Skandal përgjimesh në Itali: Përgjohen ish-kryeministra e biznesmenë, ja nga kush

10 Janar 2017, 16:50Bota TEMA

Një skandal përgjimesh ka shpërthyer në Itali. Policia e vendit fqinj ka zbuluar një studio në Romë që përgjonte politikanë dhe sipërmarrës të rëndësishëm.

Dy përgjuesit, një inxhinier bërthamor 45 vjeç i quajtur Giulio Occhionero dhe motra e tij Francesca Maria 49 vjeç, kanë përgjuar ish-kryeministrin Renzi, Mario Monti dhe të tjerë politikanë të rëndësishëm.

Ky përgjim ka alarmuar autoritetet pasi mendohet se mund të jetë cënuar siguria kombëtare. Dy personat e arrestuar mendohet se prej disa vitesh përgjonin politikanët e sipërpëmendur e shumë të tjëra. Ata merrnin informacione të rezervuara me anë të një programi të quajtur “EyePyramid”.

Viktimat e përgjimeve

Emra të rëndësishëm si Mario Draghi, Mario Monti, Matteo Renzi, komandanti i Guardia di Finanza Saverio Capolupo etj, janë disa prej të përgjuarve.

Aktualisht policia po heton për të parë se çfarë informacionesh mund të kenë rrjedhur dhe kujt i janë shitur këto informacione.

2 komente në “Skandal përgjimesh në Itali: Përgjohen ish-kryeministra e biznesmenë, ja nga kush”

  1. Tralala says:

    Eshte efekti I zhvillimit teknologjik. Koha moderne nuk ka siguri per me teper qe konceptet dhe sjelljet tona jane me shume klasike se bashkohore. E me te prapambeturit ketu jane politikanet te cilet jo vetem nuk marin vesh por bejne dhe vendimmarrjen.
    Sistemi I rendomt I sigurise permes parandalimit eshte koncept klasik, I kaperxyer. Kujtoni ata qe moren aeroplanet e sulmuan kullat binjake, apo ata qe banojne ne Europe e nje dite bejne shperthimin terroriste. Te gjithe jane pjese e komunitetit, pjese e jone, pra te brendshem. Teknologjia digitale e ka bere individin po aq te fuqishem sa dhe shteti. Me paisje portative, qe gjenden lehte ne treg dhe qe mund ti blej kushdo, mund te pergjohet kushdo e pastaj informacioni shitet e behet leku. Kushdo sa paisje Te tilla pergjonin ka ne vendin tone. Te mbrohesh ne keto kushte duhet professionalizem I madh.

  2. CNN says:

    korigjim: pergjimin e ka bere Putini!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje