Chelsea dhe Inter në garë për mefushorin e PSG

12 Janar 2017, 19:48Sport TEMA

Marco Verrati është vendosur në objektivin e shumë skuadrave të mëdha, pas polemikave më trajnerin e tij te PSG-ja, Unai Emery. Për të patur shërbimet e lojtarit, që është një nga më të mirët në rolin e tij, pritet të bëhen “çmendurira” nga shumë ekipe me zë në Europë.

Siç raportojnë mediat italine, Inter ka bërë një ofertë zyrtare prej 78 mln eurosh ekipit të Paris SG për të lënë të lirë fantazistin italian. Duket se më ardhjen e pronarëve të rinj dhe sponsorat e afruar së fundmi, klubi zikaltër nuk e ka më të vështirë për shpenzuar shuma të mëdha parash në merkato.

Këtë hipotez e mbështet edhe “SPORTbible”, e cila për më shumë shton edhe interesimin e Chelsea. Sipas tyre Antonio Conte është i “dashuruar” me 24-vjeçarin dhe nuk do të lejojë t’i ikë kaq shpejt nga duart.

Blutë e Londrës po mendojnë të ofrojë më shumë se Inter në mënyrë që të mposhtë konkurencën zikaltër. Që Verrati nuk do të qëndrojë gjatë në Paris kjo është kuptuar me kohë, por nuk është i sigurtë sesioni i merkatos kur do të bëhet largimi i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje