Moti i keq “vret” dy të tjerë, një në Pogradec e një në Fier

11 Janar 2017, 14:37Kronika TEMA

Dy persona kanë humbur jetën sot si pasojë e të ftohtit.

Viktima e parë është shënuar në Pogradec ndërsa i dyti në Fier.

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit, me vdekjen që dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Ngjarja është regjistruar në lagjen numër 4 të qytetit, ku Anastas Shuka, i cili jetonte i vetëm është gjetur i pajetë nga disa të afërm.

Sipas të dhënave, 38-vjeçari Shuka vuante nga skizofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij, ndërsa në dhomën ku është gjetur i pajetë mungonte ngrohja, çka ka forcuar dyshimin se vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e të ftohtit.

Viktima e dytë është Hajredin Xhelo në qytetin e Fierit.

40-vjeçari ka tentuar të ecë në liqenin e ngrirë por akulli është thyer dhe ka vdekur.

Polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje