SHIFRAT/ Nga 34 mijë shqiptarë që kërkuan azil në Gjermani, u pranuan vetëm 10 vetë. Dëshmitë e dhimbshme

azilNga 34 mijë qytetarë nga Shqipëria që kërkuan azil në Gjermani në 2015-2016 u pranuan vetëm 10 vetë. Problemet ekonomike, papunësia, varfëria e strehimi vazhdojnë të mbeten faktorë nxitës për largimin drejt Gjermanisë.

Prej pesë muajsh Akil Varfi, gjimnazist në Shkodër,  ushqen vetëm një ëndërr: të rikthehet në Duisburg, qytetin gjerman pranë Düsseldorfít. Atje ku kërkoi familja e tij azil, atje ku jetoi me prindërit dhe tre motrat nga shkurti 2014 në gusht 2016 në pritje të përgjigjes për të drejtën ose jo të marrjes së azilit. Akili preu biletën e avionit dhe u kthye në Shkodër para 5 muajsh kur përgjigja erdhi negative.

“Ishte 12 gushti i vitit të kaluar kur u riktheva në Shkodër. Për fat të mirë nuk kishim shitur shtëpinë. Në shtator fillova gjimnazin atje ku e pata lënë, në vitin e dytë. Kisha humbur dy vite, shokët e mi filluan universitetin. Prindërit dhe motrat u kthyen 3 muaj më vonë, babai gjeti në Duisburg një avokat, pagoi 500 euro për të kundërshtuar vendimin e rikthimit në Shqipëri. Por nuk fitoi”, thotë për DW, Akil Varfi.

Ai tregon se vendimin për të ikur nuk po e bluanin prej shumë kohësh në mendje. E morën tak-fak, brenda 2-3 ditësh. Prindërit ishin pa punë. Gjashtë vetë në një shtëpi të vogël. Në Shkodër ishte hapur fjala se Gjermania pranonte azilantë nga Shqipëria. Në rrjetet sociale thuhej e njëjta gjë. Një mëngjes shkurti të vitit 2014 u nisën me një taksi nga Shkodra drejt Duisburgut ku kishin disa miq.

“Ishte 14 shkurt. Mbërritëm pa probleme dhe të ndihmuar nga miqtë tanë shkodranë shkuam tek autoritetet lokale dhe aplikuam për azil. Në fillim na vendosën në kamp ku kishte njerëz nga shumë kombësi. Jeta në kamp nuk ishte e lehtë, kishte rregulla strikte, të rrepta. Pas disa muajsh bashkia na dha një shtëpi, diku në qendër të Duisburgut. Por ishte vështirë të gjenim punë, ishim të papërgatitur, nuk dinim gjuhën, nuk njihnim ligjet dhe institucionet gjermane. Ajo që unë e familja ime kuptuam në fund krejt qartë është se zgjodhëm një rrugë të gabuar për të  punuar dhe jetuar në Gjermani. Por koha që kalova në Duisburg, gjithë sa mësova, njerëzit që njoha ndryshuan jetën time .. tani ushqej ëndrrën që të kthehem atje përsëri, jo si azil-kërkues por si punë-kërkues apo student”, thotë Akili.

Fluksi i  emigrantëve nga Shqipëria në Gjermani pritet të vazhdojë

Përvoja e Akilit është e njëjtë me dhjetëra mijëra azilkërkues nga Shqipëria të kthyer nga autoritetet gjermane. Por edhe pse ata janë modeli i dështimit të përpjekjeve për të fituar në Gjermani azil me motive ekonomike, fenomeni vazhdon. Gjithsesi në shifra më të ulta. Sipas një studimi, të publikuar kohët e fundit, produkt të Fondacionit Gjerman “Hans Seidel”në Tiranë dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, 53. 805 qytetarë nga Shqipëria aplikuan për azil në Gjermani gjatë vitit 2015.

Autoritetet gjermane dhanë përgjigje pozitive vetëm për 55 syresh, pra, për rreth 0,1 % të numrit total të aplikantëve. Kjo shifër dhe kthimet  në Shqipëri pas përgjigjeve negative do të duhej të frenonin vijimin e ikjeve drejt Gjermanisë dhe aplikimeve për azil.

Por nuk ka ndodhur kështu.Gjatë 10 muajve  Janar –Tetor 2016 autoritetet gjermane regjistruan 34 mijë kërkesa për azil. Prej tyre ata miratuan vetëm 10 syresh dhe asnjë leje pune!

“Ky lloj fluksi emigrimi pritet të vazhdojë. Faktorët që shtyjnë shqiptarët të largohen nga vendi nuk mund të zhduken si me një shkop magjik. Problemet ekonomike, papunësia, varfëria, strehimi do të vazhdojnë të mbeten faktorë që do të nxisin largimin nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Rritja e parashikuar ekonomike dhe përbërja e tanishme e sektorëve industrialë dhe shërbimve, popullsia në zonat rurale, epërsia e kompanive të vogla,  – 90 % e tyre,  të regjistruara në Shqipëri kanë deri në 4 vetë të punësuar- nuk mund të ofrojë tërheqjen në tregun e punës të të gjithë atyre që duan dhe janë të aftë për punë” thotë për DW, Ardian Haҫkaj, drejtor Ekzekutiv i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit.

Pse Gjermania? 

Zgjedhja e Gjermanisë nga shqiptarët si vendi për të emigruar mbështetet në një sërë faktorësh tërheqës: ka një sistem të organizuar për pritjen e emigrantëve, përfitime në para për të gjithë periudhën e pritjes së përgjigjes për aplikimin për azil.

“Prindërit e mi merrnin 250 euro në muaj para në dorë për ne, 4 fëmijët dhe 330 ata vetë. Autoritetet lokale na siguronin ushqime, veshmbathje dhe strehim falas. Prindërit e mi filluan të bëjnë punë sociale me 1 euro ora. Kishim shtëpinë në qendër të qytetit dhe jetonim në kushte shumë më të mira nga ato në Shqipëri.” tregon Akil Varfi.

Një arësye tjetër e rëndësishme është edhe  reputacioni që gëzon Gjermania në Shqipëri si vendi që ofron përspektivën më të mirë të jetës, si një vend serioz dhe i strukturuar për ta bërë këtë perspektivë të realizueshme. Italia dhe Greqia, dy vendet fqinjë ku shqiptarët emigruan së shumti në 20 vitet e para pas përmbysjes së regjimit komunist nuk mund të ofrojnë atë të ardhme që ofron Gjermania. Rënia e remitancave, ngadalësimi i aktivitetit ekonomik dhe sidomos kthimi në Shqipëri i dhjetra- mijëra emigrantëve nga Greqia dhe Italia të mbetur pa punë pas krizës financiare të 2008-ës kthyen alternativat e emigrimit të shqiptarëve  nga dy vendet fqinjë tek  Gjermania.

Në Gjermani si punëkërkues

Perspektivën gjermane kërkon të kapë edhe Akil Varfi.  Në Duisburg nisi të mësojë gjermanisht dhe frekuentoi një shkollë profesionale për sekretari. Në ditët e pushimit punonte pranë një prifti katolik si sekretar i tij dhe merrte një pagë modeste. Me pagën e tij preu biletën e avionit për t‘ u kthyer në Shqipëri, sapo autoritetet gjermane të Düsseldorfit i kthyen përgjigje negative. Koha e qendrimit në Gjermani i dha përvoja dhe këndvështrime të reja për jetën, ai u informua sesi funksionojnë gjërat në Gjermani, si është sistemi, si duhet respektuar për të qenë pjesë e tij.

“Ka njerëz në Shkodër që duan të shkojnë në Gjermani si azil kërkues.. atyre u them, „ Jooo, Moos, nuk bëhet” dhe i rrëfej gjithë përvojën e familjes sime. U them ka rrugë të tjera , të sigurta: emigrimi si punëkërkues, gjuha gjermane, kontrata e punës. Kjo do të jetë edhe rruga ime. Hera tjetër do të jetë ndryshe, nuk do të shkoj si azil-kërkues por si punëkërkues, me një kontratë pune”, thotë Akili Varfi.

Dëshira e Akilit dhe mijëra të rinjve dhe të rejave si ai mbështetet dhe ushqehet nga prioriteti që autoritetet e Tirans i kanë dhënë arsimit profesional si edhe shtimi i numrit të kurseve të gjuhës gjermane nga Instituti Goethe në Tiranë për t’iu përgjigjur kërkesës në rritje të brezit të ri për të mësuar gjermanisht, si parakusht i vajtjes në Gjermani si punëkërkues apo student.

DW

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “SHIFRAT/ Nga 34 mijë shqiptarë që kërkuan azil në Gjermani, u pranuan vetëm 10 vetë. Dëshmitë e dhimbshme”

  1. Balerina says:

    Ku janë “trimat shqipëtarë”, “pasardhësit” analfabetë të Skënderbeut, të dalin e të shajnë Gjermaninë, që edhe një krodhe bukë që i lypin, nuk ja u jep…???!!! Pa tjetër që për këtë katandi, e ka fajin greku, serbi e rusi…(???!!!) Hahahahahahahahaaaaaa….! Akoma nuk e kuptuat që nuk na do asnjeri…???!!! Pyeteni një herë veten tuaj (si burrat, megjithëse burrëri, vetëm shqiptari nuk ka), pse jemi katandisur kështu…???!!! Sepse na kanë bërë kokën daulle me përrallat e “historisë së lavdishme” të Kombit Shqiptar dhe (pordhacër siç jemi) nuk duam të shikojmë realitetin me sy…katandinë tonë, “si mut në dëborë”, në mes të Evropës…! Fshehim zhelet tona, duke hedhur përsipër një Flamur dhe pandehim se e gjithë bota ha bar dhe nuk na shikon…! Mburremi me një peshkarexhë që “e dërgojmë në NATO për të mbrojtur Egjeun”, ose me “ushtrinë tonë” (nja njëqind mercenarë pabreksa) që i dërgojmë në Veri “për të mbrojtur Evropën” nga Rusët…(?!) Të qesh, apo të qaj…???!!!

    1. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'',vendi yt eshte ne keli..........allah uakbar! says:

      ASNJE korrak sunit ne token evropiane, te gjithe pas ne Albanistan madje perpara se ti kthejne tju fusin edhe nga nje hu ne bithe……………allah uakbar!

  2. A says:

    Kjo eshte “MREKULLIA” e politikes shqiptare, e politikaneve, e pushtetareve dhe e qeveritareve e ketyre 27 vjet e ashtuquajtures demokraci.
    Nga nje sistem diktatorial komunist-socialist me i egri ne Evrope, rame ne nje sistem te eger, primitiv, skllavopronar dhe feudal nga filozofite e pjerdhura dhe te degjeneruara te “Terapise se shockut dhe ekonomise zero” te zbatuara si ne teori dhe ne praktike nga prototipa te tille qe prodhon mjedisi shqiptare si shpellari SALI BERISHA, bixhozqiu FATOS NANO, fshatari ILIR META, njeriu qe nuk din te beje asgje LULEZIM BASHA dhe barboni i Frances me “profesion” piktor zhgarravinash EDI RAMA.
    Keto lloj prototipash me grupimet dhe klanet mafioze te tyre “fatmiresisht” i quajme te zgjuar dhe te shkathet.
    Nga fjalet dhe veprat e tyre 28 perqind e popullsise shqiptare, e treta ne bote, kane profesion “eksodin” me 1’200’000 shqiptare te larguar si atlet te vertete kudo te shperndare neper evrope dhe bote.
    Kjo eshte te shkojsh nga Fitorja ne Fitorje.
    Eshte e cuditeshme keto palo politikan kane ftyre te na paraqiten si te bukrit shejtan neper ekrane dhe ne popull. Keto jane pra 0,7 perqind e popullise shqiptare qe na sundojne ne, 99,3 perqind te shoqerise shqiptare me pa te drejte duke vjedhur dhe grabitur pasurite kombetare, taksapaguesin shqiptar, djersen dhe mundin e punes se tyre.
    Keto jane me nje fjale me origjine turke “PIS MILET” qe duhet ti heqim qafe sa me shpejt me te gjitha format sepse shkaterruan Shqiperine dhe popullin e saj.
    Shansi jone i vetem eshte se jemi shtet dhe popull ne mesin e kontinentin Evropian dhe prap ndodhemi ne keto situata te pakendeshme.
    Po te kishim qene si popull, si rrace e bardhe dhe si vend ne mesin e kontinentit Afrikan qe nuk dime te mbrojme vehten dhe interesat tona me te mira e te drejtat tona, ne sot do te ishim ne xhunglat e Afrikes nje rrace majmuni me ngjyre te bardhe duke u perdredhur neper lianat e pyjeve afrikane.
    Nje gje e kemi “te mire” qe nuk dime te protestojme dhe te mbrojme te drejtat tona njerezore. Tung.

  3. elton says:

    Paska mundesi 10 ne 34 mije? prape ja vlen me duket. Ketu nuk ke asnje mundesi,aty ke te pakten 10 ne 34 mije. Paska shanse d.mth

  4. safo says:

    Fajin ne fakt per kete zhgenjim e ka Greqia. Ajo kurre nuk ka ndjekur ndonje politike te ashper kunder emigracionit ilegal, me sa duket kjo metode eshte menduar se do pije uje dhe ne Gjermani! Shqiptaret tani besoj se duhet te bejmne dallimin midis Gjermanise strikte dhe Greqise ‘se hapur”.

  5. bobi says:

    Me shum shance ke te bjerin llotaria se sa te perfitosh azilin ne kete kohe ne evrope. Evropa veriore ka pune po do zanate dhe te futesh i rregullet. Rastesishte kam kaluare ne nje lokalitet ne finlande loimaa quhej dhe kishte shqiptare qe ishin rregulluare me letra dhe punonin ne sera djellore dhe me ngrohje ishin shum te kenaqur paguheshin me 9 euro ora dhe shtepin ja u kishte dhen falas punedhenesi. Dhe me thane qe ne buqesi ne finlande te duhet vetem nje kontrat pune nga nje pundhenes dhe si fillim mere leje pune per nje vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *