Partizani, seanca stërvitore e pasdites në funksion të miqësores me Fenerbahçen

10 Janar 2017, 16:26Sport TEMA

Partizani ka mbyllur përgatitjet në ditën  e pestë gjatë qëndrimit në Antalya, ku po përgatiten për dy fazat e mbetura të kampionatit.

Seancat stërvitore të ditës së sotme të kuqtë i kanë zhvilluar nën rreshjet e dendura të shiut, faktor i cila ka detyruar stafin të aplikoj me skuadrën një seancë në palestër përgjatë paradites, ndërsa në seancën stërvitore e pasdites tekniku Sulejman Starova, ka aplikuar me një seancë të karakterit tekniko – taktik, e cila ka qenë tërësisht në funksion të miqësores se luksit me gjigandët e Fenerbahçe ditën e Mërkurë.

Sfida me skuadrën e njohur turke Fenerbahçen, Partizani do ta zhvillojë ditën e nesërme në orën 20:00 me orën shqiptare e cila do të jetë dhe testi i parë miqësorë për 15-herë kampionët e vendit.

Gjithashtu, për nesër stafi teknik ka parashikuar që të zhvilloj edhe një seancë stërvitore paradite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje