Ish-zëvendësshefi i CIA-s për Ballkanin: Ka ardhur koha për ndarje të Kosovës

12 Janar 2017, 16:17Rajoni TEMA

Ish-zëvendësshefi i agjencisë amerikane të inteligjencës – CIA – Steven Meyer, i ka dhënë intervistë javores Beogradase, Nedeljnik, ku ka sugjeruar Qeverinë e Serbisë që të heqë dorë nga dialogu aktual me Kosovën dhe të propozojë ndarjen e saj në vija etnike.

Qeveria e Vucic së pari duhet të informojë BE-në dhe Prishtinën se pezullon pjesëmarrjen në procesin e Brukselit, sepse pas tri viteve të ngurrimit të vazhdueshëm të shqiptarëve të Kosovës ende nuk është arritur përparim i rëndësishëm. Për më tepër, Beogradi duhet të bëjë të qartë se Serbia është e gatshme të angazhohet në bisedime, dhe se këtë do t’a bëjë, vetëm kur të krijohet një kuadri i ri, më efikas. Prishtina do t’a dënojë këtë qëndrim dhe do të thërrasë BE-në dhe SHBA-të që të bëjnë presion mbi Serbinë. Por kur Beogradi e bën kthesën, nuk duhet të ndalet, tha analisti Meyer.

Së dyti, është e nevojshme për Beogradin që të krijojë një kornizë për negociatat që do t’i shërbejnë interesave serbe, por në të njëjtën kohë të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjitha palët e interesuara. Me pak fjalë, Beogradi duhet të marrë një rol udhëheqës në këtë proces, në vend se të bie dakord për pozicionin e të dobëtit që përkulet. Qasja e re duhet domosdoshmërisht të adresojë çështjen e sovranitetit. Një qasje e tillë ende nuk është testuar.

E vetmja gjë që është arritur është se Kosova është bërë një nga “konflikteve e ngrira” në serinë e pafundme. Qeveria Vucic definitivisht ka treguar guxim në kundërshtimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, duke refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ajo duhet të jetë poaq e guximshme edhe në çështjen e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, strategjia e Beogradit duhet të kuptojë realitetin në dy fronte. Së pari, Beogradi duhet të pranojë faktin e vështirë që Serbia nuk do të marrë Kosovën përsëri. Çdo përpjekje në këtë drejtim në mënyrë të pashmangshme do të provokojë një luftë – një luftë që Serbia nuk do të jetë në gjendje për t’a fituar. Sipas raporteve të mediave, Ivica Dacic tha kohët e fundit se ai nuk pret që Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të kthejë Kosovën në Serbi. Kjo është padyshim e vërtetë. Para së gjithash, Trump nuk ka pushtet, autoritet ose të drejtën për t’a bërë këtë. Për më tepër, nuk ka asnjë arsye bindëse që administrata e tij do të përpiqet që t’a bëjë këtë. Unë e di se sa e rëndësishme është Kosova për historinë serbe, kulturën dhe fenë. Unë e di se sa e vështirë është që serbët që më në fund të pranojnë faktin se sovraniteti mbi zonat në jug të lumit Ibër është i humbur pakthyeshëm. Por për fat të keq, fakti është se populli serb duhet të përballet me këtë nëse ka ndërmend që të ecë në një drejtim më të mirë. Së dyti, në Kosovë ende jetojnë 150.000 serbë që meritojnë mbështetjen dhe mbrojtjen e Serbisë.

Është e kuptueshme që Qeveria serbe është ajo e cili duhet të paraqesë një politikë të re në zhvillimin e negociatave. Përveç kësaj, më lejoni të sugjeroj një linjë të mundshme të veprimit. Për fillim, Beogradi duhet të zbatojë idenë e Samardjic nga viti 2008, për ndarjen e Kosovës përgjatë vijave etnike. Prandaj, do të vendoste sovranitetin e plotë në veri të Ibrit, ku serbët përbëjnë më shumë se 90 për qind të popullsisë. Kjo zonë është përballur me probleme kronike të tilla si papunësia e lartë dhe varfëria. Një situatë e tillë vetëm do të përkeqësohet më tej nëse çështja e sovraniteti nuk zgjidhet në kohën e duhur. Ky është fati që populli në Mitrovicë nuk e meriton dhe turpi që Qeveria e Serbisë është ende duke e lejuar. Heqja e pjesëmarrjes së Listës serbe në Kuvendin e Kosovës duhet të demonstrojë mjaft mirë edhe një herë se sa e tmerrshme është situata për serbët në Kosovë dhe se është e nevojshme për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zona në jug të Ibrit duhet të bjerë nën sovranitetin e Kosovës. Të gjithë shqiptarët në veri të lumit të cilët nuk dëshirojnë të jetojnë nën sovranitetin e Serbisë duhet të zhvendosen në jug me ndihmën e Kombeve të Bashkuara. Shqiptarët që, megjithatë, duan të qëndrojnë në veri, duhet t’u garantohet siguria dhe jeta normale. Kjo është e mundur pasi që të arrithet një marrëveshje në mes Beogradit dhe Prishtinës, zbatimin e së cilës do t’a mbikëqyrnin Kombet e Bashkuara, dhe që do të përfshinte kontrolle të rregullta në terren për të ofruar sigurinë dhe prosperitetin e popullsisë shqiptare, përfundoi Meyer. / Express

17 komente në “Ish-zëvendësshefi i CIA-s për Ballkanin: Ka ardhur koha për ndarje të Kosovës”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Hajde mendje hajde.. Serbia te pranoj sovranitetin e Kosoves deri ne jug te lumit thote.. Serbia te udheheqe negocijimet, Serbia te beje kete e ate.. Po pse si u jipka toka e tjetrit qe ti pretendon ne fe dhe kulture apo ne HISTORI?!?! Ketu ndertova nje kishe dhe linda nga babai qe ishte ushtar dhe beri pastrim etnik dhe folem serbisht dhe kjo automatikisht e ben token serbe.. Shqiptaret vetem te levizkan dhe peqe-lepe ndonje kerkese tjeter te serbeve se pak peqe-lepe kane bere bere me shekuj.. Propozimet e tua o qylaf prape e kthejne Shtetin e Kosoves si dore e dyte.. Serbia thua te jete e arsyeshme te shohi te dyja palet e interesave.. Haha.. Me ke, me Tadicin?!?! Vetem nje I lajthitur do te degjonte ty sikur shqiptaret kane vdek dhe fati tyre varet nga oreksi serb…

  2. kaq says:

    ti optimist po flet me vete me duket: updatohu pak:
    jam dakord me ato qe thua ti por drejtesia per keta nuk eshte e njejte me drejtesine tende
    per keta drejtesia eshte interes, fitim dhe pushtet
    keta amerikanet edhe vete nuk jane autoktone e ti thua………………

  3. kaq says:

    ti optimist po flet me vete me duket: updatohu pak:
    jam dakord me ato qe thua ti por drejtesia per keta nuk eshte e njejte me drejtesine tende
    per keta drejtesia eshte interes, fitim dhe pushtet
    keta amerikanet edhe vete nuk jane autoktone e ti thua………………….

  4. Edhe ti says:

    Te piketosh ndarjen duket me e arsyeshja ,se sa te vazhdosh me multi-kulturalizem deshtak

    1. DARDAN says:

      mir do ishte ndarja o zoteri po per ca ndarje flasim?? te marrin ata veriun e mitrovices?? te marin pasurine?? trepcen??

      1. Edhe ti says:

        Te kuptoj ,por edhe trepcen nuk e cmonton dot dhe ta cosh ne prishtine ,kush mendonte qe serbi do dilte pa asnje therrime nga ajo lufte mendonte gabim,nje tjeter konflikt ne humbje njerezore dhe ekonomike do ja kalonte vleres se trepces

  5. Sokol says:

    Ky eshte nje motherfucker we qenka ngop me qofte Beogradi.Serbia eshte kurve plake e varfer dhe sdi nga tja mbaje nga rusi apo evropa.shqiptaret i kane te gjitha shanset te bejne shtet por shtetaret kosovare jane bere milionera me vjedhje qe kurre nuk ndeshkohen si thaci haradinaj &co.paskemi qene te mallkuar qe sdime te vetqeverisemi

  6. Kukumjacka says:

    Serbet e veriut te Mitrovices jane shqiptare te sllavizuar, po tu shohesh mbiemrat ato nuk sllave por jane ose ortodokse ose shqipe.

  7. zaho says:

    ne rastin e 150000 serbeve, kosovaret te mesojne nga greket si bene me arvanitet mosnjohja si minoranc dhe ndalim i gjuhes serbe si gjuhe e dyte zyrtare

  8. katarakti says:

    Ka plotesisht te drejte ky amerikani. Pjesa mbi lumin Iber e perbere nga 90 perqind serbe, duhet t’i kaloje Serbise. Por Kosova duhet te kerkoje ne kembim Luginen e Presheves. Keshtu zgjidhet nje here e mire konflikti serbo-shqiptar dhe secila pale sheh punen e vet.

  9. Adi says:

    Ky flet sikur ka fjetur me ndonje kurve te KGB ruse, qe pas ndarjes se Kosoves do ti fali Rusise edhe Floriden. Me siguri ky ka ngrene CORBE te prishur sllave, po ne e zbulofshin do ma gezoj pensionin ne shtepi pa qira qe ti dali nga hundet supa e KGB.

  10. i larguari says:

    Po te mendosh qe zgjidhja e konflikeve ne Ballkan do ishte kufi mbi baza etnike, kjo eshte baraz me nje lufte ballakanike qe nuk mbaron kurre!
    Serbia e humbi Kosoven ne lufte me popullin e kosoves me mbeshtetjen e NATOs, dhe si e tille duhte te pranoje humbjen dhe shikoje perpara. Asnje milimeter i Kosoves nuk do behet pjese e Serbise. Kosovaret duhet seriozisht te tregojne qe mund te krijojne shtet modern per te gjithe ata qe jetojne ne Kosove, per ndryshe tipa si ky qe jep keshilla Serbise, do te shtohen dhe do e bejne Serbine me “trime” dhe kjo do e veshtiresoje jeten ne shteti te Kosoves. Por Kosova tashme eshte nje shtet i pavarur, dhe kjo nuk diskutohet me nga askush – as nga vete Serbia.

  11. Deri ke Banka says:

    Cdo gje varet nga ajo se c’fare kerkojne Shqipetaret dhe si.Shqipetaret jane ne trojet e tyre .Dhe per kete ska pazare.

  12. Tralala says:

    Kjo nuk eshte nje ide e re. Por ky nuk e thote te plote, pasi nuk permend luginen e presheves. Me kujtohet nje interviste mbi te ardhmen e rajonit, dhene gjate luftes se kosoves, nga Kissinger I cili thote; se ballkani ka 2000 vjet ne lufte dhe keshtu ka per te vazhduar edhe per 2000 te tjera, se ata nuk jetojne dot bashke.

  13. uskania says:

    Po serbet ne Kroaci dhe Bosnje?Po kroatet ne Bosnje?Po hungarezet ne Serbi dhe Transilvani?Po shqiptaret ne Maqedoni dhe Serbi e Mal te Zi?Po rumunet ne Moldavi dhe bullgaret ne Maqedoni?Po ruset neper shtete gjithandej?…

  14. razo says:

    Nese Serbia kerkon te marre ne administrim ate pjese te Kosoves ateher edhe Shqiptaret e Lugines se Presherves do kerkojne ti bashkohen Kosoves.. Presherva eshte shume here me e rendesishme nga ana gjeografike dhe ekonomike se veriu i Mitrovices.. Serbet kete e dine shume mire por nuk kane cfare bejne… e kane brenda aq thelle sa nuk dine ku te levizin.

    Si race idiote e barbare qe jane i mbyllen njerezit e vet ne nje geto ne veri te Mitrovices ku nuk ka asgje dhe eshte toke e vdekur. Lerini aty te hane njeri-tjetrin.

  15. ILIRIA E BASHKUAR says:

    JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
    ASNJE NDARJE. KA VETEM BASHKIM TE ILIRISE O I SHITUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje