“Robert Ndrenika jeton ende me mobiliet e kohës së Enver. U sëmur, por nuk i kërkoi ndihmë shtetit dhe Ramës, vajti si gjithë të tjerët te Spitali Ushtarak”

11 Janar 2017, 10:26Kulturë TEMA
“Robert Ndrenika jeton ende me mobiliet e kohës së Enver. U

Aktori i madh Robert Ndrenika, ka mbushur dje 75 vjeç.

Edhe pse një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë, ai bën një jetë modeste, pa luks.

Këtë gjë e pohon edhe miku dhe i afërmi i tij, Beb Dailu.

Sipas tij, Ndrenika jeton ende me mobiliet e kohës së Enverit.

Është aq modest, sa kur u sëmur disa kohë më parë, nuk e mori vesh askush.

Madje, nuk kërkoi as ndihmë nga shteti.

Ja çfarë thotë miku i tij për Panorama:

Ju jeni njeri i afërt i përditshmërisë së Ndrenikës, na tregoni për jetën e tij të viteve të fundit…

“Përveçse mik e i afërm i imi, Robert Ndrenika është njeri i jashtëzakonshëm. Duhet të jenë të shumtë njerëzit që nuk kanë njohur njeri të tillë në jetën e tyre. Ka kaluar aq shumë situata të vështira dhe nuk është dëgjuar asnjëherë.

Rasti më i fundit është ai i sëmundjes që kaloi pak kohë më parë. Të gjithë miqtë këmbëngulën që t’i thoshte Edi Ramës, t’i shkruante që ta ndihmonin për operacionin që duhet të bënte, por ai nuk pranoi. E bëri me mundësitë e tij. Atje ku operohen të gjithë, te Spitali Ushtarak. Se u bë mirë, se u bë keq nuk e mori vesh njeri, por ai ndoqi procedurën e gjithë të tjerëve!

Pas operacionit, shkoi në Gjermani, te njëra nga vajzat, për t’u rehabilituar. Për këtë etapë më duket se shteti vendosi një shumë prej 5 mijë eurosh, por as ato nuk i ka marrë ende.

Nga këto që tregoni nuk duhet as të pyesim nëse është interesuar…Si jeton sot?

Sigurisht sepse nuk ka ndër mend të shkojë t’i kërkojë. Është ndoshta një nga të vetmit, e kam fjalën të vetmit midis të gjithëve, jo njerëzve të njohur, sepse ju e dini vetë se si jetojnë, që jeton ende me mobiliet e Enverit.

Ne dalim çdo mbrëmje për ecje, përveç këtyre ditëve të ftohta, që nuk kemi dalë. Është e pamundur të ecësh me të, sepse ndalojmë çdo minutë që e takojnë të gjithë. Ka një modesti të jashtëzakonshme dhe ajo që më bën përshtypje, është se nuk e kam dëgjuar kurrë që të flasë për veten, nuk e bën këtë gjë as me miqtë.

Nuk flet thuajse asnjëherë për punën e tij, por pa dyshim që bën biseda për aktorët e tjerë dhe filmat. Për kë? Kush janë të pëlqyerit e tij? Admiron aktorët e huaj, si Al Pacino-n apo De Niro-n, flet për skena të ndryshme që mund t’i bëjnë përshtypje a realizime të veçanta.

Nga aktorët shqiptarë ka konsideratë të veçantë për Sandër Prosin, ndërsa nga aktorët më të rinj përmend Arben Derhemin. Thotë se ka disa të talentuar, edhe për breza më të rinj se Derhemi.

Kohët e fundit ka qenë aktiv në film e teatër. A flet për rolet?

Është njeri i vështirë në komunikimin. Për shembull, mund t’ju them se ka qenë e jashtëzakonshme përpjekja e Leka Bungos për ta bindur që të bënte filmin e fundit që sapo u dha në kinema. I lexon një herë mirë skenarët, përpara se të bindet.

Për shfaqjen në teatër që është duke bërë prova aktualisht, i thashë pse e more se ndoshta ndihesh i lodhur. “Ishte e domosdoshme për ta”, më tha. Edhe gjërat që bën, i bën më shumë për të ndihmuar të tjerët. E marrin në telefon përditë, por nuk pranon, thotë menjëherë mos më ngatërroni me këto gjëra.

Pak kohë më parë, kur u nda nga jeta aktori Bujar Lako me të cilin mund të gjejmë disa ngjashmëri të Ndrenikës nga mënyra si kanë vendosur të qendrojnë të tërhequr…

Po, më tregoi që shkoi në shtëpinë e tij dhe se kishte jetuar në të njëjtën gjendje me të. Kanë qenë të ngjashëm në disa pikëpamje, asnjërit prej të dyve nuk u pëlqen fama, zhurma e fjalët e shumta.

Ishte vërtet i tronditur nga largimi nga jeta i mikut të tij, sepse e kishte takuar vetëm një ditë më parë dhe i kishte thënë se pse nuk e bën operacionin në zemër që mjekët ia patën këshilluar. Çfarë t’ju them më për Bertin, aq pak fjalë sa thotë, aq të mira ka!”, tregon miku i tij i afërt, Daliu.

10 komente në ““Robert Ndrenika jeton ende me mobiliet e kohës së Enver. U sëmur, por nuk i kërkoi ndihmë shtetit dhe Ramës, vajti si gjithë të tjerët te Spitali Ushtarak””

  1. Ricardo says:

    Berti u operua ne QSUT ne kliniken e zemres nga Prof.Dr.Ali Refatllari ku pati perkujdesjen me te madhe nga stafi i klinikes se kardiokirurgjise.
    Eshte njeri imadh por shume i thjeshte.Gezon respektin me te madh nga gjithe populli shqiptar.

    1. Bardhi says:

      Robert Ndrenika eshte shembulli I kinematografise Shqiptare.

  2. Kaltra says:

    Nuk e di pse më erdhën në mendje vargjet e Kadaresë : I urtë gjer në dhimbje /I thjeshtë gjer në madhështi …../////
    RESPEKT,RESPEKT,RESPEKT pa fund për këtë aktor të madh !!!!!!Zotërinj qeveritarë dhe opozitarë kthejini sytë nga këta njerëz të mëdhenj, pak na kanë mbetur .Mos u kujtoni të flisni kur ata nuk iu dëgjojnë më.Filmat e tyre i shohim sot e gjithë ditën dhe nuk na mërziten kurrë përkundrazi na kënaqin pa masë.I uroj aktorit jetë të gjatë dhe e mbyll me fjalën RESPEKT !!!!!!

  3. stefan says:

    Me plote kuptimin e fjales: KOLLOS i teatrit e kinemase shqiptare! Jete te gjate!

  4. Zana says:

    Ne qofte se ka njeri qe meriton permendore ai eshte Robert Ndrenika i madh.

  5. mirel says:

    Gjigantet kokeulur te artit shqiptar.
    Mirenjohje, respekt dhe dashuri!!

  6. DRENICA E KUQE says:

    Keshtu bejne njerezit e medhenj e para se gjithash shqiptaret e medhenj. Je artist i madh dhe shqiptar i madh dhe pasuria e jote shpirterore e kombetare i kalon te gjitha pasurite. Respekt e nder per gjirin qe te ka dhene Nena e Nena Shqiperi! Paç jete te lumtur e te gjate sa mallet tona shqiptare, sa Alpet shqiptare!…
    Respekt per jeten dhe vepren Tende artistike!

    DRENICA E KUQE

  7. Pokeristi says:

    Z.Ndrenlka!
    Ke qene dhe mbetesh nje nga kolloset e artit dramatik shqipetar.
    Vlerat e tua te plota do te dilnin me ne pah,jo npermjet gojes te Niko Daliut,qe perverc Alen Delonit eSteeve Rivesit nuk impresionohej,nga ndonje aktor tjeter. Shendet ejete te gjate.

  8. xhanushi says:

    SI ESHTE E MUNDUR XHANEM QE GJITHE AKTORET E MEDHENJ JANE VLONJATE

  9. Pokeristi says:

    z.Mero!
    Kam bere nje koment per kete shkrim.Nuk e shoh!?…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje