FOTOT/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës, në “luftë” me borën që ka pushtuar kryeqytetin

Mëngjesi e gjeti Tiranën të mbuluar tërësisht nga bora e cila ra gjatë orëve të mbrëmjes. Por pavarësisht temperaturave të ulëtave, 1200 punonjës të Bashkisë punuan gjatë orëve të natës për mbajtjen hapur të rrugëve si në zonat brenda qytetit, ashtu edhe në periferi duke pastruar borën dhe hedhur kripë dhe skorje.

Edhe mëngjesin e sotëm, në të gjithë rrugët e kryeqytetit shihje punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës të cilët hidhnin kripë duke shpëtuar në këtë mënyrë qindra jetë njerëzish të cilët rrezikohen nga akulli që është krijuar si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë natës.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet e tyre në rrugë.

 “Natë e gjatë pune për kolegët e turnit 3-të në Tiranën e zbardhur. Orët e para të mëngjesit pak më shumë kujdes në rrugë nga të gjithë. Po pastrojmë me mjete të rënda në rrugët kryesore të Tiranës, ushtro kujdes në qarkullim gjatë orëve të natës. Flm për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj në twitter.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, të gjitha rrugët janë të kalueshme, si nga ana e këmbësorëve, ashtu edhe nga automjetet.

 

9 komente në “FOTOT/ Punonjësit e Bashkisë së Tiranës, në “luftë” me borën që ka pushtuar kryeqytetin”

  1. Vajmedet says:

    O zymbyle te rilidjes qe nuk keni punuar ndonjehere. Kripa nuk hidhet pasi ka rene bora por perpara se te bjere. Ah i shkreti vend ne dore te kujt ka perfenduar. Keta edhe deshtimin e paaftesine ta shesin si sukses.

    1. Oni says:

      O vajmedet se cnjerez ka kjo shqiperi thuaj. Po si nuk u kenaqet nje here more? po gjithmone, per cdo gje do beni kritikun!! Ju ka bere sala te gjithve eksperta 😉

    2. flora says:

      Po shkoja sot ne mgjes per ne pune dhe realisht mu kenaqen syte kur shihja punetoret e bashkise qe jepnin gjithsecilui ndihmen e tij qofte per qytetaret qofte per qytetin.

  2. Adriana says:

    Bravo Erion Veliaj, si gjithmon i gatshem ne situata te veshtira! Po i jep Tiranes nje ndihme shume te madhe ne cdo situate!

  3. Dorina says:

    Aaaaa sa dite e bukur sot, por mbi te gjitha Bashkia e Tiranes si perhere dha ndihmen e pare. Edhe pse nje situate e re per Tiranen, u moren masat ne kohe per te shmangur trafikun.

  4. Dori says:

    Edhe lagja ime qe ne mengjes pashe punonjesit e Bashkise duke hedhur kripe neper rruge. Bravo nuk ma merrte mendja qe do tregonin gatishmerin e tyre edhe ne brendesi te lagjeve te Tiranes!

  5. Aldo says:

    Thjesht bravoooooooooo Erion Veliaj!!!!! Eshte merita jote per gjithcka.

  6. albi says:

    Eshte e vertet qe ne Tirane, gjendja nuk eshte aq alarmante por duhet te vleresohet puna e punojesve qe edhe ne ne ftohte punojne per ti ardhur ne ndihme qytetareve te Tiranes

  7. AHMET says:

    Sot ne mengjes mendova se do ishin te bllokuara te gjithe linjat e autobuseve, akset rrugore, etj, por jo cdo gje ishte normalizuar, dhe funksiononte me se mire fale punes se palodhur te punonjesve te bashkise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X