VIDEO/ Sërish sulm terrorist në Turqi, kamikazi tentoi të hidhte në erë stacionin e policisë

a1Oficerët e policisë turke janë përplasur me terroristët në Gaziantep. Një sulmues vetëvrasës qëlloi me armë në drejtim të disa personave gjatë përpjekjes për të hyrë në një ndërtesë. Ndërsa është bërë e ditur se edhe një polic është i plagosur rëndë.

Përleshja ka ndodhur në frontin e Departamentin të Policisë. Ndërsa është bërë ndalimi i hyrje daljeve në një qendër biznesit për shkaqe të sigurisë. Policia qëlloi për vdekje kamikazin, teksa po përpiqej të hynte në stacionin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe  ekipet e emergjencës për të gjithë të lënduarit.Gaziantep apo (Antep), është një qytet në pjesën perëndimore të Anadollit Juglindor, Rajonit të Turqisë, rreth 185 kilometra në lindje të Adanas dhe 97 kilometra në veri të Aleppos në Siri.


REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *