Afera e CEZ/ Alibia që nuk e ndihmon Shkëlzen Berishën!

12 Janar 2017, 14:08Kronika TEMA

Nuel Kalaj i akuzuar nga kryetari i Komisionit Hetimor për CEZ, Taulant Balla si sekseri mes familjes Berisha dhe CEZ ka tentuar sot për herë të parë të japi një alibi.

Në një intervistë për të përditshmen Panorama ai ka dashur të sqarojë akuzat se ai nuk ka qenë sekseri i Shkëlzen Berishës, se ai nuk ka tërhequr 7 milonë eurot kesh nga banka për llogari të Shkëlzenit, pak ditë përpara zgjedhjeve të vitit 2009 dhe se ai me Sali Berishën është takuar vetëm zyrtarisht.

Por situata nuk është kaq e thjeshtë. Nga emailet tashmë të publikuara në shtyp mes shefit te CEZ it në Tiranë dhe eprorëve të tij, del qartë se Nuel Kalaj fliste me garanci për të birin e kryeministrit. (Shiko emailin poshtë).

Pra, ai jo vetëm njihej po kishte më shumë se kaq me Shkëlzen Berishën.

Pikërisht, nëse do të donte të zbardhte gjithçka, Nuel Kalaj duhet të ishte më bindës. Ai, në intervistën e sotme te Panorama nuk ngre dot alibi për akizat që i bëhen. Më shumë ajo intervistë i ngjan asaj vetëfajësuese të Damir Fazlliçit pas akuzave të para në vitin 2008 sesa një rëfimi të vërtetë.

Lapsi.al i ka analizuar një për një përgjigjet e Kalajt.

Në lidhje me Shkëlzen Berishën ai është shprehur se nuk ka asnjë gjë të përbashkët me të. “Me Shkëlzen Berishën nuk kam asnjë lidhje. Nuk i kam premtuar askujt organizimin e takimeve me të” thotë Kalaj. Po atëherë pse në emailin e drejtorit të CEZ në Tiranë, Hejsek, ai përmendet si njeriu që ka rakorduar takimin? Pse autoritetet e CEZ duhet të takoheshim me të birin pasi ishin takuar me kryeministrin? Akuza që i bëhet në Tiranë është se Saliu jepte OK dhe Shkëlzeni merrte paratë. Por për këtë dyshim Kalaj nuk ka mundur të japë asnjë version të besueshëm.

Ai ka dështuar gjithashtu të jetë bindës edhe për akuzën tjetër që bëhet, se pas privatizimit të CEZ, ai si konsulent jo vetëm është paguar me 7 milionë euro, por ato i ka tërhequr paknditë para zgjedhjeve. Kalaj thotë vetem kaq:”Paratë i kam tërhequr nga banka për qëllime investimi dhe drejtime te tjera”. Ai nuk sqaron asgjë në shumë, pse i tërhoqi para zgjedhjeve, pse të gjitha në dorë, si ia mundësojë banka një gjë të tillë, dhe se paku në ćgarë investimi tjetër i çoi?

Pra në vend që të hedhë dritë Nuel Kalaj me intervistën e tij vetëm sa shton dyshimet për një aferë të dyshimtë me sfond politik dhe para zgjedhjeve.

Edhe akuza e fundit se ai qe zgjedhur jo për ekspertizën por për të bërë sekserin pas privatizimit të CEZ nuk mërr përgjigje.”kam pasur një kontratë për të mbledhur informacionet e nevojshme për nevojat që kjo kompani kishte në Shqipëri” ka thënë Kalaj pa e sqaruar se si kjo punë vlente miliona euro.

Si e tillë dalja e tij e sotme me një intervistë te Panorama (e plotë poshtë) vetëm sa i ka shtuar dyshimet me pazaret politiko financiare që janë bërë me privatizimin e CEZ. Pikërisht kjo shpjegon edhe faktin se megjithëse bërtiti i pari për të kërkuar një hetim ndërkombëtar në parlament, Sali Berisha nuk shkoi ta votonte ligjin për këtë gjë. (Lapsi.al)

Intervista te Panorama

Komisioni Parlamentar ju akuzon ju si sekserin e qeverisë Berisha që ‘’lidhi martesën’’ me kompaninë CEZ. Çfarë lidhjesh keni ju me çekët dhe kompaninë CEZ?

Bashkëpunimin me CEZ-in e kam pasur të bazuar mbi marrëdhënie kontraktuale dhe ligjore. Nuk jam sekser i askujt, pork am punuar për të sjellë CEZ-in në Shqipëri dhe për këtë kam pasur fitimet e mija në mënyrë të rregullt dhe të ndershme duke paguar taksat.

Ju akuzoheni se në llogaritë tuaja bankare janë mbi 7 milionë Euro të cilat janë tërhequr cash në 2009-të nga banka të nivelit të dytë në Shqipëri, pak para zgjedhjeve. E mohoni një akuzë të tillë.

Paratë i kam tërhequr nga banka për qëllime investimi dhe drejtime te tjera.

Çfarë ju lidh me Shkëlzen Berishën dhe a jeni takuar ju me ish-kryeministrin Berisha në lidhje me çështjen CEZ?

Me Shkëlzen Berishën nuk kam asnjë lidhje. Nuk i kam premtuar askujt organizimin e takimeve me të. Me ish-kryeministrin Berisha jam takuar si pjesë e delegacionit të CEZ-it kur ata kanë ardhur në Tiranë. E gjithë veprimtaria ime ka qenë në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe Çekisë ku zhvillon aktivitetin e saj kompania CEZ.

Me çfarë statusi keni negociuar për ardhjen e CEZ-it në Shqipëri?

Nuk kam negociuar, po kam pasur një kontratë për të mbledhur informacionet e nevojshme për nevojat që kjo kompani kishte në Shqipëri

9 komente në “Afera e CEZ/ Alibia që nuk e ndihmon Shkëlzen Berishën!”

  1. Qytetar says:

    Në burg plehra bashk me të tjerët dhe ato lekë mos i hëngshin të gjall.

  2. Andi says:

    Jo ne fakt ndihmon Ballen

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Me pergjigje te tilla te japin 2 opsjone: Bashkepuno dhe del pas 10 vjetesh nga biruca dhe gjithshka te konfiskohet, ose 30 vjet neto ne biruce.. Merr e zgjidh.. Kete te ben perendimi..

  4. Beni USA says:

    More alabak SIVILIZA 99ca shoke te taulant Palles ;po si ka mundesi qe ata shoket e CEZ te Prages na komunikokan me Email ne gjuhen Shqipe,ku I keni email orgjinal ne gjuhen e tyre amtare Çeke ,u shkoje jeta me fallsifikime dhe mashtrime ju pjelle e keqe e bushtrave Komuniste

    1. Saliu says:

      Esht perkthim nga origjinali o Ben k*ari

      1. Beni USA says:

        More ti salqiu Sifiliz e bire sifilizesh, ai K*ari ju eshte bere si ne vende te sallamit ju plerave dhe jashtqotjete e kombit shqiptar,dakort ai eshte perkethim nga orgjinali po ate Orgjinalin ku e keni apo ne ate….. te Taulant Pallle. kur jane gjerat reale ato mender perkethimet shoqerohen me orgjinalit per te mose lene apsira per manipulime apo diskutime, apo me siguri qe e keni perkethyer ashtu sic ju deshiron vera juaj e qelbur. Mua as qe me plase per njerin nga ata qe permendet aty por ketu flasim per gazateri dhe informim public,si dhe dekumenta te nje komisioni Parlamentar qe duhet te jene serioze dhe jo te tallin prapanicen, me informacione gjysmake dhe qe te lene dyshime per fallsifikim dhe manipulim ashtu sic dini ju makineria e informacionit te ALES PS

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Ato jane perkthyer more lango, po pse prokuroria nuk merr Taulant Pallen ti bej te njejten pyetje qe shtron ti?!?! Ta marri ne pyetje Prokuroria dhe te fillojn hetimet se do shohim xhevahiret qe do dalin nga hetimi.. Hap hetim dhe te shohim gjuhen e sat’eme…

  5. Spartaku says:

    Gjarperi nuki tregon kembet e tija.Edhe Kalaja nuk mund t’i tregoi ku i çoi 7 miljon euro.Eshte e embel paraja.Ajo te bene te sakrifikosh edhe brgun,dhe parat nuk i tregon.Vetem kerbaçi i nxier.

  6. mergim tari says:

    Jo NUEL por NUE.
    Shtremberimi i emrit eshte pjese e shtremberimeve te shumta te fjaleve ne gjuhen shqipe

    Si psh
    Mjedisit I thuhet Ambjent
    Implementim – zbatim
    Aproç – perqasje (kjo eshte me te vertete cmenduri)
    E qindra fjale te tjera …. ah se mu kujtua ….. tani ka hyre dhe grupfjala PR (PiAr)….. kur thone psh….. eshte I mire ne PR
    Iiiiiiii…… te vjen per te vjelle kur keto perdoren nga zarba, nga PLEHRA, nga individe familjet e te cileve nuk kishin as gjethe …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje