flet. Diku krahason Krishtin me Nietzschen që janë në një mendje në një çështje, diku tjetër i thotë Thanasit që t’i thotë Vruhos që ky i fundit t’ia kthejë një borxh që i ka, në mos “do t’i dërgonte mallkimin e tij” (faqe 83). Etj. etj. etj.

Fan Noli nuk ka diskutim që ka kontribut në krijimin e kishës autoqefale ortodokse që, prej njëzet e kusur vitesh, autoqefale nuk është (si mund të jetë, kur në krye të saj nuk është një shqiptar? Në mos, më i madhi. Noli me siguri do jetë kthyer përmbys në varr kur ka marrë vesh se një grek, Anastas Janullatos, është zgjedhur, dhe vijon të jetë akoma, në krye të kishës ortodokse së themeluar prej tij si një kishë edhe antigreke). Ai ka krijuar gjuhën liturgjike shqipe, ka botuar në gjuhën shqipe libra të kishës, është përpjekur që të zgjojë ndjenjat patriotike tek ortodoksët e Shqipërisë (jo me ndonjë sukses kushedi se çfarë në këtë pikë) etj., por të gjitha këto ai nuk i ka bërë si besimtar. I ka bërë si patriot. Nuk është çudi që të jetë bërë besimtar më vonë, ndoshta në pleqëri, kur ka takuar edhe atë zonjën që i është rrëfyer Jorgaqit, por në fillimet e veta, e për një kohë të gjatë më pas, ai ka qenë ateist, edhe pse u bë prift. Unë nuk di të them nëse ky fakt e rrit apo e zvogëlon figurën e Nolit si kreun e themeluesin e kishës ortodokse autoqefale shqiptare. Nuk di të them gjithashtu nëse ky fakt e zhvlerëson disi aktin e themelimit të kësaj kishe autoqefale (një kishë që themelohet nga një ateist nuk është me kredenciale të mira, apo jo?). Ndoshta e zhvlerëson. Por pavarësisht kësaj, Fan S. Noli, apo Theofan Mavromati, siç ka pasur qejf ta quajë diplomati grek në letrën që u përmend në krye (Theofan Mavromati ishte një emër që Noli e përdorte edhe vetë, meqë ra fjala), ai mbetet një nga figurat më të mëdha të historisë sonë kombëtare. Në panteonin e atdhetarisë, Noli është lart fare, dhe vetëm shumë pak të tjerë i bëjnë shoqëri.

19 komente në “Mustafa Nano: Po, Noli ka qenë ateist. Prift u bë, dhe kishën e themeloi, për motive atdhetare”

  1. Devolliu says:

    Po Muçi, por mos te te vije keq kur thone per ty qe je idiot.

    1. ti je muslimon,mos kakaris idiotsira per KRISTIANIZMIN ORTHODHOX..........allah uakbar! says:

      hahahaha,nje Mustafa shkruan historine e ”AUTOKEFALISE” se Kishes Ortho/xe!!!! ne kohen kur si korrak sunit mund te merrej shume mire me bordheloxhamine e hasan beut apo teqete e baba Mondit…………………allah uakbar!!
      beqiraaaaaaaaaaaaaaaaaa sunite,idiotsia juaj nuk paska kufi,Mustafa:”…….mqnse Noli ishte patriot dhe atdhetar,del se ai nuk ishte ortho/x [edhe pse i vaptisur si i tille]….!!!!!!! Po ka me patriot apo atdhetar se orthodhoxet more edepzez turkoshak….!?

  2. Astrit Vetiu says:

    Mustafa Nano, po e tepron shume duke fyer nje pjese te shqiptareve, se nga i ke keto te dhena nje zot e di.Nuk behet fjale per Nolin por per qindra dhe qindra mijra patriote shqiptare,duke nisur nga Jamestown,nga jane nisur edhe letrat e Nolit dhe fillesat e shume ngjarjeve te medha shqiptare. Shko vendos nje kurore atje ku treten eshtrat e njerezve qe ndertuan njekohesisht Ameriken qe eshte sot dhe krijuan Shqiperine.Pastaj fol per letrat qe citon .

  3. Astrit Vetiu says:

    MUC NANO,PO GABON RENDE DUKE I GJYKUAR KEQ MIJRA DHE QINDRA MIJRA SHQIPTARE.EDHE NJEHERE TE BEJ THIRRJE SHKO DERI NE JAMES TOWN NGA JANE NISUR LETRAT E Nolit ,beje zemren gur dhe ver ca ule atje ku prehen shqiptaret qe luftuan per SHQIPERINE me a duket TA BENE DHURATE TY DHE PUNUAN per AMERIKEN E SOTME .Si mund ta kuptosh edhe vete nuk e kam fjalen per NOLIN,POR per qindra mijra te tjeret.

  4. vang says:

    Pse gjithekjo zhurme?Te jeshe prift, dmth se ke nje profesion.E KE ZGJEDHUR ATE PROFESION dhe me ate jeton.Pamvaresisht se prifti punon me ”shpirtin” e njeriut,mesuesi punon per arsimimin e tij.Jeni te bindur ju qe te gjithe Papet ishin besimtare te devotshem? Po xhordano Bruno dhe Galileo Galilej eksponente te hierarkise se klerit katolik dolen me rezultate shkencore?Cfare dmth.kjo?Nderi eshte akoma me i madh ne se Noli nuk ishte besimtar ,le te them,i rendomte,me gjithe kuptimin qe permban kjo fjale.Po na e jepni si vlere morale?,si aftesi,si nivel i larte shpirteror,besimin fetar?.Po na ktheni ne mesjete.Ne shume vende kishat me teper po shihen si muze ndersa ne sa spo pellcasim nga xhamite dhe bulevardi qe na pushtohet per ”falje”.Ku po e con politika Shqiperine?? dhe na vjen keq kur na akuzojne per vatra terrorrizmi.

  5. Adam says:

    Muçi nuk mund te them se nuk ke te drejte per ato qe shkruan dhe çdo lexus te kupton si mbas bindjes qe ka .problemin qe ju keni eshte se te kuptosh besimtarin duhet vete te besosh Besimtari ka tundime si gjithe te tjeret nga mosbesimi ( djalli) Por zgjedhja e veprimit nga kahu besimtar e ben te ndryshim nga nje mosbesimtar

  6. Noli; prift, patriot dhe.,……komunist.Kujtoni ” anes lumenjve”. hajduti i kishes kalase, se elbasanit, qe justifikohet, se eshte nolist ; ne fakt eshte : prift karrrr, patriot hajdut dhe komunst kriminel.

  7. undefined says:

    Noli na paska qene Ateist dhe u be Prift per Atdheun por Anastas llulla qe eshte qen zgjebs i Asfalise dhe na ben Priftin per per ide shoviniste antishqiptare kjo eshte me e bukura

  8. Ved Shehu says:

    Asnje klerik nuke beson zotin. Thjesht e ka profesion te zbus hallet e mmediokreve per tu dhene kenaqsine e munguar dhe lakmuar.

    1. lelegu says:

      Komenti me i sakte. Edhe une mendoj te njejten gje.

  9. o i pa identifikur . duke qe ke brum .po anastasin lere . eshte i te krishereve . dhe te krishteret “ortodoks”,kerkuan ndihme nga kisha greke, se baba im u be komunist dhe i prishi kishat me duart e veta dhe s’ deshi te behej prift .Une desha po’ s’dija.pastaj, ne greqin e pame, si parajsen mbi toke .Se si e kthyem ne armik kombetar bashke me ty, me vone, nuk me kujtohet.!!!!

  10. loreta says:

    Sa mire do te ishte qe te arrinit ti shkonit te kembet Nolit. Flasin sot per te e shkruajne ca barkedhier qe hane domate me fermente e fryhen si thithelopa moçali. Po Noli ishte njeri, ishte i mençur, ishte politikan humanist, ishte shkenctar, ishte letrar, ishte ai qe e beri Shekspirin te flase ne te gjitha gjuhet e botes, apo Omer Khajamin e Sadiun. Po Noli ishte mendje ore barkedomate te fermentuara. Noli punoi ne Greqi edhe si puntor ne terheqjen me kuaj te tramit te asaj kohe, Noli mbaroi dhe konservatoren per muzike ne pleqeri te mbronte Bethovenin nga kritiket, Noli u be dhe prift qe te mbronte shqiptaret nga helenizmi grek i po arvanitasve shqiptare te çnderuar. E kuptoni se çfare figure njerezore ishte Noli? Madheshtia e Theofan Stiljan Nolit shqiptar do te filloje qe ne Ibriktebe e deri ne pafundesi, deri sa te egzistoje shqiptari fundit i vertete. Ndiej keqardhje te mundimshme per shkrimet e injoranteve te sotem qe nuk dine se ç’nene i ka pjellur e jo me te shkruajne e japin mendim per Nolin e Madh.

  11. Niko Shpiragu says:

    Jam plotesisht dakort me artikullshkruesin. Nje njeri intelektual i mirefillte nuk mund te besoj ne prralla mistike me zot e me jezus etj. Noli ka qene ateist dhe kjo e larteson ate, pavaresisht se profesor Jorgaqi ka frike ta thote hapur. Me gjithe rrespektin qe kam per te, dua t’i them se ky eshte nje rast qe i ul shume vlerat e tij. NJe intelektual, sidomos i rangut te tij nuk duhet te kete frike nga besimtaret e paditur, por duhet ta tregoje te verteten ashtu sic eshte. Te gjithe njerezit e shkolluar e te ditur nuk besojne. Une jam i sigurte se edhe prifterinjte nuk besojne, por ata bejne biznes duke mashtruar te paditurit. Eshte biznesi me i lehte dhe me fitimprures. Jeton me parate e te tjereve per mrekulli. Te them te drejten nuk e quaj ndonje veprim te mencur te Nolit krijimin e kishes, kur ai nuk besonte ne realitet. Sipa disave ai e beri per tiu kundervene grekeve (dhe ashtu duhet te jete), por t’i kundervihesh genjeshtres dhe mashtrimit me nje genjeshter dhe mashtrim nga nje pozicion tjeter nuk eshte merite e madhe ose per tu lavderuar. Noli ishte dijetar dhe patriot i madh dhe kishte rruge te tjera ta trgonte ate dhe nuk ishte nevoja te krijonte nje institucin fetar. Njerezit bejne perpara dhe nuk shkojne parapa. Kthimi tek feja nuk ishte zgjidhja. Ne e dime shume mire se shumica absolute e lufterave ose pothuaj te gjitha kane ardhur nga feja. Edhe sot lufterat dhe grupimet e kunderta jane mbi baza fetare. Mendoni sa me e mire do te ishte bota pa Jezus e Mohamet.

  12. FAKT says:

    Pse Janullatosi i “asfalise” greke te duket ortodoks?????!!!! Qelbesira Janullatos e perdor ortodoksizmin per qellime shoviniste kurse i nderuari Fan Noli per qellim patriotike per mbrojtjen e shqiptareve ortodoks nga influenca greke qe i quan te gjithe ortodokset grek.Kjo mbrojtje ose barriere qe ndertoi Noli sot nuk ekziston me.Pra e gjitha historia ose qellimi themelor se pse u krijua kisha autoqefale e Shqiperise u permbys me vendosjen e Janullatosit ne krye te kishes.Do te thoni se a eshte mire qe kjo kishe autoqefale shqiptare u krijua per qellime politike ose patriotike nga Noli ??? Sigurisht qe nuk eshte gje e mire por politikisht eshte perdorur dhe perdoret ajo greke ,ruse ,bullgare etj. pra do duhet te benim sic bene dhe te tjeret .Dihet boterisht qe feja eshte e perzier me politiken.

  13. Nik says:

    Besimi tek Zoti eshte diçka krrejt personale! Sa njerez ne sistemin e kaluar nuk paten mundesi te kultivojne besimin fetar dhe tash nje pjese e vogel bile dhe ish kuministe i jane kthyer besimit fetar. Bile ka prifterinj qe orgjinen e kane nga nje besimi fetar tjeter. Dhe Noli ne rinine e tij mund t’i kete shprehur mendimet e tij per fene por ne nje moshe tjeter ai i kthehet besimit fetar dhe misionit te tij te madh per pamvaresine e Kishes Ortodokse Shqiptare. Kete te drete te tij dhe te çdokujt per te nderruar bindjet apo besimin e tij s’ka te drejte askush ta gjykoje, as Z. Nano!
    Kete gje e kane gjykuar vetem greket dje dhe Janullatosi me pasuesit e tij sot per te justifikuar sulmet e tyre dhe shtenien ne dore te Kishes Ortodokse Shqiptare.
    Z. Jorgaqi eshte studiuesi me serioz i te madhit Nol ndersa Z. Nano e perdor shkrimin e tij thjeshte per skup mediatik pa u menduar gjate.
    Nik

    1. Anti-Theisti i Biblave dhe Kuranit says:

      Te besosh tek Biblat dhe Kurani do te thote te besosh ca fshatare te kohes se bronxit qe besonin qe Dielli rrutullohej perreth Tokes. Noli ishte diturine e kohes dhe zgjodhi te kryeje veprimtari patriotike pa i lenduar besimtaret te cilet ne fakt jane injorante. Shikoni si i genjen Janullatosi besimtaret ortodokse si kope delesh. U thote Paqe, Liri, Drejtesi duke u tundur tymin tek hunda kurse nga prapa mban gati ne dore Kamen, ne te cilen skalitet togfjalshi shovinist Vorioepir. Delet e besojne si njeri te “zotit” por Janullatosi eshte kopil. Ai ben intervista, gjoja per degjuesit greke, si ajo intervista e tij e fundit e mbushur me hipokrizi dhe tallje qe te ‘degjojne’ shqiptaret se sa “zemer-mire”, “paqesor” dhe i “drejte” eshte spiuni i asfalise qe ka mision endren per homogjenizim. Domethene, ju delet ortodokse, jepini Janullatosit gjuhen dhe kulturen tuaj dhe si shkembim ai ju jep ju “fene e tij”. Njelloj si arvanitasit injorante te shekullit te 19-te te cilet u privuan nga shkollimi dhe ju vodh gjuha dhe kultura ametare qe eshte shpirti i cdo njeriu.

      Noli eshte Shembull i Atdhetarit qe Na Meson te Mos e Shesim Shpirtin tek greku ne kembim te nje feje fallco, perralla te nga njerez te kohes se bronxit qe besonin Token si qender te Universit dhe Diellin qe vertitej rreth saj. Fe (perralla) te cilat u shkruan ta pakten 70 vjet pasi vdiq Krishti.

  14. evgjitngrenesi says:

    mut nanua është një plehrë antishqiptare. gjithë veprimtaria e tij në shtypin shqiptar është përqendruar në luftën kunder çështjes kombëtare. ky sulmon çdo gjë që është shqiptare,që nga identiteti,gjuha,trojet,historia,sporti,kultura. të gjithë sorosistët punojnë për janullatosin. këta që nuk lanë figurë shqiptare pa denigruar,pse nuk kanë shkruajtur gjysem fjale për janon? apo u pret financimet nga am-ja,vodafoni,bankat dhe tregëtia me shumicë që kontrollojnë greket?
    mos e zër fan nolin me atë gojën tënde të qelbur që vjen era grek!

  15. besi says:

    mir ai,por ti solle janatullosin ,pastaj themelove klubin e qelbesirave.si ju tha meta kokpalare e bastard.ja pra.

  16. GK says:

    Shkrim i sakte !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Vleresim dhe falenderim per Anti- Theisti i Biblave dhe Kuranit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje