Nishani shkel afatet e Reformës në Drejtësi, bllokon Kushtetutën. Merret vetëm me dekorimet

10 Janar 2017, 08:47Politika TEMA

Në një linjë me partinë më të madhe në opozitë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, po demonstron mungesë vullneti për të përmbushur rolin që i dikton Kushtetuta e re, për ngritjen dhe konstituimin e organeve të reja të drejtësisë.

Kreu i shtetit, i cili nuk e ka fshehur qëndrimin kundra përmbajtjes dhe mënyrës së hartimit të paketës ligjore të Reformës në Drejtësi, ka shkelur afatet e parashikuara në Kushtetutën e re, për nisjen e procedurave, për ngritjen e institucioneve të Vetingut. Kushtetuta parashikon 45 ditë afat për Presidentin e Republikës, për organizmin e procesit të aplikimit për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në kushtet kur Kushtetuta e re ka hyrë në fuqi që nga data 12 gusht e vitit të kaluar, kreu i shtetit duhet t’i kishte përfunduar procedurat brenda muajit shtator të 2016. Por, ndërsa institucionet e tjera, si Kuvendi, kanë nisur zyrtarisht lëvizjet dhe procedurat në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjeve prioritare, kreu i shtetit vijon të jetë i fokusuar tek dekorimet e fundit të mandatit, duke sfiduar aktin themeltar të shtetit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelit, janë dy institucionet e Vetingut, nga skaneri i të cilave do të dalin të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, duke nisur që nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Emërimeve në Gjyqësor etj. Dy institucionet në fjalë do të certifikojnë njerëzit e drejtësisë për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale shkruan “Shqiptarja.com”. Ndërkaq, kreu i shtetit, shfrytëzoi maksimalisht kompetencat kushtetuese për zvarritjen edhe hyrjen në fuqi të ligjit të Vetingut. Ligji u miratua me 30 gusht, ndërsa kreu i shtetit priti datën 20 shtator, për ta kaluar në heshtje, pa e dekretuar.

Afati
Pika 6 i nenit C të Kushtetutës së re parashikon që Presidenti i Republikës organizon procesin e hapur dhe transparent të aplikimit për pozicionin e anëtarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe të Komisionerit Publik. “Kandidatët i paraqesin Presidentit aplikimet dhe të gjitha deklaratat shoqëruese, sipas ligjit.

Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, Presidenti përpilon një listë me kandidatë, të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatë, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit monitoron këtë proces. Nëse Presidenti nuk e përfundon procesin brenda 45 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Aneksi, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit”, thuhet në Kushtetutë.

Operacioni Ndërkombëtar
Kushtetua e re përcakton edhe rolin e ndërkombëtarëve në procesin e zgjedhjes së organeve të Vetingut. Sipas Kushtetutës, një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët. Jo më vonë se katërmbëdhjetë ditë nga paraqitja e dy listave nga Presidenti, Komisioni, bazuar në vlerësimet e tij, i dërgon rekomandimet Presidentit, i cili ia përcjell ato Kuvendit. Nëse Presidenti nuk e ushtron këtë kompetencë brenda 5 ditëve, kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

 

Kriteret për anëtar të Komisionit të Kualifikimit

1.            Ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi.

2.            Të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror dhe avokat.

3.            Të ketë marrë një vlerësim të lartë për aftësitë e tij profesionale.

4.            Nuk ka ushtruar funksione politike gjatë 10 viteve të fundit.

5.            Ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar.

6.            Nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor i ish-Sigurimi i Shtetit.

7.            Nuk ka qenë anëtar i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.

8.            Nuk është më shumë se 65 vjeç.

9.            Zotëron shumë mirë gjuhën angleze.

2 komente në “Nishani shkel afatet e Reformës në Drejtësi, bllokon Kushtetutën. Merret vetëm me dekorimet”

  1. Fatosi-kosove says:

    E kam thene edhe shume here me pare dhe me en fund po beindet edhe mazhoranca dhe shqiptaret se nishani do te beje çdo gje per ta bllokuar çdo reforme te kesaj qeverie,bile do ta shifni ai do te orvatet ti shpalle edhe zgjedhjet e parakohshme dhe keshtu automatikisht ta “fitoje” edhe nje mandat si prresednik,sepse per kete e ka mbeshtetjen e “demokrateve” shqipatr,serb e grek,dhe ky eshte qellimii fundit,do e shifni.

  2. Fallo Madhi says:

    Prape ju me sakatin ?mos na e nxirrni me ne gazeta se me ze te dhierit sa here e shikoj,Shyqyr Zotit qe kam ca LIBRA nga te Bushit te fshij sumen thuaj.Ky ka mbarruar shurrohet ne breke cdo dite se ja ka thare Zoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje