Ish-agjenti i SHISH padit gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Prokurorinë e Përgjithshme

marjanNuk është pajtuar me vendimin e institucionit më të lartë gjyqësor në vend dhe i ka paditur dhe ata, për shkak se nuk kanë marrë në konsideratë ankesën e tij.

Në këtë mënyrë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paditur në Prokurori nga ish- agjenti i shërbimit informative kombëtar Marjan Rroku.

Tetë muaj pasi gjyqtarët Kushtetues rrëzuan pretendimet e Marjan Rrokut për të rigjykuar procesin e tij nga e para, këta të fundit janë paditur për shpërdorim detyre. Burime për ReportTv bëjnë me dije nga Prokuroria e Përgjithshme pas shqyrtimit të padisë hetimet për trupën e Gjyqtarëve Kushtetues janë pushuar pasi nuk është vërejtur asnjë element i veprës penale.

Por me këtë vendim nuk ka qenë dakord Marjan Rroku dhe ka vazhduar betejën e tij ligjore tashmë duke paditur në gjykatë vendimin e akuzës për pushimin e hetimeve. Siç dhe shihni në këtë faksimile të siguruar nga media seanca e parë me paditës Rrokun dhe të paditur Prokurorinë e Përgjithshme mbahet më 6 shkurt 2017 ora 10:00.

Marjan Rroku më 2001 Rroku vrau Alda Canin e nënën e saj dhe pas krimit u arratis në Amerikë nga ku u arrestua e më pas ekstradua në Shqipëri ku aktualisht vuan dënimin me burg përjetë dhënë ndaj tij në mungesë në vitin 2002 nga Gjykata e Tiranës.

Marjan Rroku kërkoi lirinë dhe rigjykimin e tij dhe nga shkalla e parë e dhomës penale në Tiranë por të gjitha kërkesat e tij përfshi dhe rekursin në Gjykatën e Lartë deri më tani janë rrëzuar.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Ish-agjenti i SHISH padit gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Prokurorinë e Përgjithshme”

  1. CORRUSHJOTI says:

    KY LOKU KA VRARE DY FEMRA.NENEN DHE VAJZEN E SAJ.FISI RROCKU ESHTE I DENUAR E TURPZERUR NE JETE TE JETEVE.CFARE PADREJTSIE I ESHTE BERE KETIJ SURRAT BITHES?????PSE E NXIRRNI NE FOTE SURRATMENDEREN????RESPEKTONI FAMILJEN E NDERUAR MALLAKASTRIOTE.

  2. Shqiptar says:

    Akoma sja paskeni hedhur celsat ne det, ketij Krimineli? Mundesisht andej nga Deti Jon,se eshte me i thelle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *