Falë zotit profesor, “heroi” yt nuk është… i joni!

11 Janar 2017, 19:26Politika TEMA

Nga Anri Bala

S’më bëri aspak habi profesor që i’u turre zotrote kryetarit të bashkisë, me inat e me mllef, se Erioni nuk na qenka “heroi” yt për Tiranën.

Natyrisht modeli jot i “heroit” nuk është as fare afër modelit që kanë sot banorët e kryeqytetit. Nuk të vë faj për këtë, madje të jesh i bindur se në të gjitha pikat e krahasimit që shtrove biem dakort të gjithë me ty! A e di pse? Sepse modeli jot i “heroit” nuk është i joni profesor!

Modeli jot, është modeli i servilit alifmatrak, hajdutit pa konkurrent, vrasësit të ftohtë dhe dembelit pa shokë!

Dështaku më i madh i të gjitha kohërave, e ka një emër, por meqënëse ty nuk të vjen mbarë t’a thërrasësh atë “hero”, ma merr mendja se kur shkruajte, bëre krahasime me “magazinierin” tënd të SHQUP-it, nuk fole me forcën e mëndjes, por me “forcën” që të buron prej gjenitaleve. Shpjegim tjetër s’ka!

Natyrisht që shpatën e drejtove nga heroi i ynë, që për fat të mirë dhe Zoti e faltë nuk është heroi yt.

Ne e dimë se kush është “heroi” për ty dhe gjithë puthadorët, që tek “Luli i vocërr”, e si Luli dalin duke lypur majtas-djathtas: “Një vend në listën e ardhshme për deputet falna, o zoti i pazot!”

Heroi yt i parë profesor është ai, që Tiranën e ktheu në “Bombei”, ku kioskat mbinin si “këpurdhat pas shiut”.

Heroi yt i dytë profesor, është ai që ktheu Tiranën në një shurrtore, ku “lumi i shurrës” niste tek Banka Kombëtare dhe përfundonte tek 21 Dhjetori.

Heroi i yt i tretë, është ky që ti i puth dorën përditë, që prishi një mbikalim miliona euro dhe na dhuroi një rrethrrotullim.

Heroi i yt profesor është ky, që prishi një shesh miliona euro, për të na ndërtuar një kartodrom me një pyll imagjinar.

Heroi i yt profesor është ky, djaloshi, i “burrëruar” nga ngjirja e zërit, për të imituar babain shpirtëror, në veset më të këqija të tij.

Heroi i yt profesor, vetëm hero nuk është, sepse nuk ke se si të jesh hero, kur akuzohesh se ke vjedhur. Nuk mund të jesh hero kur akuzohesh se ke vrarë.

Nuk mund të jesh hero, kur akuzohesh se ke mashtruar. Nuk mund të jesh hero, kur akuzohesh se ke spiunuar dhe tradhëtuar, njerëz që nuk të kanë as një borxh dhe me paftyrësi, bënë të paditurin, ose si i themi ne nga anët tona dhe tuajat bashkë: “Të vret natën, e të qanë ditën.”

Jo kështu nga pamja e jashtme ,”heroi” yt të merr në qafë! Nga i gjithë shkrimi, vlerësova vetëm diçka profesor: qënke djalë me “gusto”! Ke shije për të gjetur modelin e alifmatrakut të katapultuar në parti pa asnjë “meritë”, modelin e hajdutit, ku sapo ju dha mundësia e shiti detin për një “çap bukë” nga ajo e tija, se e jona vlen miliona euro. Modelin e hajdutit ku vodhi “Rrugën e Kombit”, paratë e të cilës po paguajmë dhe sot, e ku frikacaku jot, i kthyer dje në “Rrugën e Krimit”, i tregonte shoferit se ku të bënte kujdes. Modelin e vrasësit kur ishte Ministër i Brendshëm dhe modelin e dështakut e dembelit, para se t’a zbythnin nga bashkia, e ta vendosnin kryetar partie, post të cilin e “mban” me nderë edhe sot.

Nuk e di profesor, se përse je i shqetësuar nga heroi i ynë dhe jo i yti, se pse imiton Obamën?! Sa mirë do ishte sikur Erioni të kopjonte Obamën, ndërsa ju dështakë të pandreqshëm të imitonit Erionin. Edhe unë do doja të imitoja Erionin dhe Obamën, por s’kam mundësi… sepse unë kam studiuar tek ti profesor dhe kam mësuar ato që dije ti, që ashtu si heroi yt, imitoni dhe flisni për çdo gjë si… ai.

Unë profesor zgjodha dhe më e pakta që mund të bëja, është të mbetem ky që jam… vetvetja. Është fatkeqësi e madhe mosnjohja e vetes. Askush nuk të jep përgjigjje kur e pyet: Kush jam unë?

Nëse do më pyesje mua, unë do të ta jepja një përgjigje: Ti profesor je një puthadoras, që nuk vuan nga “daltonizmi”. Ti i dallon ngjyrat dhe nuk i shikon gjërat bardhë e zi, por i nxinë që t’i mbushësh mendjen vetes, se ashtu janë… pa ngjyra, të sterrosura.

Kur flet për kamerat, buzëqeshje dhe mashtrime të Veliaj më çudit pa masë. Ti profesor po flet e shkruan për ne që jetojmë në Tiranë, apo për ata që nuk e kanë parë kurrë Tiranën me sy?! Ne “prof” e kam fjalën për “profan” që ti nuk je, shohim një qytet të ndryshuar dhe të ndriçuar. Ne “profan” kënaqemi kur shohim një qytet të vijëzuar dhe sistemuar, të pastruar dhe ndriçuar, e që çdo ditë na bënë të ndjehemi si qytetar.

Nëse je mërzitur, futi ndonjë xhiro nga bashkia e Xhelalit dhe atëherë do të qetësoheshe, sepse do kthehesh në origjinën e heroit tënd. Siç duket, jeni të inatosur ti dhe ata që të ndërsejnë, sepse ky “shejtani” i shkolluar në Amerikë i’u zgjoi nga gjumi.

Në fakt, zgjoi nga gjumi Tiranën, që në katër vjet, u bë siç thonë tironsit si “brekët e grisura të Lemes”. Kurse “heroi” yt i mandatuar me gjykata e hajdutë, që ti i nderon dhe i respekton, fjeti gjumë në breg të Lanës, pa e ndjerë erën e qelbur të saj, sepse e qelbi vetë vendin. Ndaj nuk ke pse mërzitesh do të kaloi temperatura e dalldisë.

Shiko ndonjë ëndërr dhe na e trego nesër! A thua, me heroin tënd do vijë dita që ju do flini përsëri të qetë duke na djegur e vrarë, duke na fyer e sharë, duke prishur sheshe apo mbikalime, duke vjedhur drita apo grabitur prona, duke hapur “universitete kioska” apo duke ndërtuar dhe u pasuruar… pa paguar asnjë qindarkë. Unë si student i yt, fatkeqësisht… nuk e besoj se do të ndodhë.

Do më vijë keq për ty, sepse duhet të them: I shkreti ti, do lodhesh e do vuash shumë…vite, duke shkruar broçkulla, sepse dita jote nuk do të vijë kurrë. Sepse heroi ynë nuk është heroi i yt! Tani u binda se çfarë gënjeshtari i madh që je. Ke 20 vjet që hiqesh si nipi i at Zef Pllumit, por nuk besoj kurrë që një pinjoll nga gjaku i martirit do të ishte me të zezën dhe jo me ngjyrat, vetëm për një “parbuare” politik…

Falë Zotit more Gjeka i Markajve, nuk kemi të njëjtin hero. Më mirë për mua, për ty, për të ardhmen tonë!

52 komente në “Falë zotit profesor, “heroi” yt nuk është… i joni!”

  1. vk says:

    yt eshte mashkullore………jote eshte femerore……….. JOT ska kuptim

  2. Kris says:

    Ky, Gjek i Markajve, eshte vene ne sherbim si mercenar, si servil nje njeri i peshtire! Ka te ngjashem Prec Juden! Cudi se si ekzistojne njerez te tille! Te cudit dhe “i madhi”Sokol Bala qe e fton ne emisionin e tij,se ku dihet ,iken Basha Vihet Gjek i markajve! Perralla me mbret s’ka mbaruar akome!a

  3. Paqesori says:

    Habia me e madhe per mua eshte ai emerimi ” profesor ” qe i vini perpara emrit te ketij gjeje te keqe, te shemtuar, te ndyre… . Mjere kush mer mesime prej tij…eshte vetem nje bythlepires dhe kaq ! Thirreni me emrin qe meriton , ju lutem ! Ndoshta e vini ne mendime nese i kane mbetur dy pare….

  4. aqif tahipi says:

    Shkrim i sakte dhe i arrire.Keta shqupsat qe bejne propagande ne media deshirojne vetem kohen e rrumpalles se sal lylit dhe adhurojne “ndertimet pa leje “”n tok t xanun” .Per ta ,keto ndertime jane misherimi i kapitalizmit perendimor dhe bejne cmos te na mbushin mendjen se ky lloj kapitalizmi dhe shqupsat qe na e sollen ate jane parajsa mbi toke.

  5. shqiptar says:

    Mire ja ke bere ketij sirvilit te peshtire

  6. robert says:

    Bravo te qofte o Anri Bala ….

  7. bekimi says:

    Shkrim i sakte ! Por edhe Gjekmarku dhe tutoret e tij e dine…. Nuk pranojne humbje, duan fitorepa kundershtare ! Duan te mbrojne me cdo kusht vjelljet grabitjen vrasjet e poshtersi te tjera !

  8. loreta says:

    Thuaju çfare te duash o Anri Bala, nuk behet muti pipeq, i themi nga anet tona, megjithese keta jane me shume se mut e sidomos ky “profesori” yt. TY te lumte pena e mendja qe ne Shqiperi ka dhe gazetare te vertete, njerez, se ma gazetare kafshe eshte mbushur plot. Ketyre s’u mbyllet goja se jane bere si ata te semuret qe hane fasule te pa ziera mire. Keshtu u punon goja ketyre. Le te dalldisin neper gazeta e televizione qe u pershtaten “sharmi” te tyre. Kur ata te flasim, ne do kthejme menderen me krahe tjeter. Paçavure Gjekmarkaj qe qenka dhe profesor e çfare edukon ky bastard?

  9. Eni says:

    Nje shkrim i shkelqyer, qe vlen per te gjithe sojin e sorollopin e sahanlepiresve te SHQUP-it.

  10. Askushi says:

    Bravo Anri… Teper i sakte shkrimi.

  11. qytetari nga Tirana says:

    Po Bala ne sherbim te kujt eshte vene? Si nuk u vjen turp. Erjoni prish taksat tona dhe ne e bejme hero. Shkoni tek pallati kongreseve dhe shihni c’po behet. Pse investoi per parkimin dhe lulishten kur do t’i prishte per 6 muaj? Ka vendosur kosha me ngjyra dhe plehrat rrine jashte koshave. Ne disa vende mbushen qe ne oren 10 te mengjesit. Lume ne populli “injorant” qe votojme ca si pune e Erion Velise.

    1. Albania says:

      Ti duhet te jeshe nga bathore jo nga Tirana, ju nuk ju mbaron injoranca kurre sepse ashtu jeni gatuar me pak fjale jeni lloji i kafshes qe sdin te ndaje te miren nga e keqja, ju e keqja ju duket gjithmone e mire e bukur ju te keqen e keni ne shpirtin tuaj.

    2. Ballisti says:

      Qytetari nga Tirana! Vetem ti mut bene komente te kundert,se te tjeret e shajne Gjekmarkajn dhe lavderojne Erion Veline.Po me sa duket se ty nuk te bejne drite syte,je qorr,dhe nuk shikon sa mire po punon Erion Veliaj.Por ke nje te drejte,se,inati dhe urrejtja qe ke te kane zene syt dhe te kane erresuar mendjen.Ngushellime per mendjen qe te ka lene.Vazhdo me lajthitjet e tua.

    3. DYPLLOMSHI says:

      o ripjellja neqoftese ju lavdroni erjonin nuk eshte e thonme qe te gjithe ta menojne si ju…ka hik koha gjyshit juj enver kurve hoxha qe slejojet me fol kundra partise lugatit kryeminister….ene mos boni si moralista tu shajte salen se keni idhull sic e ka kryetari juj e shani sa per sy e faqe se mos edonit e kishit fut me kohe n burg…jeni bo si gore pallatesh burg sala burg sala..vetingu vetingu…21 janari 21 janari..e kalun 4vjet qeveri e ca bote i mut qe te hani..hajde m shani edhe mu bathore tashi..halabake palaco nnjerez tamom komunista si sala juj i dashur

  12. Besoj says:

    Ky eshte etsalon i servilit dhe fodullit budalla. Bravo Anri

  13. Plaku Xhuxhumaku says:

    -Po avash mor bir, mor Anri, perse me kaq tersellem?
    -Po me shau o.

  14. L leshi says:

    Profesore me fshi bythen eshte gjekmarkaj ,njeri pa asnje ll9j karakteri.Mos humbni kohen kot me keto lloj plehrash bythelepires.

  15. vjola says:

    I ke thene te gjitha .

  16. Jimi says:

    Lera eshte habitati i tyre, leri te zhgerryhen, aty ndjehen rrehat!

  17. populli i thjeshte says:

    Anri eshte nga ata te rinjte qe do te duhej qe ky vend te kishte shume. Vazhdo keshtu, Anri, se rruga e drejte ta mbane dhe kurrzin drejte.

  18. Hani pak mos hani shume m.... says:

    Ja ke tundur dhembe dhe dhemballe halabakut te Gjek Markajve, mos me thene qe e ke “kursyer” pak dhe nuk ja ke thene te gjitha, ketij bajge si gjithe bajgat e tjere te SHQUP-it

  19. ali vlora says:

    O Anri ! Ja ke thene te gjitha kesaj kategorie pa moral e burreri.

  20. ali vlora says:

    O Anri ! Ja ke thene te gjitha kesaj kategorie pa moral e burreri.

  21. Samiu says:

    Keta katoliket politikane….jo te gjithe por vetem katoliket politikane jane shume te pabese. bythlepires dhe maskarenj…e deri kriminele…qe per fat te keq kane arritur te kriminalizojne edhe tere politiken e vendit

    1. PA emer says:

      Pse e fut edhe fene ne politike, Salen me Bashen i ke musliman, qe jane qibani i ketij vendi.

  22. lelegu says:

    Ja dhe koqelepiresit e TEMA-s qe hidhen ne aksion bashke me enri Balen….. kryeidiotin e komunisteve…..

  23. Martin Miraj, ish drejtor i SHIK , Lezhe says:

    Luli i ka premtuar Gjekmarkajt qe do e vere ne liste si deputet ne Lezhe. Prandaj lereni djalin te shpalosë idetë e tij! Kur u be deputet nga PS edhe ai matufi i Manatise me kapele perse te mos behet edhe ky nga PD?!
    Të dhenat operative tregojne se Gjekmarkajn e mbeshtet ne kete synim zotni Fahri Balliu.
    Naten e mire!
    Rome

  24. Sindi says:

    Ky eshte nje rrote jari, katnar i paqyteterueshem, servil bythelepires, ka ecur fale marreveshjeve me miqte e tij demokratucer Mark Marku e Dhurata Qyteti alias Shehri dhe ndonje tjeter. ? Palaço fare.

  25. tradita says:

    Se sa idioter jane kete kimentues tregon fakti se servil eshte ai qr i mban bishtukun pushtetit ne kete rast kryetarit te Bashkise qe eshte varianti i Lei Fenit kinez dhe jo ai qe i ben opozite atij. Te krahasosh nivelin kulturor te Keyij Anri Bales me Gjekmarkajn edhte si te krahasosh partizanin Meke me (anri )ME LUIGJ Gurakuqin ( Gjekmarkaj).edhe nje njeri me sjlolle te mesme mund ta konstatoje kete.

    1. L leshi says:

      O rrace muti me tradite te pakten o legen mos ofendo Gurakuqin duke e krahasuar me nje halabak ordiner si gjekmarkuci bythlepires.Krahasimet qe beni ju shpellaret edhe gomarin si puna jote e bejne te qeshesh. Dhe sa per bishtukun ja keni mbajtur saliut ju kur ishte ne pushtet dhe qelbet vendin, kur dikush punon mire ju ju erresohen syte nga drita sepse jeni mesuar gjithe jeten me bishtuk.

    2. Uliksi says:

      Ti Tradita me siguri je vete Agroni. Ne fakt je bere profesor pse ke ndenjur gjate me Fahri Balliun dhe Rrel Plaskarin.

  26. Miredita says:

    Po ca mender profesori thua o Anri,ai eshte nje Uria-Hip i koheve moderne,ky soj-sorollopi nuk ka palce,thjesht eshte nje vemje e neveritsheme,sidoqofte shkrimi yt ka vlere dhe per ndonje qe ka ndonje iluzion(megjithse nuk besoj)akoma.

  27. Endri says:

    AHHH Ç’MIR JA KE BO. TE LUMTE DORA SE AI ESHTE LOQA E IDIOTIT.
    NJERI ME I PAFTYRE SE KY MALOKU NUK KAM PARE.

  28. Faro says:

    Si mund ta durojne studentet kete qenie qe vetem nga pamja nuk te afron asgje per profesorllek.
    Te zinjte student c’vuajn!

  29. lola says:

    Mos prit shume nga malokeria e ardhur nga andej ku perdoret trungu i drurit ne vend te jastekut.Taksirat e ka Velia te na sjelle eksperiencen e tij amerikane dhe te na hape dhe ca kurse civilizimi per qenjet njerezore ”hajde dru me pre” dhe tu leshoje dhe nje certifikate qe me siguri do ti ndihmoje per te kandiduar me ndonje particke.

  30. Egnatia says:

    Bravo te qofte A Bala. Si heq asnje pike e asnje presje shkrimit tend. Te lumte mendja e dora bashke.

  31. xhulio says:

    O Bala, o koqe gazetar.Heroi yt eshte modeli i mashtruesit.I pari eshte morali, pastaj vjen puna(qe ka dhe hile te tjera po mashtruese) O Bala, gazetar qe shkruan me kallash.Turp per nje brez te ri.Ose je leshko, ose i indoktrinuar ose anti hero, shitesh per nje grusht parashe.Heroi yt eshte mashtrues me diplomen.Mjafton te hapen hetimet dhe del zbuluar.Po kush ta padise? Me te tille eshte mbushur dhe Shqupi.Noka i pari e me radhe me nga 2 apo tre te tilla.Ndaj Shqiperia ka katandisur ketu.Te pakten ju gazetarucet behuni burra.Apo dhe ju keni marre nje pacavure per diplome.Heroi yt duhet te shkarkohet si mashtrues, madje te denohet.Ai dhe ca te tjere.Tahiri pershembull qe rezulton mbetes ne Gjenove, per mjekesi.Apo s e di?Po nje tjeter minister qe s ka as te mesmen.O Bala, o koqe, sherbetor i zoterinjeve qe hedh vec helm nga njera ane.Hidh nga te dyja ne do t i besh pak sherbim ketij vendi qe e kane marre peng derbederet.

  32. jon says:

    ……titull? apo Emer…..profesor….hahahahahahah……………….po qe se ky eshte inteligjenca e shqiperise…….mjere o popull…..injoranca nuk eshte me brire……

  33. artan says:

    Bravo Anri, vetem se “puthadore” per kete shpellar eshte pak. Ky eshte tipiku i bythelepirjes se Saliut dhe Lulashit.

  34. pro says:

    ..shume ,shume sakte ! Bravo !

  35. Alidemsi vjeter says:

    Sa here shof kete fytyre ,e kam thene dhe here tjeter, me del perpara Ushtari Shvejk me syte si llamba ordinance e Toger Lulkashit.

  36. I drejti says:

    Bravo Anri. Gjithmone shkrimet e tua i lexoj me endje. Djale i zgjuar dhe nje nga analistet me te mire.Bravo.

  37. uskania says:

    Erion Veliaj eshte nje djale me vizion, puntor i jashtzakonshem, novator, njeri qe din te punoje ne ekip.Na ka habitur te gjitheve, edhe neve qe nuk i dhame voten.I lumte!Me beri pershtypje deklarimi i Rames dje, duke thene se ai po punon me mire se te gjithe paraardhesit si kryetare te bashkise Tirane.Rasti i Velise duhet te na beje te mendojme se paska edhe djem qe dine dhe duan te punojne dhe ata duhen te jene te infiltruar ne te gjitha partite.Nje rast si modeli Veliaj eshte si te zbulosh nje miniere floriri dhe kjo duhet mbrojtur nga te gjithe per te miren e vendit, sepse shume shpejt, si per bashki te ashtuquajtura te majta dhe ato te djathta, do te terhiqen ne rrugen e mbare nga LOKOMOTIVA, qe do te jete bashkia e Tiranes.

  38. Tom says:

    E para ceshte ky emer ” Profesor “. Ta ka thene edhe @Paqesori. Nga na doli profesor ky idiot malsie, kush merr dije nga ky xhanem, dhe pse je marre kaq shume me nje katunar te ardhur ne Tirane si rrefugjat. Ata te cilet nuk kane lindur dhe jane rritur ne Tirane nuk duhet te japin mendime per Tiranen sepse nuk e njohin ate. Duhet ta kesh filluar nga fillimi njohjen e nje qyeteti. Dergojini keta katundaro-idiotet e provinces te rregullojne qytetet e tyre.
    E dyta i referohesh Zef Pellumbit. Cfare e di ti gjakun e Zef Pellumbit ndonje gjak blu ?? E ke pare ndonjehere fytyren e Zef Pellumbit, syte e tij qe reflektojne te zezen qe vjen nga brenda tij. Nje prifti fashist, perkrahes i reaksionit me te eger, perkrahes e fshehes i bandave me te rrezikshme qe vrane gra e femije ne menyre qe Shqiperine ta linin ne doren e tyre, te pa arsimuar e te pa zhvilluar. Prifti nuk eshte Zoti dhe as perfaqesuesi i tij. Edhe prifterinjte mekatojne.
    Le ti bien teneqese keta qe rehabilitojne bandite, balliste, fashiste etj.
    Shkruani realitetin me fakte dhe pa mllefe e mistifikime.

  39. ETHEM says:

    NUK DO KET GJE ME TE SHEMTUARE SE S E R V I L I.SE AI DEMTON SHOQERINE DHE VETNPERFITON PADREJTESISHT.KY PROGESORI QENCITOHET NE SHKRIM ESHTE PROTOTIPI SERVIL I RRALL NE LLOIN E TIJ,I DALE S’FUNDMI SI ANALIST I DORES SE PARE NGA SOI I GJEKMARKAJVE MRSADUKET I ETERVE TE TIJ TE “PERSEKUTUARE”NGA RREGJIMI KOMUNIST.DHE I KA ARDHUR KOHA E DEKORIMIT TE TIJ DHE ETERVE NGA KAPTER NISHANI TE CILIT NUK I KA MBETUR GJE TJETER VEÇSE TE DEKOROJ ÇDO MILITANT TE PD ME QELLIM QE TE SHTOJ NDONJE VOTE NE ZGJEDHJET E QERSHORIT,PASI PARTISE SE TIJ I KANE RENE BREKET NE FUND TE KEMBEVE DHE NE 18 QERSHOR DO TE PSOI HUMBJEN E 4 RADHAZI.E PASI NDJEN HUMBJEN ESHTE HEDHUR NE SULM ME KATA PRIFESORET E ÇARTUR QE KERKOJNE TE BEHEN DEPUTET PER TE PASTRUARE FYTYREN E ZEZE TE PD ME VJEDHJET E VRASJET QE KANE BERE SOI I SB E LB

  40. xheJ eN Bi says:

    E prisja një reagim të tillë.
    Reagim i revoluar nga një padrejtësi.Edhe une u revoltova kur e lexova.
    Po tani që lexova shkrimin e Anri Bala u qetsova.’

    Po për një gjë më vjen keq, nëse Anri Bala ishe vërtet student i këtij
    medemek ” Profesori “eshte fatkeqësi e madhe dhe do ta grisja atë DIPLLOMË
    dhe do vazhdoja në një fakultet tjetër.

    Po megjiatë ngushëllohem me shprehjen : Se nga ferra del TRËNDAFILI.
    Dhe Ti dole nga ajo feerrëë, një trëndafil që na qetson sytë kur e shohim
    dhe na kënaq me aromën që lëshon.

    Më poshtë po postojë dhe komentin që ma bllokojë gazeta në të cilën
    kishte shkruar shkrim opinionin e tij medemek “profesori”.

    ———————————————————————
    ” Profesor”…

    Mora mundimin të të shkruaj dy rjeshta ,po e di qe gazeta PANORAMA do ta bllokojë.

    Ke nje sens letrar ose damar letrar si i themi ne nga Gjirokastra.
    Po ky shkrim do te ishte i përkryer si një skicë letrare ose hartim mature,po
    opinion për një Kryetar Bashkie është cinizëm ,se duken ndryshimet ne Tiranë.

    Sa vlerë ka ky shkrim nga nje Profesor e tregojnë komentet .

    Vetëm Pop ,Arti ,Jani,Santiago dhe taksidari të kanë thënë të vërtetën.
    Dhe me të parë se komentuesit tu vërsulën, vure Aleks Kapllaj ,djalin e axhës
    të burrit të motrës tu kërkojë ndihmë miqve të tij për komente në favorin tënd.

    Profesor , une me arsim të mesëm jam ,po të më duhej të shkruaja një shkrim
    opinion do ta bëja më mirë se një “Profesor” si ti.

  41. ERIONI says:

    “Profesor” si ka mundesi ti thuhet profesor ketij mor gazetar.Deputet?! ky ndoshta , cfar sben vaki.Megjithate nga njera ane nuk eshte keq se eshte fytyra me e mire e opozites ne zgjedhje.Megjithate mos ja veni re se edhe ai nuk do por e don puna ashtu e keni vene re kur mundohet te mbroje SHQUPIN ne emisione kur fol duket sikur i ka ngecur nje kocke nu fyt.

  42. Gaspri says:

    Fakti qe ky mendermethene “profesori” sulmon Veliajn, tregon se Veliaj eshte ne rregull. Plasi ky i shkreti duke shpifur, vetem kete di te bej, nuk kam pare asnje rast qe ky te flasi per gjera serioze, eshte tipik nga ata te maleve te zhdervjellete vetem per te shpifur, pergojuar e ngritur pusi ndaj te tjereve. E cuditshme qe edhe pse ka disa vjet qe banon rastesisht ne Tirane, tmerrohet qe Tirana po rregullohet, cmendet nga qytetaria….i pelqejne pshurrjet buze pemeve, qosheve te banesave, anes klubeve, e ka marre malli te shohe lope e mushka te kullotin neper Tirane. ENuk mund te jetoje pa eren e baglave.
    Nuk fitohet deputetlleku duke shpifur.
    Shihni si shprehet, tamam me gjuhen e dikurshme me Muje e Halil, gjoja si njeri origjinal per tu pelqyer nga nahijas qe as nuk kane lidhje me Tiranen, me zhvillimin, me progresin.
    Se fundi ne shkodraneve nuk na pelqen ky “heroi” yt (ca mender heroi) qe lyen floket me karaboje si dikur grate e katunit…Ne shkodranet atyre qe lyejne floket i quajme “kodoshe”.
    Do te ta shohi hairin “heroi”yt, kur te mos jeshe ne listen e deputetit.
    Dardha bie nen dardhe.

  43. Valter says:

    Une jam hici dhe ti nje hic. Ejani se bashku te krijojme nje ASGJE.

    1. ai says:

      Zoti Anti! Mos i bini ne qafe se asht gjynah! Nje cope post po mundohet te siguroje. Pershendetje!

  44. tonini says:

    O mik,te falenderoj dhe te uroj qe te jesh gjithmone ky qe je,po kujt i flet,po me kete kategori eshte e lodheshme te komunikosh,po nganjehere dhe duhet,pamvarsisht se si ustai dhe ciraku kane nje prerje.Me respekt

  45. laramani njenghyresh says:

    Ky Gjekmarkaj,Ardian Ndreca dhe Romeo Gurakuqi jane tre kuajt e karroces se katolicizmit revanshist gjakmarres katundar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje