Nishani, si Berisha e Basha: Kam prova se krimi do të tentojë të influencojë zgjedhjet

10 Janar 2017, 19:18Politika TEMA

Presidenti i Republikës Bujar Nishani as në fund të mandatit presidencial nuk po mundet të shkëputet nga ndikimi i PD, duke u deklaruar në të njejtën linjë me Berishën dhe Bashën për mundësinë e përfshirjes së krimit të zgjedhjet e 18 qershorit.

Gjatë pritjes së organizuar për median kreu i shtetit deklaroi se ka evidenca që tregojnë se “grupe të caktuara kriminale do të tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. Nishani i bëri thirrje politikës që të adresojë me shumë kujdes këtë sfidë sepse krimi dhe bota e krimit i prek të gjithë pa përjashtim.

Gjithashtu kreu i shtetit shqiptar u shpreh se media duhet ta denoncojnë çdo rast nëse bota e krimit influencon në jetën tonë. “Në këtë vit janë zgjedhjet, mundësi për perspektivën në të gjitha fushat, tregues i rëndësishëm për përgjegjësinë dhe maturinë. Standardet e zgjedhjeve janë shumë të rëndësishme për të gjithë, politikën dhe qytetarët, të gjithë pushtetet.

Por duhet të ndaj me ju edhe shqetësimin, pasi ka evidenca serioze që tregojnë se grupe të caktuara të krimit do të tentojnë të influencojnë në zgjedhjet e ardhshme dhe ky problem duhet të na shqetësojë të gjithëve. Politika ta adresojë me shumë kujdes këtë sfidë sepse krimi dhe bota e krimit i prek të gjithë pa përjashtim, ai nuk ka ngjyrim dhe kthehet në një dëm të madh për të gjithë. Prandaj është përgjegjësi shumë e madhe për të adresuar me seriozitet këtë situatë.

Media duhet ta denoncojnë këtë proces, nëse bota e krimit influencon në jetën tonë”, deklaroi Nishani. Presidenti i Republikës u shpreh se pushteti i katërt përballet me shumë sfida, ndërsa institucionet duhet të gjejnë mënyra për t’i mbështetur.

Për Nishanin, media është një aktor i rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit, pasi përfaqëson një kapacitet të rëndësishëm intelektual. Ndërsa përsa i përket vitit që lamë pas, Nishani vlerësoi disa ngjarje historike, mes tyre shenjtërimin e Nënë Terezës dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian të Francës.

5 komente në “Nishani, si Berisha e Basha: Kam prova se krimi do të tentojë të influencojë zgjedhjet”

  1. RAJAN says:

    COJI PROVAT NE GJYKATE E MOS LLAP KOT.

  2. Tani says:

    Mos e ke fjalen per grupet e zeza te PD-se dhe per deklaratat e tyre qe do ta bejne me keq se 97-ta? Sepse ne te tjeret nuk dime gje pervec planeve ogurzeza te ketyreve horrave te SHQU-it. Por edhe per keta nese ke prova coji ne projurorine tende se ndoshta edhe mund te te degjojne dhe fillojne ndonje hetim. More vulen e tradhetarit; ta vuri ne balle Sali Pashe Toptani dhe nuk e fshin dot ate vrage ne fytyre. TURP.

  3. Jimi says:

    Lere mizat qe na ngordhen po s’na le rehat as gomari!?
    Keta duan te bejne edfhe nastradinin!?
    Kalon dikush rruges dhe shef Nastradinin, duke rrahur sherbetorin qe kishte nje katruve ne dore!?
    Pyet kalimtaqri: c’fare po ben Nastradin efendi?
    Pergjigjrt Nastrua: Po e coj per te mbushur uje!
    Kalimtari: Po pse e rreh?
    Pergjigjet Nastrua:Qe te mos thyej katruven!
    Po ti ku e di qe do ta thyej katruven? I thote kalimtari!
    Une nuk e di i thote Nastrua! po po e theu?

  4. sot says:

    Ah BNQ, Ah BNbq!
    Mjere ne per presidentin! Bwehu Trump se paku! Sherbetor i ndyre i SB!

  5. taraboshi says:

    Kush ti dha provat ? Djali i Fahri Balliut? Ja cfare presidentit kemi kete qe eshte deri me 24 korrik qe eshte bylmez apo ai i mbas 24 korrikut n q s do te jete ai po nuk ka qjasa te jete ai keshtu si e ka nise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje