Zgjedhjet, Basha kërkon të pamundurën e shpreson tek LSI: Kusht votimi elektronik, pro listave të hapura

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

basha-me-aleatet_1484140062-9722964Lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se votimi elektronik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht i patejkalueshëm për sfidën e ardhshme në qershor të këtij viti. Një deklarim të tillë ai e ka dhënë pas një takimi me krerët e partive aleate opozitare.

I pyetur se për çfarë kushtëzimesh nënkupton, kryedemokrati ka thënë që nuk është koha për detaje, pavarësisht se më parë, kreu i grupit parlamentar apo nënkryetari i PD-së janë shprehur qartë se mund të ketë destabilitet politik nëse në zgjedhje shkohet me kryeministrin Rama dhe jo me një qeverisje teknike.

Kreu i demokratëve, i shoqëruar edhe nga aleatët parlamentarë dhe jo parlamentarë, është shprehur në lidhje me listat e hapura, porpozim ky i LSI-së në komisionin për reformën zgjedhore. Basha ka deklaruar se PD nuk do të bëhet pengesë për listat e hapura si dhe ka shtuar se përshëndet pranimin nga ana e LSI-së së propozimit të tyre për votim elektronik.

“Kemi rastin të rikonfirmojmë para qytetarëve qëndrimin tonë sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Qëndrimi i unifikuar i opozitës parlamentare është se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët por qytetarët, nuk mund të vendosë varfëria dhe korrupsioni qeveritar përmes shit blerjes së votës, por vullneti i qytetarëve”, deklaroi Basha. Duke paralajmëruar ashgtu sikurse një ditë më parë presidenti Nishani se zgjehdjet janë në rrezik nga interferimi i krimit.

“Zgjedhjet janë në rrezik për shkak të krimit dhe korrupsionit, shitblerjes së votës dhe mosgarantimit të votës së qytetarëve… për këtë opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit dhe prej asaj dite Rama e ka sabotuar. Ne sot kemi rënë dakord për një platformë që është një kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet do ti vendos vullneti i qytetarëve. Rikonfirmojmë në këtë platformë votimin elektronik. Kohë më nuk ka. Çështje më të rëndësishme se kjo për shqiptarët nuk ka. Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin e reformës zgjedhore”, deklaroi Basha.

Çfarë kushtëzoni?

Çdo veprim tjetër është sekondar përpara garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E gjithë energjia jonë, i gjithë aksioni ynë politik brenda dhe jashtë kuvendit do të jetë për të diktuar zgjedhjet e lira.

Ka vend për shtyrje zgjedhjesh?

Mos të futemi në detaje që paragjykojnë qëndrimin tonë. Ne besojmë se shqiptarët, përveç një grupi, duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duam që qeverisjen e ardhshme të mos e diktojë krimi, por vota e qytetarëve.

Ligji i dekriminalizimit është në kushtetuese…?

Sigurisht, sepse Rama e ka shprehur që në fillim për ta shfuqizuar.

Në tryezën e Komisionit ka një propozim për lista të hapura. Jeni pro?

Përshëndes qëndrimin e LSI pro votimit elektronik, eliminon mbledhjen e kartave të identitetit. Sa i përket sistemit zgjedhor PD nuk është pengesë për listat e hapura. Personalisht jam shprehur për çdo sistem që fuqinë ia kalon qytetarit, lista të hapura, maxhoritar, apo ta bëjmë me ligj që partitë ti zgjedhin me votë nga anëtarësia. Ne nuk jemi pengesë për listat e hapura, por diskutimi për listat e hapura është dhe mbetet propagandistik për sa kohë që nuk garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Votimi elektronik është kërkesë kyçe dhe e patejkalueshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Zgjedhjet, Basha kërkon të pamundurën e shpreson tek LSI: Kusht votimi elektronik, pro listave të hapura”

  1. Albi says:

    Dmth provokimi i Metes qenka per Ramen, jo per Bashen, sic thoshte Mero.

    1. adi says:

      Mero
      Dje shkruaje se :
      “meta I kerkon bashes te pamunduren listat e hapura . Dhe nese basha e pranon hapet rruga per koalicionin PD -LSI. Por mqs basha eshte ne pozite te veshtire ne parti nuk do I pranoje”
      Sot duket se e pamundura ka ndodhur.
      Ca dmth kjo tani qe rilindja do dali e vetme ne zgjedhje?
      Nese ndodh qe mesa duket eshte fakt qe rilindja do futet e vetme ne zgjedhje., per here te pare PS do dali force e dyte ose e trete ne parlament.

      1. Tony uk says:

        O Adi cfare thua o rrushi!!ps force e dyte ose e trete hahahaaa,i merr lajmet ke shqupi ti rrush i papjekur??
        Une do uroj qe Ps te dale e vetme ne zgjedhje,dhe te jesh i sigurte qe i merr mbi 72 deputete!!

        1. mira says:

          Fix fare Vetem atehere do te mund te laje gjynahet piktori i djathte me borxhin e madh qe u ka popullit te majte. Sikur te kishte dale e vetme ne zgjedhje ne 2013 dhe mos kishte bere paktin e ngjalave shume pprobleme ne Shqiperi nuk do te kishin ndodhur. Ti leje pordhet Rama se per reforma te rendesishme duheshin 94 vota parlamenti Edhe per eformen ne drejtesi do te ioshin gjetur mekanizmat dhe te behej referendum popullor dhe nuk do kishte fare nevoje per cubat e LSI apo PD. Por e keqja eshte se edhe Rama ha ne nje canak me keta horra dhe prandaj punet kane shkuar rrokopuje ne Shqiperi

  2. arben says:

    PS nuk duhet Te bjere ne gracken e numurimit electronik pasi eshte e sigurte qe mafia politike ka per Te manipuluar rezultatet ne favor Te PD.Votimet ne Amerike treguan se edhe ne vendet me Te zhvilluara Te botes ekziston reziku I manipulimit e jo me ne Albanistanin tone ku cdo gje eshte e falsifikuar sipas deshires e interesave te shpellarit te Vicidolit e pronateve te tij.

  3. Tani says:

    Ishit 8 vjet ne pushtet perse nuk e bete votimin elektronik? Apo kisht frike se do te humbisnit pushtetin e vjedhur!?

  4. Zzz says:

    po pse duhet t’i imponohen publikut, perseri, njerezit si basha, kur katerciperisht eshte vertetuar se jane personzhe krimi ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *