San Jose Earthquakes pranë akordit me Jahmir Hykën

10 Janar 2017, 15:58Sport TEMA

Oferat për Jahmir Hykën për të luajtur në kampionatin amerikan sa vinë e shtohet.

Për mesfushorin e kombëtares shqiptare ekipi i rradhës që është futur në garë për të marrë shërbimet e tij është San Jose Earthquakes.

Gjithashtu, në listën e dëshirave për të afruar shtatëshkurtrin kuqezi janë dhe ekipet e tjera të njohura në futbollin amerikan si Siatëll Saundërs dhe Colorado Rapids, ku luan dhe sulmuesi tjetër i përfaqësues sonë Shkëlzen Gashi.

Megjithate San Jose Earthquakes eshte deri me tani favoritja kryesore per te afruar Hyken ne klubin e tyre.

Hyka me cilësitë e tij ka arritur që të ketë një eksperiencë mjaft positive në superligën zviceriane me ekipin e Luzernës ku në 161 ndeshje ka arritur që të realizojë 17 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje