Raporti bombë/ Rusia, shantazh Trumpit me një video seksuale: Mori prostituta ruse në Moskë dhe i vuri të urinonin mbi krevatin ku kishte fjetur Obama?

11 Janar 2017, 08:32Politika TEMA

Presidenti Barack Obama dhe presidenti i zgjedhur, Donald Trump, kanë marrë në dorë javën e kaluar një raport me dokumete të klasifikuara, që nëse vërtetohen, janë vërtet shokuese.

Sipas dokumenteve, operativë të shërbimit sekret rusë kanë thënë se zotërojnë informacione komprometuese, personale dhe financiare, mbi Donald Trump.

Këto akuza të reja për spiunazhin rus u paraqitën si një përmbledhje me dy faqë që shoqëronte raportin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Akuzat e kanë origjinën kryesisht nga një memo e përpiluar nga një ish-agjent i spiunazhit britanik, të cilin zyrtarët e inteligjencës amerikane e quajnë burim të besueshëm.

Këto akuza po hetohen nga FBI për të gjetur nëse janë të vërteta.

Ato bazohen kryesisht në burime ruse, por detajet janë ende sekret.

Ato iu parqitën dy presidentëve në tranzicion, Obama dhe Trump nga katër drejtuesit më të lartë të shërbimeve sekrete amerikane, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, drejtori i FBI-së, James Comey, drejtori i CIA-s John Brennan, dhe drejtori i NSA-së Admirali Mike Rogers.

Një nga arsyet kryesore të këtij hapi të jashtëzakonshëm të krerëve të sigurimit amerikan ishte të bëjnë të ndërgjegjshëm presidentin e zgjedhur për ekzistencën këtyre dyshimeve që po qarkullojnë lidhur me të nëpër agjensitë e spiunazheve, kongresistët dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Akuzat gjithashtu vënë në dukje se fushata zgjedhore e Donald Trump ka shkëmbyer vazhdimisht informacione me qeverinë ruse.

Sipas raportit, Donald Trump gjatë një vizite të tij në Rusi kërkoi të qendronte në dhomën e hotelit ku kishte qendruar çifti Obama.

Ai kishte marrë pastaj në dhomë prostituta ruse të cilat i kishte vënë që të urinonin mbi krevatin ku kishte fjetur, si ishte shprehur ai, “Michelle Obama”.

Raporti nënkupton se shërbimi sekret rus ka përgjuar dhe regjistruar me audio dhe video perversionet seksuale të presidentit të Zgjedhur Donald Trump dhe i ka shfrytëzuar tashmë, ose do t’i shfrytëzojë si material komprometuese ndaj tij.

Disa figura të njohura të politikës amerikane kanë qenë në dijeni prej kohësh për informacionet komprometuese që Rusia ka mbi Donald Trump.

Në 9 dhjetor, për shembull, senatori John McCain i dha një kopje të raportit drejtorit të FBI-së, James Comey.

Mirëpo FBI e kishtë në duar tashmë këtë raport kur u njoftua nga McCain.

Mbetet ende për t’u parë se si do të ndikojnë këto zbulime të reja në zhvillimet amerikane, vetëm pak ditë pasi Donald Trump pritet të betohet si presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas daljes së lajmeve të martën se Rusia zotëronte informacione kompromentuese të një natyre personale dhe financiare ndaj zotit Trump, presidenti i zgjedhur u përgjigj përmes një postimi në Twitter duke shkruar “LAJME TË RREME”.

Postimi i plotë është: “LAJM I RREMË – NJË GJUETI POLITIKE SHTRIGASH!”

Në të kaluarën ai ka mohur se Moska ka patur ndonjë ndikim në zgjedhjen e tij dhe është shprehur për vendosjen e lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

11 komente në “Raporti bombë/ Rusia, shantazh Trumpit me një video seksuale: Mori prostituta ruse në Moskë dhe i vuri të urinonin mbi krevatin ku kishte fjetur Obama?”

  1. Qytetar says:

    Ky është idjot.

    1. pse mor qafir says:

      what the fuck??!!! ? ? ? ?

  2. .. says:

    yevgu eshte heroi i autoktonve
    carcafet i ka nxire

  3. T.T says:

    Wow,e pakan mor vesh morracaket e shqipris ket informacion sekret,Mr Trump eshte president, ju hani mut.

  4. askushi,,, says:

    Ky eshte fundi ii amerikes simbol i botes, ky do e bej ameriken pun jevgjish gjedhe qensh,,,,e mori muti dhe ameriken,,,,,,,

  5. Ledio says:

    TT qenke kobure me gjithe mend. Jane informacione qe i ka FBI edhe CIA nga burime te dyta por ende te pa konfirmuara. Ndoshta ti di me shume se sa agjensite amerikane te inteligjences.. Te duket rastesi qe edhe per sekretar shteti eshte zgjedhur nje mike i Putinit, po ashtu edhe ne krye te ushtrise po vjen nje mike i Vladimutit. Qendro ne pritje se e kapin lepurin me qerre amerikanski, ndaj kane ne loje qindra institucione edhe me mijera ligje. Ti lene rruges kalamajte keta ti djali…:)

    1. Gjon Leka says:

      Mik apo mike ? Burrë apo grua?

  6. T.T says:

    Mr Trump is president o Ledio,mos lexo se ca thot,CNN, MSNBC,NBC,ju shqipet lexoni (fake news)ne jena ktu ene sdim noj gje,ju i ditkeni mo mir se i zoti punes,futi i pilaf ene nje 8 dhe hapi syt mire o koqe.

  7. korçari says:

    Tashi te na roje aleanca TRUMP/PUTIN/ERDOGAN ha ha ha ha

  8. Ledio says:

    Ti mund te jesh aty fizikisht, por me mendje nuk je gjekundi karrrooo. Eshte rraport prej 2 faqesh qe e kane ne dore ligjevensit amerikan i perpiluar sic te thash nga CIA edhe FBI. Shko lexo ndonje germe koke-bosh

  9. T.T says:

    Ligjvendsit e bythes you idiot, ju ka zon fryka te gjithve o tutkun,ka me ju lon me u ngrof ne diell,eshte nje App quhet Reddit hape dhe lexo aty o loqe,,eat shit and drop dead stupid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje