“CONFIDENTIAL” / Raporti i shërbimeve amerikane për Trumpin. Orgjitë në shtratin ku fjeti Obama dhe Michelle. Marrëveshjet e biznesit në Rusi. Ja pse presidenti i sapozgjedhur është peng i Kremlinit

11 Janar 2017, 10:29Bota TEMA

Raporti i shërbimeve amerikane të zbulimit, për ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet amerikane

Bota.al boton sot një pjesë të raportit që shërbimet amerikane të zbulimit, kanë hartuar në lidhje me kandidatin e atëhershëm për president (sot president i zgjedhur), Donald J. Trump. Një raport bombë, që me siguri, nëse do të ishte vënë në dispozicion të publikut amerikan, shanset e Donald Trumpit për të hyrë si president në Shtëpinë e Bardhë do të kishin qenë shumë pranë zeros.

Sipas asaj që shkruan raporti, prej pesë vitesh, Kremlini dhe shërbimet e fshehtë rusë kanë punuar intensivisht për të “kultivuar” kandidatin republikan.

Si? Pikësëpari nëpërmjet ofrimit të marëveshjeve shumë fitimprurëse për ndërtime, sidomos në kuadër të veprave që do të realizohen në Rusi në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018.

Por më e rënda në ato që shkruan raporti, është se rusët e kanë “mbërthyer për topesh” presidentin amerikan, që pritet të bëjë betimin pas vetëm nëntë ditësh.

Duke shfrytëzuar pikërisht pikën e tij më të dobët, orekset seksuale. Të cilat, sic shkruan raporti që sjell sot në shqip bota.al, kanë arritur kulmin me orgjinë e Trumpit në Ritz-Carlton në Moskë, pikërisht në shtratin ku më parë kishin fjetur presidenti Obama dhe bashkëshortja.

BURIM KONFIDENCIAL/SENSITIV

RAPORTI I SHERBIMIT TE FSHEHTE 2016/080

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NE SHBA: AKTIVITETET E KANDIDATIT REPUBLIKAN, DONALD TRUMP NE RUSI DHE MARREDHENIET KOMPROMENTUESE ME KREMLININ

PERMBLEDHJE

-Regjimi rus ka kultivuar, mbështetur dhe ndihmuar TRUMPIN për të paktën 5 vite. Synimi, i mbshtetur nga PUTINI, ka qenë për të nxitur ndarje në aleancën perëndimore.

-Deri tani, TRUMPI ka hedhur poshtë që të ketë patur marrëveshje të ndryshme biznesi për pasuri të patundshme, që mund t’i jenë ofruar në Rusi, me qëllim që të çojë përpara kultivimin e Kremlinit për të. Megjithatë, ai dhe rrethi i tij i brendshëm kanë pranuar se ka patur një rrjedhë të rregullt informacionesh të shërbimeve të fshehtë nga Kremlini, duke përfshirë edhe ndaj rivalëve të tij në Partinë Demokratike dhe rivalëve të tjerë.

-Ish zyrtarë të lartë të shërbimit të fshehtë rus pretendojnë se FSB ka kompromentuar TRUMPIN, përmes veprimtarisë së tij në Moskë, mjaftueshëm sa për ta shantazhuar atë. Sipas burimeve të ndryshme që kanë njohuri, sjelljet e tij në Moskë kanë përfshirë akte seksuale perverse, të cilët janë porositur/monitoruar nga FSB.

-Një dosje me materiale kompromentuese mbi Hillary CLINTONIN është përgatitur nga shërbimet e fshehtë rusë për shumë vite dhe ajo përfshin kryesisht biseda të përgjuara që ajo ka patur në vizita të ndryshme në Rusi, si dhe telefonata të përgjuara, por jo sjellje sikletosëse. Dosja kontrollohet nga zëdhënsi i Kremlinit, PESKOV, me urdhër të drejtpërdrejtë të PUTINIT. Megjithatë, ajo ende nuk është shpërndarë jashtë vendit, as edhe tek TRUMPI. Qëllimet e rusëve për shpërndarjen e saj janë të paqarta.

DETAJE

1.Duke folur me burimet A dhe B, bashkatdhetarë të tij në qershor 2016, një figurë e lartë e Ministrisë së Jashtme të Rusisë dhe një ish oficer i lartë i shërbimit të fshehtë rus që është ende aktiv brenda Kremlinit, tha se autoritetet ruse kanë kultivuar dhe mbështetur kandidatin republikan për president të SHBA, Donald TRUMP për të paktën pesë vite. Burimi B pohoi se operacioni TRUMP ishte i mbështetur dhe drejtuar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Qëllimi ishte që të mbillte mosmarrëveshje dhe përçarje brenda vetë SHBA, por sidomos brenda aleancës Transatlantike, e cila shihej si armiqësore ndaj interesave të Rusisë. Burimi C, një zyrtar i lartë financiar rus, tha se operacioni TRUMP duhet të shihet në kuadër të dëshirës së PUTINIT për të rikthyer politikën e fuqive të mëdha të shekullit të XIX, të bazuar në interesat e shteteve, dhe jo në rendin ndërkombëtar të vendosur pas Luftës së Dytë. Ai/ajo kishte dëgjuar Putinin të fliste në këtë mënyrë me ndihmësit e tij, në disa raste.

2.Më specifikisht, Burimi A tha se Kremlini kishte ushqyer TRUMPIN dhe ekipin e tij me informacione të vlefshëm zbulimi mbi kundërshtarët e tij, duke përfshirë edhe informacione mbi kandidaten demokrate, Hillary CLINTON. Kjo gjë u konfirmua nga burimi D, një ndihmëse shumë pranë TRUMPIT, që kishte organizuar dhe menaxhuar vizitat e tij të fundit në Moskë, dhe që raportoi, gjithashtu në qershor 2016, se këto informacione nga shërbimet e fshehta ruse kishin qenë “shumë të dobishme”. Operacioni i Kremlinit në ndihmë të TRUMPIT përfshinte gjithashtu ofrimin e marrëveshjeve fitimprurëse të zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Rusi, sidomos në lidhje me ndërtimet që po kryhen në kuadër të Botërorit 2018. Megjithatë, deri tani, për arsye që nuk dihen, TRUMPI nuk ka kryer ndonjë prej këtyre.

3.Megjithatë, kishte aspekte të tjera të angazhimit të TRUMPIT me autoritetet ruse. Një që u kish sjellë frute, ishte që të shfrytëzonin fiksimet personale të TRUMPIT dhe perversitetin e tij seksual, me qëllim që të siguronin “kompromat”-e (materiale kompromentuese” të përshtatshme për të. Sipas burimit D, aty ku ai/ajo ka qenë i/e pranishme, sjellja perverse e TRUMPIT në Moskë, përfshinte marrjen e suitës presidenciale në Hotelin Ritz Carlton, ku ai e dinte se Presidenti dhe Znj. Obama (që ai e urrente) kishin qëndruar në një prej vizitave të tyre zyrtare në Rusi, si dhe ndotur shtratin ku ata të dy kishin fjetur, duke marë një numër prostitutash për të bërë shfaqje “dushi të artë” (urinimi) përpara syve të tij. Dihej se hoteli ishte nën kontrollin e FSB, me mikrofonë dhe kamera të fshehura në të gjithë dhomat kryesore, për të rregjistruar gjithçka që ata donin.

4.Episodi në Ritz Carlton të Moskës i raportuar më sipër, u konfirmua nga Burimi E (… e fshirë…) që tha se ai/ajo dhe shumë pjesëtarë të stafit të tij/saj ishin të vetëdijshëm në atë kohë dhe më pas. Ai/ajo besonin se kishte ndodhur në vitin 2013. Burimi E ofroi një prezantim me një punonjës/e të kompanisë me shtetësi ruse, Burimi F, një femër që punonte në hotel kur TRUMPI kishte qëndruar atje dhe që gjithashtu e konfirmoi këtë histori. Duke folur më vete në qershor 2016, Burimi B (ish oficeri i lartë i zbulimit rus) pohoi se sjellja jo-ortodokse e TRUMPIT në Rusi me kalimin e viteve, u ka ofruar autoriteteve materiale të mjaftueshme kompromentuese mbi kandidatin aktual për president, për të qenë në gjendje që ta shantazhojnë si të dëshirojnë.

5.I pyetur në lidhje me informacionet që Kremlini i ka ushqyer TRUMPIT gjatë viteve të fundit dhe zërave për një dosje ruse “kompromat”-i mbi Hillary Clintonin, Burimi B konfirmoi ekzistencën e dosjes. Ai/ajo konfirmoi se dosja ishte përgatitur nga Departamenti K i FSB për shumë vite me radhë, që në kohën e presidencës së bashkëshortit të saj Bill, dhe përfshinin kryesisht biseda të përgjuara të llojeve të ndryshme, dhe jo detaje/prova të një sjelljeje jo-ortodokse apo sikletosëse. Disa prej bisedave ishin nga komente të përgjuar që CLINTONI kishte bërë në vizitat e saj të ndryshme në Rusi, dhe fokusoheshin mbi gjëra që ajo kish thënë dhe që binin ndesh me pozicionin e saj aktual, për cështje të ndryshme. Të tjera ishin me shumë gjasë nga biseda telefonike të përgjuara.

6.Në vijim të kësaj teme, Burimi G, një zyrtar i lartë i Kremlinit, pohoi se dosja e CLINTONIT kontrollohej ekskluzivisht nga kryezëdhënësi i Kremlinit, Dmitry PESKOV, i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e saj, me urdhër direkt të PUTINIT. Megjithatë, dosja ende nuk ishte shpërndarë jashtë vendit, as dhe tek ekipi i fushatës së TRUMPIT. Për momentin nuk është i qartë qëllimi i PUTINIT në lidhje me të.

20 qershor 2016

vijon

www.bota.al

https://assets.documentcloud.org/documents/3259984/Trump-Intelligence-Allegations.pdf

4 komente në ““CONFIDENTIAL” / Raporti i shërbimeve amerikane për Trumpin. Orgjitë në shtratin ku fjeti Obama dhe Michelle. Marrëveshjet e biznesit në Rusi. Ja pse presidenti i sapozgjedhur është peng i Kremlinit”

  1. Daj-a Sam-iut says:

    Nuk paskan mbaruar zgjedhjet ne Ameriqi , keshtu !!!!!!!!! Vazhdon “komploti” me menyrat me absurde te agjensive “sekrete” mafioze-demokartike Amerikane . Kete radhe eshte “Asi” , spiuni ne pension Anglez qe u vjen ne ndihme demokarcise Amerikane !!!!!!! Skenari i perseritur si ne luften e gjirit Persik ku Amerikann dhe Engleze u bene bashke dhe fabrikuan (shishet e penicilines) si prova te “armeve te shkterimit ne mase” !!!!!!!! Po si su lodhen gjanem , bienn lobe dhe ngrihen te tjera lobe ……. pare .. pare….. pare …… eho….eho…. euro dhe dollare eho….eho……. e keshtu vazhdon …… e vazhdon…..

    1. trojani says:

      O matuf uroje Ameriken te kete jete se po u prish ajo as hallau jot brekdhjer s’ te shpeton dote .

  2. Sokol says:

    Ju te Temes qe nga fillimi keni wene anti Trump.e verteta eshte se trumpi ka armiq shume te forte brenda amerikes ;une cuditem si nuk po e vrasin si Kenedin.e verteta e ketij raporti akoma sdihet

  3. enter"" says:

    haha, perpjekjet e deshtuara te liberaleve ameriqene ndaj Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje