INTERVISTA/ Artan Hoxha: Afera e CEZ? Janë dhe tre dosje të tjera. Paratë i përdorën për zgjedhjet e 2009-s. CEZ po hetonte vetë për miliona euro ryshfet të dhëna në kupolën qeverisëse të kohës

artan hoxhaTemA

Në një intervistë për “TemA, gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se hetimi i aferës së “CEZ” mund të ndryshojë elitën politike në Shqipëri.

Sipas tij, kjo dosje duhet të jetë në krye të listës së dosjeve të rënda që duhet të marrë në dorë Prokuroria Speciale, menjëherë sapo të konstituohet. Kjo, pasi dokumentacioni është më se i plotë dhe është e dokumentuar çdo cent që është harxhuar, dhe që me përfshirjen e kaq shumë zyrtarëve të lartë dhe politikanëve në këtë aferë, Prokuroria aktuale s’mund ta hetojë.

Sipas tij, janë dhe tre dosje të tjera për aferën e CEZ, ndërkohë që nënvizon faktin se janë dhënë nën dorë miliona euro për ta privatizuar dhe familja Berisha është e implikuar.

Hoxha shprehet se ka pasur fatura të majme dhe të falsifikuara, që janë përdorur gjatë fushatës elektorale 2009 për blerjen e zgjedhjeve.

Hoxha nuk mungon të nënvizojë faktin se në këtë aferë janë përfshirë gjithë klasa qeverisëse e asaj kohe.

Këto ditë ka shpërthyer një debat i fortë pas zbardhjes në Komisionin e Posaçëm parlamentar për Hetimin e aferave të CEZ të disa dokumenteve të pashqyrtuara më parë. Ndërkohë që është përmendur dhe përzierja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e djalit të tij Shkelzen Berisha. Cili është komenti juaj dhe nëse keni ndonjë informacion më tepër, si gazetar investigues?

Gjate dy viteve te fundit ka patur disa tentativa per ta riaktivizuar ate qe njihet si “afera korruptive e çeshtjes ÇEZ”. Pse po etiketoj me kete emer? Sepse brenda kesaj çeshtje jane disa afera korruptive, qe nese ndonje dite do te kete vertet nje hetim serioz nga Prokuroria, mund te çojë deri ne nderrimin e elites politike ne vend. Personalisht e kam ndjekur çeshtjen ÇEZ qe nga pranvera e vitit 2009, kur dy drejtues te rendesishem te departamenteve te ÇEZ-Albania, me kerkuan t’i ndihmoja per te hedhur drite mbi nje afere korruptive qe shkonte deri lart ne piramiden drejtuese te qeverise se asaj kohe.

Fillimisht dukej si diçka e ngaterruar, nje lemsh qe nuk i gjendej as filli dhe as fundi. Madje dhe ata qe erdhen tek une, nuk e kishin te qarte saktesisht se çfare kishte ndodhur dhe deri ku shtriheshin tentakulat e korrupsionit qeveritar. Nga te dhenat paraprake, kishte dyshime te forta se privatizimi i kompanise shteterore, Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike OSHEE, ishte shoqeruar me veprime te kundraligjshme dhe me ryshfete disa miliona euroshe te paguara nen dore. Por shqetesimi dhe denoncimi qe donin te benin funksionaret e ÇEZ-Albania, kishte te bente me faktin, se atyre u ishte kerkuar “nga lart”, te firmosnin disa fatura te majme, te falsifikuara.

Destinacioni i ketyre shumave te fryra, do te perdorej per mbulimin e fushates elektorale te koalicionit qeverises per zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit  2009. Denoncuesit kishin frike se po te firmosnin, mund te ndeshkoheshin penalisht nga Prokuroria. Por edhe nese nuk firmosnin, ata mund te humbnin vendin e punes. Ne keto kushte ata po perpiqeshin te zgjidhnin te keqen me te vogel. Pas afro nje muaj kontakti me ta, u terhoqen, pasi menduan se publikimi ne media i skandalit mund te sillte pasoja mbi ata vetë dhe familjet e tyre.

Ne fakt informacioni qe ata me dhane gjate muajit prill 2009, rezultoi pike per pike i vertete gjate fushates elektorale ne maj-qershor 2009. Ne muajin dhjetor te po atij viti, me kontakton njeri nga drejtoret e nje kompanie nenkontraktore te ÇEZ-Albania, i cili kishte nuhatur nje tjeter afere korruptive. Ne kete skandal perfshiheshin politikane, ministra dhe deputet te koalicionit qeverises.

Ne rastin konkret mundem te botonim disa shkrime ne media, por ishte teper e veshtire, pasi ÇEZ-Albania ishte nje nga sponsoret kryesore me reklama, te pothuaj gjithe mediave te rendesishme ne vend. Para zgjedhjeve vendore te vitit 2015, ne fillimin e muajit qershor, pati nje tjeter tentative per te hedhur drite mbi skandalin ÇEZ-Albania-DIA, por edhe kete radhe perpjekja e nje grupi gazetaresh per te shfrytezuar edhe informacionet e dosjes hetimore te Prokurorise, rezultuan pa sukses.

Partia kryesore e opozites, PD, pasi humbi zgjedhjet vendore, ne fillim-shtatorin e vitit 2015, mbeshteti fuqimisht disa artikuj te botuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetareve Investigativ BIRN. Madje çeshtja u ngrit edhe ne parlament, por situate u mbyll me nje sulm dhe presion te forte ndaj gazetareve qe kishin bere investigimin. Ne muajin tetor 2015, publikova disa investigime ne lidhje me kete afere, madje edhe pamjet filmike te nje kercenimi qe zyrtare te shtetit i benin nje deshmitari te mbrojtur nga forcat speciale.

Deshmitari i mbrojtur kishte qene drejtues i kompanise nenkontraktore DIA, dhe zoteronte nje informacion jashtezakonisht te rendesishem per aferat korruptive ne ÇEZ-Albania dhe DIA. Deshmia e tij e dhene ne Viene, para autoriteteve austriake, ishte nje arme e forte qe qeveria Rama te fitonte çeshtjen e arbitrazhit me kompanine DIA. Ne kete rast, per here te pare u publikua shume informacion, madje sa nuk ishte publikuar ne pese vitet e meparshme te marra sebashku. Çeshtja u mediatizua per afro nje muaj, opozita u fut ne loje, per te mbeshtetur gazetaret qe publikonin informacione dhe per te perfituar politikisht ne opinionin publik. Por pas afro nje muaj, per shkak te nje presioni te madh politik dhe mos reagimi nga agjensite e zbatimit te ligjit, çeshtja u zhduk nga mediat si me magji.

U desh 11 janari i vitit 2016, qe afera korruptive ÇEZ-DIA te risillej ne vemendjen e publikut, pasi publikova disa pergjime te kryera nga Prokuroria me miratimin e gjykates ne vitet 2008-2010 ndaj nje politikani shume te rendesishem dhe disa biznesmeneve te cilet me pas ishin bere deputetë te Kuvendit te Shqiperise. Ne kete rast opozita heshti dhe nuk foli fare.

Ndersa brenda aleateve te koalicionit qeverises pati nje klime agresive ndaj njeri-tjetrit, sa u krijua pershtypja se qeveria mund te rrezohej dhe koalicioni i majte te prishej duke shkuar ne zgjedhje te parakohshme. Vetem pak media e pasqyruan aferen gjate 48 oreve te para, me tej ato heshten si me magji. Ishte vetem Zeri i Amerikes qe mbeshteti investigimin dhe i dha  njekohesisht “mbrojtje” denoncuesve.

Ngritja e dy komisioneve hetimore ne kuvend per çeshtjen ÇEZ, ne pamje te pare duket sikur eshte nje tentative per ta rihapur hetimin. Por ne fakt eshte nje taktike hileqare politike per ta mbyllur nje here e mire kete çeshtje. Per sa kohe Prokuroria nuk vepron dhe i qendron larg ketij skandali, nuk ka shprese se do kete nje hetim serioz mbi kete çeshtje.

Ka prova se ish- kryeministri është takuar me përfaqësuesit e kompanisë, madje dhe djali i tij, dhe përpara zgjedhjeve 2009 janë bërë transaksione të mëdha parash përmes sekserit Nuel Kalaj. Komisioni i ofertave është ndikuar nga kreu i qeverisë së asaj kohe dhe fitorja e CEZ ka qënë e paracaktuar. Madje gjithçka është e dokumentuar e është bërë transferta përmes bankave të nivelit të dytë. Sa e implikon qeverinë Berisha një aferë e tillë?

Perveç fakteve qe ju po citoni, Prokuroria ka te pakten ne dijenine time dhe tre dosje te tjera ne lidhje me aferen ÇEZ. Vetem njera prej dosjeve qe eshte hetuar per afro tre vite dhe me pas eshte pushuar, ka 8 mije faqe, informacione, prova shkresore, pergjime dhe deshmi.

Nese çeshtja ÇEZ-Albania hetohet e plote, brenda saj duhet te jete dhe afera ÇEZ-DIA. Te dyja keto afera se bashku perfshijne dy ish-kryeministra, te pakten 5 ministra, diplomate, deputete dhe politikane te rendesishem. Besoj nuk do te mjaftonte nje nate dimri per te rreshtuar te gjithe emrat e personave qe kane futur duart ne parate e taksapaguesve shqiptare dhe kane perfituar deri dhjetera milione euro nga kjo histori korruptive.

Prokuroria e Përgjithshme duhej të kishte filluar një hetim në shkallë të gjërë për këtë aferë që nuk po flitet vetëm sot, dhe si e komentoni heshtjen e kryeprokurorit Llalla?

Per fat te keq, perfshirja e nje numri kaq te madh politikanesh te rendesishem ne kete afere, e ben te pamundur hetimin nga kjo Prokurori qe ne kemi sot. Mbase me hyrjen ne fuqi te Vettingut dhe Reformes per Drejtesi, situata ndryshon per mire dhe do kemi hetues qe nuk u dridhet qerpiku te ngjiten deri larte ne kupolen e mafies politike shqiptare.

Mendoni se dosja e nxehtë e CEZ duhet të jetë ndër dosjet e para të hetimit të Prokurorisë Speciale dhe çfarë parashikoni që do të ndodhë me përgjegjësit kryesore, Sali Berisha, i biri, Shkelzeni dhe ministri i linjës i asaj kohe bashkë me zyrtarë të tjerë?

Pa diskutim qe kjo dosje duhet te jete ne krye te tavolines se Prokurorise se re, bashke me dosjen e 21 janarit, Gerdecit, apo skandaleve te tjera korruptive. Kjo dosje me rezulton deri tani me e plota ne prova te pakundershtueshme, per te implikuar çdo politikan, sado i rendesishem te jete ai. Te gjithe ata qe kane futur duart ne aferen ÇEZ, kane lene gjurme.

Çdo cent euro qe kane perfituar ne menyre te paligjshme eshte faturuar diku dhe ndodhet e depozituar ne nje kasaforte, ne pritje te nje hetimi serioz. Gjithnje nese do te behet ndonjehere. Numri i politikaneve apo personazheve te njohur, te perfshire ne kete afere korruptive eshte shume me i madh nga ata qe permendni ju.

Madje ka nga te gjitha anet e politikes, pa perjashtim ngjyre dhe ideje. Kush ka patur mundesi t’i zhyse duart ne thesin e majme te ÇEZ-Albania, nuk e ka lene rastin t’i ikë nga dora. Prandaj e theksova qysh ne fillim, nese do te kete nje hetim serioz dhe profesional te kesaj çeshtje, nuk eshte çudi qe te kemi nje nderrim te elites politike shqiptare.

Ka ardhur koha që dhe në Shqipëri pikërisht nga kjo dosje të fillojë fundi i pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe drejtësia të merret me ‘peshqit e mëdhenj’?

Ah sikur te ishte e vertete kjo qe thoni ju!!!! Gjithsesi shpresa vdes e fundit. Per derisa ka ende shprese, pse te mos enderrojme qe ti shohim “peshkaqenet e medhenj”, ata te paprekshmit fare, ne banken e te akuzuareve. Sigurisht nuk eshte e lehte, por nuk eshte as e pamundur…/m.a

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “INTERVISTA/ Artan Hoxha: Afera e CEZ? Janë dhe tre dosje të tjera. Paratë i përdorën për zgjedhjet e 2009-s. CEZ po hetonte vetë për miliona euro ryshfet të dhëna në kupolën qeverisëse të kohës”

  1. Mire mire,ju mbani dokumentet,ata mbajne pasurite perrallore.
    Ju i servirni trushplareve dokumentet dhe ata i mohojne si te pa verteta dhe shtojne pasurite dhe ironikja eshte se i qajne hallin popullit te varfer.
    Edhe i vrasin e varferojne e pastaj i qajne hallin.

  2. orli says:

    Per mendimin tim kjo interviste tregon shume!!!!e para qe ne jemi nje popull shkerdhate me gazetar super shkerdhata e politikara super shkerdhata e superkriminela.Vete intervista e Artanit flet shume ku vet tani nuk flet me emra por si dhe ata drejtuesit e cez-it ka frke per bythen e vet dhe per punen e tij.Vetem Izet Haxhia ka folur pa dorashka per keto grerza te politikes e deri diku Meroja, me ka pelqyer qendrimi i ngjeles per reformen duke vertetuar thenjet e Rames se korrupsioni eshte ne sistem, pjese e te cilit me duket se eshte dhe Rama ose futet ne radhen e gazetarve frikacake qe nuk ja mban te flasin troc por flasin me metafora dhe krahasime.Dy politikaret me hajdut dhe me kriminel jane dy:SALI RAM VUK SHEQERE KARAXHICI DHE ILIR KOKLOPE META te tjeret pastaj jane zaret e tyre……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *