Telushi: Për titullin kampion pretendojmë pas privatizimit

11 Janar 2017, 15:06Sport TEMA

Kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi, ka dhënë një intervistë për “Supersport” nga Antalja ku ndodhet i grumbulluar bashkë me pjesën tjetër të ekipit për zhvillimin e fazës përgatitore të dimrit. Ai është shprehur i bindur se skuadra vlonjate do të zhvillojë paraqitje më të mira në pjesën e mbetur të sezonit. Ndërkohë pretendimet për titullin kampion sipas Telushit do të vijnë vetëm pasi të privatizohet klubi.

Për sezonin e zhvilluar dhe pjesën e mbetur

“Patëm disa ndeshje të mira dhe humbja me Korabin na rëndoi disi por mendoj se për momentin jemi mirë, kemi një grup të mirë dhe po zhvillojmë seanca stërvitore të mira dhe jemi të kënaqur. Grupi është shumë i mirë, i fortë, por si çdo skuadër ka edhe problemet e veta. Nuk mund të vendos objektiva sepse nuk na ka vendosur klubi. Shikojmë gjithmonë ndeshjen e radhës.”

Për garën me pretendentët për titull

“Skuadrat kryesore janë shumë pikë përpara nesh por ne nuk mendojmë për aq lart, por për një fazë tjetër dhe duhet të presim në fund për të bërë llogaritë. Ekipet kryesore do ta kenë problem të ndeshen me ne.”

Për Flamurtarin kampion

“Presidenti dhe stafi po bëjnë shumë punë të mirë për momentin dhe nëse arrijnë të privatizojnë ekipin, vitin që vjen mund të pretendojmë për të dalë kampionë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje