Veterani i UÇK: Lulzim Basha hartoi dosjen kundër komandantëve të luftës dhe Kosovës për në Hagë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaArrestimi i ish-­kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, për llogari të Beogradit, ka prodhuar polemika midis kampeve politike në Tiranë.

Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, pas një bisede telefonike me bashkëshorten e Haradinajt, ka akuzuar kryeministrin Rama se është dorëzuar pa kushte para qeverisë serbe, duke iu referuar miqësisë me kryeministrin Vuçiç.

Por në media është rikthyer një dëshmi tejet komprometuese dhe e rëndë e ish­shef i zyrës të të zhdukurve të UNMIK­ut në Kosovë, Jose Pablo Baraybar, i cili deklaron se Lulzim Basha jo vetëm ka punuar si përkthyes i tij, por edhe ka mbledhur prova për krimet e pretenduara të UÇK ndaj serbëve, madje duke u maskuar si inxhinier.

Ndërkaq, gazetari, njëherësh veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Zeka, shprehet për Shqiptarja.com, se sipas krerëve të politikës së Kosovës dhe Shërbimit Informativ të Kosovës, Lulzim Basha është arkitekti i hartimit të dosjes në Hagë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I tërë spektri politik në Kosovë, me në krye Hashim Thaçin, Shërbimin Informativ të Kosovës, me LDK dhe PDK, e kanë akuzuar drejtpërdrejt Lulzim Bashën se ka qenë arkitekti dhe përpiluesi i dosjeve në Hagë për krimet e luftës së UÇK. Nuk mund të them nëse është apo nuk është e vërtetë, por unë po flas për të akuzat që i janë bërë Lulzim Bashës nga politika e Kosovës”, ka deklaruar Zeka.

Konfirmimi

Roli aktiv i Lulzim Bashës në hetimin e krimeve të luftës në Kosovës është konfirmuar në mënyrë të shumëfishtë. Mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, pjesëtar i ekipeve që kanë marrë pjesë në hetim, ka konfirmuar praninë e Lulzim Bashës në hetimet për trafikuan e organeve të pretenduara nga serbët. Një tjetër konfirmim ka ardhur edhe nga Human Rights Watch, përmes përfaqësuesit të tyre Fred Abrahams.

Në një deklaratë publike të kësaj organizate ndërkombëtare, Abrahams ka deklaruar kohë më parë se Lulzim Basha ka qenë në dijeni të hetimit, ndonëse në deklaratat e tij, Basha, ka pohuar se nuk dëgjuar kurrë për këtë hetim. Por dëshmia e rëndësishme është ajo e Jose Pablo Baraybar, të cilin Lulzim Basha e ka shoqëruar tek “Shtëpia e Verdhë” në Burrel, duke u maskuar si inxhinier.

Shenasi Rama

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga themeluesit e Partisë Demokratike në Shqipëri, Shenasi Rama, i cili merret prej vitesh me çështjen e Kosovës, ka deklaruar kohë më parë se Lulzim Basha dhe e bija e ish-­kryeministrit, Sali Berisha, Argita Berisha, kanë mbushur dosjet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

PD është një parti e shkërmoqur. Me një kryetar që i hollohet zëri përditë, dhe që ka mbushur dosjet e shokëve të mi të UCK-­së, nuk shkohet kund se ky të shet me çmim të ulët fort. Ky ka qenë së bashku me Argita Berishën dhe disa të tjerë që kanë mbushur dosjet”, ka deklaruar Rama.

Përfshirja

Njerëz që kanë punuar me Bashën kanë treguar se në vitet e para pas luftës ai ka qenë pjesë e ekipit të përkthyesve për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, ndërkohë që punonte edhe për hetuesit e departamentit ligjor të UNMIK.

Basha fillimisht ka qenë thjesht përkthyes, po më pas, falë përkushtimit në punë dhe përgatitjes si jurist, ka marrë pjesë edhe në përpilimin e dosjeve, edhe në përgatitjen e padive që hapën disa procese tepër të famshme gjyqësore. Mes tyre, proceset ndaj disa prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së sapodalë nga lufta. Fatmirësisht, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës i rrëzoi akuzat, dhe vendosi të lirojë gjeneralët e UÇK-së që qenë dërguar në burg edhe me ndihmën e bashkatdhetarëve të tyre.

Biografia e shkruar nga Basha

Lulzim Basha i përket brezit të parë të gjimnazistëve shqiptarë të cilëve iu dha mundësia që pas rënies së komunizmit të studiojnë jashtë shtetit. Në vitin 1993 ai filloi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku edhe u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare. Pas studimeve, Basha punoi për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish­Jugosllavi dhe më pas si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Në vitin 2004, Basha iu bashkua Partisë Demokratike në opozitë si koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave”.

Fatos Klosi: Lulzim Basha gaboi

Ish­-kreu Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, është shprehur për “TemA” se Lulzim Basha ka gabuar me angazhimin për vërtetimin e akuzave të serbëve, për transplant organesh nga ana e ushtarëve të UÇK. “Lulzim Basha ka gabuar, ose mund të ketë bërë detyrën e kundërt. Ai komision ka nxjerrë përfundim se nuk ka ndodhur asnjëherë transplant organesh në Shqipëri, në fshatin periferik të Burrelit dhe askund tjetër. Unë nuk e di cili është kontributi i Bashës në këto grupe faktmbledhëse, ka qenë përkthyes, ka pretenduar se ka apo s’ka krime të tilla.

Ai duhej ta kishte thënë diçka publikisht për të gjithë opinionin publik shqiptar në të dy anët e kufirit dhe ta kishte mbyllur, të ishte deklaruar njëherë. Por deri më tani asnjë fjalë nuk ka thënë me gjithë akuzat që janë hedhur ndaj tij, është shmangur. Kjo nuk më pëlqen. Sidomos sot që është personazh shumë i rëndësishëm i politikës shqiptare dhe është normale të bëhet një deklaratë nga ana e tij, ku të shpjegojë pozicionin e tij në ato grupe, me se është marrë dhe ku ka kontribuar realisht. Të gjitha akuzat për UÇK dhe shqiptarët kanë qenë më shumë hamendje, se sa fakte”, ka pohuar Klosi.

Jose Pablo Baraybar, ish-­shef për të zhdukurit në UNMIK

“Problemi i madh ishte se UNMIK­u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra, nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyesi im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish­ Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve nuk është asgjë. Tani unë po them çfarë ka thënë ai. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen. Së bashku me Lulëzim Bashën u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar

një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK­së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasur identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Veterani i UÇK: Lulzim Basha hartoi dosjen kundër komandantëve të luftës dhe Kosovës për në Hagë”

  1. Rad says:

    Si I ati dhe I biri. Sali berisha. serbofil Lulzim berisha serbofil

    1. Sheshi ScandalBeg says:

      Fatkeqesia e Shqiperise jane ata shqiptare qe vazhdojne te votojne Lidera tradhetare te kombit, hajdute e te korruptuar, shperdorues pushteti dhe vrases. Kush i voton keta plera nuk ka te drejte te ankohet per varferi dhe per padrejtesi te sistemit gjyqsor, nuk ka te drejte te ankohet per sherbim shendetsor te mjere e as per sistem arsimor skandaloz.

    2. fakti says:

      —-e populli ka nje shprehje: ” bem baba te te ngjaj “.

    3. Tani says:

      Keta jane ata esadista qe ka mbeshtetur UDB-ja dhe ka perkrahur ne PD Sali Pashe Toptani. Veprimtaria e tyre antikombetare i ka sjelle ne pozitat qe kane. Kane vrare, kane vjedhur, kane mashtruar dhe kane tradhetuar vendin ne rangje te larta. Mallkuar tradhetaret!

  2. ILIRIA E BASHKUAR says:

    ATHERE TI DESHMOJE DHE NE TE KUNDERTEN TA ZHDUKIN PER SHPIFJE

  3. Fatosi-kosove says:

    Eshte pikerisht ky fakt pse shqiptaret e kosoves e duan sali berishen dhe lul bashen,por jo te gjithe dhe asnje nga ata qe ishin armiq te ish jugosllavise dhe te burgosur nga serbia e deri te ata qe kapen armet kunder serbise,prandaj jane kryetar te PD-s sepse ishte e vetmja parti politike pro serbe dhe kunder kosoves,pasojat e te ciles do shifen me kalimin e kohes,nje nga miljona dashmit e tyre eshte “shtepia e verdhe”,nje tjeter eshte arrestimi i Ramushit,dhe shume me te renda do na vijne gjate keti viti,veq ka filluar me murin ne Mitrovice,dhe çdo dite eme shume flitet se kosova eshte nje qyteze e serbise,pra uroj qe shqiptaret mos te perjetojne dhimbje si gjate luftes por……….,kur thuhet nga politikaj si sali berisha,lul basha,fllamur noka,palloka,bumqi,çim-i,isa mustafa,nje far armend zemaj,gani geci,adem salihaj,ismet bekirj e disa UDB-sh se te gjitha vrasjet ne kosove i ka bere UQK e jo serbia ateher çfar te presim nga kjo klike.

  4. eda says:

    Retorika e ketij Lylzimit, Lulushit per Ramen eshte e tille sepse se pari, ky fytyre dhe PD-ja e tij ndjehen keq, por keq fare, perballe qendrimeve me atdhetare te Rames, nderkohe qe vete ata me Saliun ne krye, kane ndihmuar Milloshevicin ne lufte kunder kosovareve duke i dhene nafte. Me pas jane po ajo rrace e keqe qe me Lylzimin e tyre qe nuk lulezoi asnjehere ka perpiluar listat e luftetareve dhe komandanteve te UCK -se per “krimet” e tyre. Keto fakte nuk i mesuan asnjehere kosovaret, por perkundrazi u japin edhe dekorata.
    Jane keto arsyet qe ky i paafti i PD hidhet ne sulm ndaj Rames sepse don qe ta minimizoje sa te jete e mundur kontributin e tij te cmuar ne lidhje me Kombin dhe sidomos me Kosovaret sikunder edhe tani me qendrimet e tij per Haradinajn. Jane ne ekstremitet, Luli she Saliu ne frontin e tradhetareve te kombit dhe sovranitetit te vendit dhe tjetri, pra Rama, ne frontin e atdhetarit dhe mbrojtjes se sovranitetit dhe dinjitetit te tij.

    1. ANDI says:

      NE SHQIPTARET NGA KOSOVA E KISHIM NJE FAT TE MADH QE GJATE LUFTES NUK ISHTE NE PUSHTET PARTIA DEMOKRATIKE SERBE NE SHQIPERI ME KRYETAR SALI BERISHEN, NGA FSHATI VICI-DOLI TAMAM ADEKUAT PER SALEN D,M TH SALA VIC DOLI

  5. Fallo Madhi says:

    Kelyshi i Qenit serb Sali.Po dalin tradhetaret e kombit te shiturit dhe pushtat e serbise e greqise.Kush i voton keta tradhetare nuk eshte Shqiptar por serb e grek.Keta qe na vrane na hodhen ne ere,na shiten detin na vodhen rrugen e kombit na shiten dhe vellezerit e kosoves.Peshtyni dhe digjni ku ti shikoni.

  6. Spartaku says:

    Lulezim Basha te shkoi ne burg per krimet qe ka bere,bashk me Sali Berishen.Prandaj e hedhin shurren perpjet keta dy maskarenj se jane te implikuar ne krime te medha.Hiqen trima,se duan t’u shpetojne denimeve.Keta duken nga fytyra,qe jane njerez te krimeve.

  7. Mikanoki says:

    Basha nqs ka ndihmuar ne hetimin e krimeve te luftes ka vepruar drejt. Ky eshte nje proces i udhehequr dhe organizuar nga komuniteti nderkombetar. Nacionalizmi nuk duhet te behet strehe e krimineleve dhe drejtesia per vrasjet, perdhunimet dhe torturat duhet te vihet ne vend pa dallim kombesie. Mbi gjitha jemi njerez pastaj ndahemi ne kombe

    1. ANDI says:

      NE SHQIPTARET NGA KOSOVA E KISHIM NJE FAT TE MADH QE GJATE LUFTES NUK ISHTE NE PUSHTET PARTIA DEMOKRATIKE SERBE NE SHQIPERI ME KRYETAR SALI BERISHEN, NGA FSHATI VICI-DOLI TAMAM ADEKUAT PER SALEN D,M TH SALA VIC DOLI
      DHE SIPAS TEJE MIKANOKINESE NJE FSHAT I TERE THOTE NUK KISHTE BIZNES M EORGANE, CAK EDHE MJEKET SI KUSHNER E PERJASHTONIN MUNDESIN E KESAJ CESHTEJE . BASHA DOLI MBI TE GJITHE, PSE NUK BERI DOSJE PER TE VRARIT SHQIPETAR NGA FORCAT SERBE, KU NE NJE FSHAT VRITESHIN DERI NE 100 CIVIL

  8. Luftetari i UCK-se says:

    TE Dashur “Vellezer” Kosovare:PSE ATHERE NUK E SHPALLNI Lulezim Berishovic SPIUNIN Person Non Grata??Jo vetem ti NDALOHET Hyrja ne Kosove..por Autoritetet Kosovare ta AKUZOJNE PENALISHT Per Tradheti, Manipulime dhe Perpilime Dokumetesh Materjalesh qe erresojne Luften e UCK-SE???Per Shpifje te KONSIDERUARA INTERESANTE PER PALEN PUSHTUESE SERBET???
    Mos na Tregoni neper faqet e Gazetave:POR AKUZOHENI DIREKT LULEZIM BASHOVICIN Klyshin Serbe..qe po e mbajne Sqetullat e UDB-se..lol

  9. Jak-Boston says:

    Kopili Lulzim dhe kopili Sali duhet te fundosen kesaj here bashke me bashkepunetoret e tyre. Mjaft me me plehra qe kane qelbur rajonin. Nese disa thone qe destabilizohet vendi ata jane me e pakta frikacake per te mos thene bashkepunetore te keqberesve. Shqipetaret gjithmone kane jetuar se do plase lufta sot e do plase neser. Me mire nje fund i tmerrshem sesa nje tmerr pa fund. Shqiperia ka nevoje te kurohet me apo pa kirurgji.
    Nese nuk veprojne qeverite e Shqiperise dhe Kosoves atehere qeveritaret e ketyre qeverive jane bashkepunetore dhe tradhetare njejlloj si dyshja e mesiperme.
    Nuk kalohet jeta duke pritur por duke vepruar. Historia ju ka futur tek deshtaket po mos u fusni tek tradhetaret se te gjitha do paguhen heret apo vone.

  10. Bariu says:

    Kemi qene bashkenxenes me Bashen ne gjimnazin “Sami Frasheri”,bir kurve dhe mashtrues i papare,nuk kish te dyte.Te mashtonte e te genjente per cdo gje….edhe me cmimin e nje shkumesi.

  11. maximus says:

    kaq e pati edhe lulushi i vogel, ky shkrim duhet te botohet ne ndonje gazete kosovare, qe ta marin vesh nje here e mire se kush jane pd-erastet e pd-se qe ata duan aq shume. dhe qe na e bene saliun e viçidolit babe te te gjithe shqiptareve.

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    Do kete bere akuza te kota prandaj u rrezuan.

  13. Sala me Giten e Lulin, jane misionaret me besnik qe shkinia ka pasur ne historine e saje kunder kombit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *