FOTOT/ Pushime në çdo stinë: Vendet fantastike që duhen vizituar!

Për të gjithë të apasionuarit pas pushimeve vjen një listë me vendet më të mira për t’u vizituar duke u bazuar në këshilla ekspertësh.

Ekspertët e “Lonely Planet” kanë prezantuar një kalendar 12 mujor që ndihmon udhëtarët të zgjedhin destinacionin e duhur për aventurë , kulturë, histori, pamje natyrore e jetën e egër.

“Lonely Planet” ka botuar librin, “Where To Go When”, për ta bërë më të lehtë zgjedhjen tuaj  e pushimet edhe më të bukura.

Më poshtë keni destinacionet për çdo muaj të vitit.

Janar

Destinacionet që “Lonely Planet” rekomandon në janë: Uganda, Florida, Lanzarote, Zvicra, Sydney, Sllovenia, Kerala në Indi, Grenada, Honshu në Japoni, Guatemala dhe Gadishulli Arktik. Gjatë këtij muaji është koha edhe për një vizitë në plazhet boshe të Tasmania-s në Australi, po ashtu edhe festivali në Kolumbi dhe peisazhin dimëror të Vienës magjepsëse.

Shkurt

Për shkurtin, Ibiza Gambia, Michoacan në Meksikë, oqeani Indian , Kamboxhia, Singapori, Haiti e Venecia janë zgjedhjet më të mira. Gjithashtu sugjerohet të vizitohet Islanda e Andorra, sepse kushtet janë ideale për ski dhe për të parë Dritat e polit të veriut. Ndërkohë mund të shkoni edhe në karnevalet  e Rio de Janeiro në Brazil.

Mars

Sicili, Qipro, Afrika e Jugut, Tyrol në Austri, Maldive, Kili, Kosta Rika, Banff në Kanada, Savannah në SHBA, Sri Lanka, Malaizi dhe Trinidad e Tobago janë destinacionet më të dëshiruara për udhëtuesit e marsit. Zgjedhje të tjera përfshijnë Meksikën e Indinë ku mund të admironi jetën e egër në këto vende.

Prill

Për prillin, ekspertët sugjerojnë Panamanë, Filipinet,gjirin Hawke në Zelandën e Re, Alpet, liqenin District, Belizën, Melbourne, Brukselin, Nepalin, St Lucia-n dhe Andaluzinë në Spanjë. Mund të vizitoni edhe atraksionet e lashta të Jordanisë gjatë kampimit në shkretëtirë. Pranvera është gjithashtu ideale për të vizituar Kaliforninë dhe plazhet që të lënë pa frymë në Tailandë gjatë festimit të vitit të ri në këtë vend.

Maj

Ekspertët e “Lonely Planet” sugjerojnë të vizitohet Bermuda, Samoa, Maroku, Peru, Cornwall, ishulli i veriut në Zelandën e Re, Loire Valley në Francë, Izraeli , Praga, Kuba, Namibia jugore dhe bregun Amalfi në Itali si zgjedhjet më të mira. Ky libër guidë ka zgjedhje të tjera për këtë muaj për personat e dashuruar pas natyrës ku përmendet Mali i Zi e plazhet e Galicia-s në Spanjë.

Qershor

Sugjerimet e udhëtimeve për qershorin përfshijnë Greennlande-n, Xhamaikën, Iranin ,Sardenjën, Cape Cod, Lisbonën, Parkun Nacional Yosemite, Bora Bora-n, Shkëmbinjtë kanadezë, Parkun Nacional South Luangëa në Zambia dhe Ruanda. Dhe për këtë muaj , opsionet për familjet përfshijnë Australinë dhe shikimin e breshkave në Borneo.

Korrik

A keni dashur ndonjëherë të vizitoni Mongolinë , Baltikun ,Alaskën, Japoninë, Zanzibar-in, Himalajet, Antigua ose Pyllin e Zi në Gjermani? Atëhërë korriki është muaji i duhur për këto destinacione. Është gjithashtu muaji ideal për vizita gjatë dimrit në Australi dhe Pantanal-in në Brazil.

Gusht

Opsionet për mesin e verës janë : Islanda, Zambia, Malaëi, Sofia në Bullgari, Ko Samui në Tailandë, Berlini, Kanadaja, Suedia, Ekuadori, Champagne në Francë, Turqia dhe Papu Guinea e Re. Gushti është gjithashtu koha e duhur për të eksploruar pamjet fantastike në Umbria në Itali, Ndërkohë në Buenos Aires mbahet festivali i arteve.

Shtator

Rruga e Mëndafshtë ne Azinë qëndrorem Kosta Brava, Tibet , Gjeorgji, Kore e Jugut, Afrika e Jugut, Arizona, Vermont dhe Java në Indonezi janë më të pëlqyerat për muajin shtator. Opsionet e tjera që përmenden janë Muri i Madh i Kinës dhe për personat e dhënë pas sporteve janë Zelanda e Re,Kenia ose Gjermania.

Tetor

Zgjedhjet më të mira për tetorin përfshijne Fiji-n, Sllovakinë, Lyon-in, Bolivinë, Costa Verde-n në Brazil, New Mexico-n , New York-un dhe Taivanin. “Lonely Planet” gjithashtu rekomandon Omanin duke e quajtur ” një shije e Arabisë së vjetër”.

Nëntor

Nikaragua, Ishujt Cayman , Kosta Rika, Tokyo dhe Honshu, Afrika e Jugut, Oregon ,Nepal , Dunedin në Zelandën e Re, Ruka në Finlandë dhe Hong Kongu janë destinacionet për nëntorin. Në nëntor është koha e duhur edhe për të eksploruar Aby Dhabi-n, nëse të pëlqen Formula 1.

Dhjetor

Në dhjetor sugjerohet t’i kalosh Krishtlindjet në bregun Sapphire në Australi , ishujt Andaman , Laos ,Senegal , Micronesia dhe Tenerife. Gjatë dhjetorit sugjerohet të vizitohen edhe vende si Zvicra, Suedia , Kanadaja, Maroku e Kili për ta mbyllur vitin sa më bukur./ Alion Daci, TemA

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a1-171-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a1-171.jpg","attachment_id":613276},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a2-159-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a2-159.jpg","attachment_id":613277},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a3-153-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a3-153.jpg","attachment_id":613278},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a4-145-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a4-145.jpg","attachment_id":613279},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a5-131-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a5-131.jpg","attachment_id":613280},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a6-116-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a6-116.jpg","attachment_id":613281},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a7-96-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a7-96.jpg","attachment_id":613282},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a8-86-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a8-86.jpg","attachment_id":613283},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a9-72-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a9-72.jpg","attachment_id":613284},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a10-66-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a10-66.jpg","attachment_id":613285},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a11-50-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a11-50.jpg","attachment_id":613286},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a12-44-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/a12-44.jpg","attachment_id":613287}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *